You are on page 1of 63

2/24/2016

BIOLOGJIA E DRURËVE. CFARË ËSHTË DENDROLOGJIA?


IDENTIFIKIMI I DRURËVE
• Dendrologji -“studimi i pemëve” ose shkenca që
 Cilat janë disa nga karakteristikat kryesore që duhen
studion drurët, ndryshe si mënyra për të klasifikuar
njohur për të bërë të mundur identifikimin e specieve?
speciet drusore (taksonomi), që nuk është gjë tjetër
veçse klasifikimi, emërtimi dhe identifikimi i
 Si i identifikoni speciet që nuk jeni familjar me to?
pemëve në bazë të kërkesave dhe mardhënieve
natyrale si dhe shtrirjen gjeografike të specieve
 Si na ndihmon aftësia për të identifikuar llojet në punën
(areali).
tonë, veçanërisht kur punojmë konkretisht me një grup
lokal?

CFARË ËSHTË NJË PEMË NDARJA E PEMËVE


(DRURI)?
• Një pemë është një bimë drusore me disa Dy klasifikime kryesore të pemëve:
karakteristika dalluese si:
 Arrin lartësinë në maturi të paktën mbi 6 m. • Gjimnosperme (farëzhveshurat, halorë)
 Ka një trung ose disa trungje dominant në të njëjtën
kohë.
• Angjiosperme (farëveshurat, fletorë)
 Normalisht nuk ka degë në pjesën e poshtme të
trungut.
 Ka kurorë të dallueshme sikur dhe të pjesëshme.
 Zakonisht është më e madhe se bimët e tjera dhe jeton
më gjatë.

GJIMNOSPERMËT
përherëblertë ANGIOSPERMËT
Halorët
• Fletorët – gjetherënës + (palmat dhe jukat )
pishat, cedrat, selvitë etj Zakonisht këta drurë e humbin gjethëzimin e tyre në vjeshtë dhe
zhvillojnë të reja në pranverë.

1
2/24/2016

Klasifikimi Përcaktimi
TAKSONOMIA Mbretëria
(Ndarja)
Gjithë gjallesat janë të klasifikuara nën mbretëri (bimë dhe kafshë)
Pemët janë nën mbretërinë e bimëve
(KATEGORIZIMI) E PEMËVE Divizioni
(Nënndarja)
Kjo është kategoria e parë e mbretërisë së bimëve dhe është e bazuar në pjesët e
bimëve për riprodhim. Pemët Spermatofite janë ato bimë që riprodhohen me farë.
Klasa Më pas pemët ndahen në dy klasa, Gjimnospermët dhe Angjiospermët, kjo sipas
metodës sesi zhvillohen farat që përdoren për riprodhim. Gjimnospermët siç janë
1. Klasifikimi, që është baza për dy komponentët e halorët, prodhojnë fara të hapura në një strukturë që është boçja. Angjiospermët janë
tjerë. pemë që lulëzojnë dhe farat i kanë të mbyllura në vezore.
Rendi Pemët më tej janë të klasifikuara në rende sipas disa karakteristika të tjera të
riprodhimit me fara. Angjiospermët janë të ndara në dy grupe kryesore:
monokotilodonet dhe dikotilodonet, bazuar pjesërisht në nr. e gjetheve embrionale
2. Emërtimi i pemëve. (një ose dy) në farat e bimëve. Shumica e pemëve janë dikotilodone.
Familja Janë një grup pemësh me lidhje të përbashkëta. Familja e trëndafilave (Rosaceae)
është një familje në grupin dikotilodon dhe përfshin qershinë, mollën, kumbullën
dhe pemën e pjeshkës.
3. Identifikimi i pemëve Gjinia Një përmbledhje e specieve me lidhje të përbashkëta përbëjnë gjininë. Speciet janë
strukturalisht të ngjashme ose kanë paraardhës të përbashkët. Shembull është
qershia dhe kumbulla, Prunus, që janë pjesë të familjes së trëndafilave.
Specie Bashkim individësh me karakteristika të ngjashme që tregojnë se kanë paraardhës të
përbashkët, një specie është një pemë e dallueshme dhe e pangjashme me të tjerët.

Termi Përcaktimi EMËRTIMI I PEMËVE


• Emërtimi me emra latin është komponenti i dytë i taksonomisë së
Hibrid Nga kryqëzimi i dy specieve te ndryshme. pemëve. Secila specie ka një emër latin që përdoret universalisht.
Megjithatë, secila pemë ka dhe emërtime me emra të zakonshëm që
Varietet Specie që ka karakteristika te pakta të ndryshme. mund të njihet në rajone të ndryshme.
• Emri shkencor
Kultivar Pemë që është kultivuar për prodhim specifik. Një sistem i standartizuar latin i emërtimeve të bimëve është zhvilluar që prej shek. 18
dhe përdoret në të gjithë botën si një sistem i unifikuar për emërtimin e pemëve.
Kloni Popullatë pemësh që zhvillohet aseksualisht nga Emërtimi i plotë për një specie konsiston në tre pjesë:

një pemë e vetme (vegjetative). Gjinia, për pishën e zezë është Pinus
Specia, për pishën e zezë është Pinus nigra
Vendase Pemët vendase të një rajoni të caktuar Emri i plotë Pinus nigra L (që është iniciali i botanistit suedez Linnaeus i shek. 18).

• Emrat e zakonshëm
Ekzotike Pemë që nuk janë vendase. Kur këto pemë rriten Emrat e zakonshëm të pemëve shpesh përfaqësojnë karakteristikat e tyre kryesore, siç
dhe riprodhohen në një rajon të ri quhen specie të janë psh. dëllinja e kuqe. Emërtimi gjithashtu mund të lind dhe prej burimeve të tjera siç
është vendi ku rritet natyrisht pema apo forma psh Ajdesi i alpeve (Laburnum alpinum),
natyralizuara.
Shelgu vajtues (Salix babilonica), Bushi (Buxus sempervirens).

ose:
IDENTIFIKIMI I PEMËVE
• Habitati – Vidh fushe Identifikimi i pemëve është aspekti i tretë i taksonomisë ose i
klasifikimit. Pemët janë të klasifikuar në grupe kryesisht prej
• Tipar dallues – manjola lulemadhe
frutave dhe luleve por gjethet dhe bisqet janë më të dukshme për
• Rajoni – Liguster kineze tu identifikuar. Identifikimi i pemëve në zona urbane ka nevojë për
• Përdorimi – Gështenja e kalit njohje të shumë llojeve sepse shpesh ka dhe specie ekzotike që janë
futur në vend. Tiparet dalluese për identifikim të pemëve janë:
• Përkujtimore – Robinia (Glediçja)
 Gjethet
• Përshtatje nga gjuhë të tjera - Cedër  Bisqet dhe sythat
 Lëvorja
 Lulet
 Frutat dhe farat
 Boçet (konet)

2
2/24/2016

Çelësat Gjethet
• Çelësat janë sisteme orientimi që identifikojnë Një rrugë për të identifikuar pemët janë dhe gjethet. Gjethet
pemët në bazë të tipareve. mund të kenë karakteristika të dallueshme të cilat mund të
përdoren për identifikim. Secila nga këto tipare dalluese do të
ilustrohen në këtë kapitull siç janë:
• Çelësi shpesh fokusohet tek frutat ose lulet meqë  Pjesët e gjethes
këto janë kërkesat kryesore për klasifikimin e  Lloji i gjethes
pemëve. Megjithatë çelsat janë zhvilluar dhe për  Tipi i gjethes
tipare dhe veçanti të tjera të pemëve si: gjethet,  Forma e gjethes
trungu, sythe dhe lëvore. Përdorimi i çelësit përfshin  Vendosja në kërcell e gjetheve
zgjedhje në çdo hap.  Buzët e gjetheve
 Sipërfaqja e gjetheve

Kemi dy lloje gjethesh, fletore dhe halore. Gjethe të thjeshta


• Gjethja fletore është e thjeshtë ose e përbërë.

• Një gjethe e thjesht ka vetëm një gjethe (fletë).

• Gjethet e përbëra kanë dy ose më shumë fletë


(gjethe) që quhen gjethëza.

Gjethe të përbëra Format e gjetheve fletore

Tekpendore e përbërë
çiftpendore e përbërë Vezake Heshtake Si zemër Spatul Eliptike Vezake
e përmbysët
Oblanceolate

Si zemër e përmbysët Zgjatur Veshkore Lineare Rombike Rrumbullakët Heshtake


deltoide
Dyfishpendore e përbërë Pëllëmbore e përbërë

3
2/24/2016

Format e gjetheve halore Vendosja e gjetheve


Fig. 5 bizë Duke shikuar sesi janë të vendosura gjethet në kërcell mund të dallojmë përsëri një specie nga
një tjetër. Ka tre lloje vendosje të gjetheve: të kundërta, rrethuese dhe të alternuara.
Gjethet si bizë janë të zgjatura, konike deri në një farë pike dhe Fig 9 të kundërta
zakonisht janë të mprehta kur i prek. Psh dëllinjat i kanë gjethet si
bizë. Gjethet e vendosura në mënyrë të kundërt i referohet dhe atyre
gjetheve që megjithëse janë të vendosura në një kërcell janë të
kundërta me njëra tjetrën si pozicion.

Fig. 6, luspa

Këto lloje gjethesh të japing ndjesinë se janë të buta kur preken,


psh tuja.

Fig. 10 rrethuese

Tre ose më shumë gjethe të vendosura në një nyje, quhen gjethe rrethuese.

Fig. 7, hala

Këto lloj gjethesh përfaqësojnë mësë miri familjen e pishave. Nr. i


halave ose gjatësia mund të jenë element të rëndësishëm në identifikim.
Fig. 11 të alternuara (të këmbyera)

Mënyra e vendosjes së alternuar të gjetheve është kur një gjethe është e


vendosur tek secila nyje, që formojnë një spirale në gjatësinë e kërcellit.

Nervaturat e gjethes Majat dhe baza e gjetheve


Nervaturat gjithashtu ndihmojnë në identifikim lloji. Katër janë vendosjet kryesore të
nervaturave: pendore, pëllëmbore, paralele dhe dikotomike (dyzuara).

Fig. 12

Nervatura pendore kanë një nervaturë qëndrore të zgjatet nga baza. Duket
si kurriz peshku.

Ngushtë Majëmprehtë Rrumbullakosur E cungët Majëngrënë Me thumb


Fig. 13

Nervaturat pëllëmbore quhen kur tre ose më shumë nervatura zgjaten që


nga baza e gjethes.

Fig. 14

Nervaturat vazhdojnë parallel me njëra tjetrën përgjatë gjithë gjatësisë së


gjethes.

Rrumbullakosur E ngushtë Formë pyke Jo e drejtë Si zemër

Fig. 15

Nervaturat dikotomike zgjaten dhe formojnë një formë “Y”.

Buzët e gjethes Bisqet dhe sythat


Bisk është ajo pjesë e re e kërcellit ose e degës që mban mbi vete gjethe
dhe sytha.
• bisqe të gjatë ose makroblaste

• bisqe të shkurtër apo mikroblaste


E plotë Dhëmbë dhëmbë E sharruar Dyfish e sharruar
Brakiblastet janë degë të shkurtëra që formohen nga grumbullimi i
rritjeve vjetore të mikroblasteve që zakonisht mbajnë lulet dhe
përfundojnë me një syth ose gjemb.
Sythi i majës
Sythat: kemi sythin e majës, sythin lateral
(sqetullorë) dhe mitakë (të fjetur). Sythi lateral

Lenticele
E shqyer Rripëzura E vrigullt Valë valë • të gjethes (vegjetativ)
• të lules Palca

4
2/24/2016

Lëvorja

• Lëvorja është një nga veçoritë që ndihmon jashtëzakonisht në


identifikimin e pemëve, sdomos gjatë periudhës kur pemës i bien
gjethet. Lëvorja tek ekzemplarët e rinj ndryshon nga ajo e një të
rrituri. Rëndësi ka forma, tekstura, trashësia apo dhe ngjyra.

E lëmuar I rrudhur Me luspa Me gunga I ashpër

Lulet
Sipas mënyrës së shpërndarjes së luleve në dru dallohen:
• dru monoikë (kur tek një ekzemplar dalin të veçuara lulet mashkullore dhe femërore)
• dru dioikë (kur lulet njëseksore mashkullore dhe femërore ndodhen në ekzemplarë të ndryshëm)
• drurë poligamë (tek i njëjti ekzemplar takohen lulet hermafrodite po ashtu dhe njëseksore)

Pistili (androceun)

Thekët (gjineceu)

Kurora e lules (kupa)

Bishti

Frutat dhe farat Disa shembuj të tipeve të ndryshme frutash janë:

• Frutat zhvillohen nga farat.

• Lulet e vetmuara kanë një pistil të vetëm dhe


prodhon një frut të vetëm.
Mollë Hurmë (berry) Qershi Arrë (bërthokël) Akenë

• Disa fruta kanë vetëm një farë ndërsa të tjerë


zhvillojnë shumë fara.

• Në shumicën e specieve polenizimi dhe fertilizimi


duhet të ndodhë që frutat të zhvillohen.
Dyshojzë kapsulë bishtajë frut i shumëfishtë

5
2/24/2016

• Frutat e thjeshtë Boçet


Ka dy tipe bazike, të thatë dhe mishtorë (tulorë), ku secila ka nën variantet e veta.

• Dy format e frutave të thatë janë: • Farat te halorët gjenden në boçe. Shumica e halorëve janë monoikë, që dmth
• Jo çahës në maturi (akene, lëndet) si lulet mashkullore dhe femërore dalin të veçuara në të njëjtën pemë. Vetëm
• çahës në maturi (bishtajat). disa halorë janë poligamë, ku organet riprodhuese janë në pemë të ndryshme.
Strukturat e riprodhimit femëror dhe mashkullor quhen boçe.
Jo çahësit janë fruta të një fare zakonisht si tek panja apo dushqet. Frutat çahëse
përbëhen nga shumë fara dhe janë të mbyllur në një mbulese derisa çahet në pjekuri si
psh manjola.
Frutat mishtore janë zakonisht me shumë fara dhe farat janë të rrethuara nga tul mishtor
ose perikarpi, që në disa raste është i ngrënshëm. Këtu mund të futen specie si: hurma,
boronica, molla ose dardha etj.
• Frutat e përbërë
Frutat që zhvillojnë më shumë se një pistil quhet të përbëra. Ato ndahen në dy tipe
grumbuj dhe shumëfishe.
• Të thatë dhe tulorë
• Frutat grumbuj zhvillohen nga një lule e vetme që ka shumë pistil.
Boçe (kone)
• Kur disa lule sëbashku kontribuojnë në zhvillimin e një fruti të vetëm, atëherë ky
quhet frut i shumëfishtë, si tek fiku, manaferra, molla, dardha etj.

Forma dhe gjendja e drurëve

Ka dy forma drurësh (pemësh):

• Ato lloje drurësh që kanë trung dominant dhe degë më pak, kryesisht halorët
dhe që i japin pemës një formë konike.

• Gjithashtu kemi dhe drurë që e kanë kurorën të zhvilluar me degëzime të


mëdha, pra një formë e rrumbullakët (ovale).

Një pemë zhvillohet ndryshëm në varësi të vendit ku mbillet, kështu që dhe


paraqitja e saj do të ndryshojë. Një pemë që rriten e lartë në një areal të vetin, ka
shumë mundësi që në ekstremet e këtij areali të zhvillohet si një shkurre.

6
2/24/2016

Si ndikon mjedisi urban në identifikimin e specieve? Specie modele (të vetme)


Ekspozim me më tepër dritë, erë dhe temp më të larta.
• Madhësisa, forma dhe zhvillimi
Pemët në kushtet e mjedisit urban rriten në kushte të tjera dhe Betula pendula - Mështekna
shpesh janë më të vogla dhe më pak të zhvilluara sesa ato në
pyje për një sërë arsyesh. Specie e vetme Në grumbuj

• Specie modele (të vetme)


• Areali (shtrirja) mund të ndryshojë
• Futja në zona të reja (natyralizimi)
• Kushtet e tokës
• Krasitja

Areali (shtrirja) mund të ndryshojë Kushtet e tokës


(Futja në zona të reja (natyralizimi)
Volum toke i pakët, ngjeshje, drenazhim, ajrosje e pakët dhe nutrient të pakët.

Krasitja
Krasitja ndryshon formën natyrale të pemës duke e vështirësuar identifikimin.
Rrethi i Përmetit

Credit: Maphill

7
2/24/2016

Pyjet e Përmetit I - Bimësia e luginës së Vjosës II - Parku Kombëtar


"Bredhi i Hotovës-Dangëlli"

Pellgu i Vjosës
• Pellgu i Vjosës ka një pasuri floristike
(bimësi) të madhe, si në lloje dhe në
shtrirje. Ky pellg shpreh të gjithë Pellgu i Vjosës
ndërveprimin e ndërsjelltë të ekologjisë,
kushteve klimatike, përbërjes së tokës etj
• Hapësirat më të mëdha të pellgut të
Çfarë bimësie mund të takojmë në këtë Vjosës mbulohen me shkurre të tipit
pellg ujëmbledhës? mesdhetar me gjelbërim të përhershëm e
gjetherënës.
• Për shkak të mikroklimës së butë në një pjesë
të rajonit, këtu rriten bimësi me gjelbërim të
përhershëm: mareja, shqopa, xina, përralli, • Ato takohen në lartësitë nga 100-130 m
dëllinja, ilqe, mrete, gjineshtra etj. Makja dhe deri 600-800 m mbi nivelin e detit.

• Në territore me klimë më të ashpër e malore


takohen pyjet fletëgjërë dhe halorë. (ahu, • Në pjesën jugore dhe perëndimore të
pisha, bredhi etj) shpateve shkurret arrijnë deri në 800 m
dhe ndërsa në ato veriore dhe lindore
• Bimësia është e përhapur në kate por është e deri në 600 m mbi niveil e detit.
vështirë të dallohet kufiri në mes këtyre
kateve. Kjo për shkak të karakterit malor të Photo credit: EcoAlbania
zonave. Katet drunore fillojnë me brezin e
shkurreve, dushqeve, pyjet gjethorë, ato
halorë dhe përfundon me kullotat alpine.

1-Flora e pyjeve mesdhetar


Përfshin pyje me pishë të egër si dhe dushkaja përherë dhe Flora e dushkajave përherë të blerta
gjysmë të blertë ku hyjnë:
Flora e pyjeve halorë mesdhetar:
• Kjo florë pyjore është karakteristike për pyjet me ilqe (Quercus
ilex)
Në grykën e Kelcyrës kryesisht. Speciet halore përfaqësohen nga
Pisha e egër (Pinus halepensis Miller), pisha e butë (Pinus pinea
L.) kurse fletorët janë vënja (Quercus robur L.), plepi i bardhë
(Populus alba L.), vërriu i zi(Alnus glutinosa L.) etj.
• Kati i shkurreve është i pasur me lloje si: Xina (Pistacia
lentiscus L.), mare (Arbutus unedo), shqopa (Erica arboreal.)
Nga shkurret kemi dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus L.), etj.
mërsina (Myrtus communis L.), shqopa (Erica arborea L.), xina
(Pistacia lentiscus L.).

• Bimësia barishtore në këtë tip vegjetacioni përfaqësohet nga:


Nga bimësia barishtore përfaqësohet nga lloje psamofite, Viola alba bess, Cyclamen hederifolium Ait, Linum bienne
halofite, hidrofile, e kserofile me specie si Aster albanicus Miller, Briza maxima L. etj.
paparistoi, Orchis albanica etj.

8
2/24/2016

Flora e dushkajave gjysëm të blerta


Flora e zonës së dushkajave
• Tipet e pyjeve në këtë pellg përbëhen kryesisht nga Bulgër • Tipet e pyjeve përbëhen nga dushkaja gjetherënëse dhe
(Quercus trojana webb.) der inë lartësinë 800 m mbi nivelin e gështenjave si: Shparthi (Quercus frainetto Ten.),
e detit. Gjenden të thjeshtë dhe të përzier me Mëllezë bungëbuta (Quercus pubescens ëilld.).
(Ostrya carpinifolia), shkozë të zezë (Carpinus orientalis
Mill), frashër fletë ngushtë (Fraxinus angustifolia Vahl.),
qarr (Quercus cerris L.). • Në katin shkurror hasim këto lloje shkurresh: murrizi
njëbërthamësh(Crataegus monogyna), Cërmëdelli
(Cotinus cogyria Scop), dëllinja e kuqe (Juniperus
• Llojet shkurrorë në këtë pellg janë: Dëllinja e kuqe oxycedrus L.) etj.
(Juniperus oxycedrus L.), driza (Paliurus spina christi Miller),
kulumbria (Prunus spinosa L.) etj
• Kati barishtor paraqet larmi me lloje si: Helleborus
odorus waldst. Kit, Digitalis grandiflora Miller etj.
• Bimësia barishtore përfaqësohet nga: Festuca heterophylla
Lam, Ononis spinosa L.,Dactylis glomerata etj.

Flora e zonës së ahut Flora e pyjeve me ah


• Flora me pishë të zezë • Lloji dominues është ahu (Fagus sylvatica L.) por ka dhe
përzierje me Abies alba Mill., Panja e malit (Acer
• Mbizotron pisha e zezë (Pinus nigra Arnold) por takohen pseudoplatanus L.), vadhja e egër (Sorbus aucuparia L.),
dhe përzierje të pakta me bredh (Abie alba Mill.) dhe ah plepi i egër (Populus tremula L.) etj.
(fagus sylvatica L.). Lartësia ku gjendet kjo bimësi është
kryesisht midis 600 – 1400 m mbi nivelin e detit.
• Ahu megjithëse ka një kurorë të madhe lejon rritjen e llojeve
barishtore hijedashës dhe në periferi ato dritëdashëse si:
• Shkurret përfaqësohen nga thanukla (cornus sanguniea Atropa belladonna L., Galium odoratum L., Lilium Martagon
L.), shkoza e bardhë (Carpinus betulus L.), boronica L. etj.
(Vaccinium myrtillus L.), miedra (Rubus idaeus L.) etj.

• Disa lloje endemike, subendemike dhe ballkanike që gjenden


• Flora barishtore është e pasur me lloje si: grathateli në zonën e ahut janë: Cistus albanicus Earburg., Lilium
(Erica herbacea L.), Melica uniflora Retz, Brachypodium albanicum Jav. etj.
sylvaticum Beauv. etj.

Flora e pyjeve me rrobull Flora e pyjeve me Bredh maqedonie


• Këto pyje me rrobull (Pinus heldreichii) takohen në • Këtë tip e ndeshim në pjesën e poshtëme të pellgut të
ekstremin e sipërm të zonës së ahut mbi formacione lumit Vjosa. Në përgjithësi formon pyje të thjeshtë, por në
gëlqerore ose serpentinore de në disa raste në të çarat e Hotovë përzihet me bungëbutë, shkozë të zezë, mëllezë
shkëmbinjëve. Gjendet pak i shoqëruar me ah, bredh, etj.
arnen apo pishë të zezë.
• Kati shkurror përfaqësohet me lajthinë e egër (Corylus
• Nga shkurret ndeshim: dëllinja e zezë (Juniperus colurna L.), shelgu kërcjellpështjellës (Salix amplexicaulis)
communis L.), Boronica etj. etj.

• Kati barishtor ka lloje si: Genista hassertiana K. Richter., • Mbulesa barishtore përfaqësohet nga: Hypericum
Forsythia europea Deg.et Bald. Etj. Rimeluacum Boiss, Festuca altissima All etj.

9
2/24/2016

Kufinjtë
II - Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës-Dangëlli" Parku shtrihet në lartësitë nga 600 –
1500 m mbi nivelin e detit.

• Vendim i minstrave të dates


17.12.2008. 1. Veri: Kuota 1 291,3m (Maja e
Qarrishtës)

• Në rrethin e Përmetit, Skraparit dhe 2. Lindje: Kuota 1 356m (Qafa e


të Kolonjës. Dëllinjës)

• Sipëfaqja aktuale është 3. Jug: Pika e ndërprerjes së lumit të


34,361.10 ha në very të luginës së Çarçovës me Përroin e Postenanit
Vjosës.
4. Perëndim: Ura e Çarçovës
• Parku është i pasur në bimë
endemike, subendemike, ballkanike 5. Parku përfshim dy lugina: Lomnica
dhe mesdhetare. dhe dy kanionet e Kamneca dhe
Borocka, gjithashtu dhe kanioni i
• Vlerat natyrore, peizazhike dhe ato historike e kulturore ofrojnë vlera Langaricës.
dhe potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit ekologjik e kulturor.

Formacioni bimor kryesorë


Bredhi i maqedonisë – Abies borisii regis –
Macedonian fir
Toka pyjore janë:
• Përbën bimësinë tipike të këtij parku
Sales
• Toka pyjore dhe pyje të përzier - 24037
ha ose 70% e sip.
• Takohet kryesisht në malin
1. Kokojka
• Kullota – 5311 h ose 15 % e sip.
2. Frashër
3. Hotovë
• Ujra – 204 ha ose 0.6 % e sip.
4. midis fshatrave Kaludh e Petran.
• Toka urbane – 179 ha ose 0.5 %
• Ka origjinë të ndryshme biogjeografike
• Toka bujqësore – 22230 ha ose 6.4 % e
• Mbetje e formacioneve më të pasura bimore sip. Toka pyjore Kullota Ujra Toka urbane Toka bujqësore
mesdhetare (relik bimor)

• Është shpallur Park Kombëtar në vitin 1996.

Ndarja e sipërfaqes sipas zonave Pronësia Bashki (komunë) / Shtet

Chart Title
3500

1. Piskovë – 1796 ha • Zona qëndrore (core area):


3000
1. Frashër/ Piskovë/ Qendër
2500

2. Frashër – 2900 ha 2000

1500
3. Petran – 1486 ha 1000

500
4. Carçovë – 442 ha
0
Piskovë Frashër Petran Carçovë
Series 1 Column1 Column2

10
2/24/2016

Zonat fitoklimatike të Shqipërisë


Zonat apo territori ku shtrihen drurët, me një
Harta e shpëndrajes së bimësisë
kufi të qartë quhet areal. Areali është shprehja e
përshtatjes së një lloji ndaj kushteve të
përgjithshme fiziko-gjeografike të një zone.
Kufinjtë e shtrirjes së llojeve varen gjithashtu
dhe nga konkurrenca midis llojeve, kështu që
areali potencial nuk është gjithmonë i njëjtë me
atë real. Gjithashtu dhe njeriu ka ndikuar në
përcaktimin e kufinjëve të shtrirjes të disa
llojeve. Në vendin tonë bimësia shtrihet në pesë
zona:

• 1. Zona e Dafinës (Lauretum) • 2. Zona e gështenjës (Castanetum)


• - temperatura mesatare vjetore 12-19oC - temp mesatare vjetore 11-150C
- rreshje mesatare vjetore 1200 mm - rreshje mesatare vjetore 1650 mm
- periudhë vegjetacioni 7-9 muaj. - periudhë vegjetacioni 6-7 muaj.
• Ka tre nënzona: e ngrohtë që shtrihet nga 200-300 m • Ka dy nënzona: atë të ngrohtë nga 600-800 (1000) m
mbi nivelin e detit, nënzonën e mesme dhe të ftohtë mbi nivelin e detit dhe nënzonën e ftohtë nga 1000-
që shtrihet midis 300-600 (800) m mbi nivelin e detit. 1200 m mbi nivelin e detit.
• Bimësia e zonës së dafinës ka kryesisht këto lloje • Bimësia është: gështenja, bunga, shparthi,
shoqërimesh gjithmonë të blerta me karakter kserofil bungëbuta, qarri, arra, shkoza, mëlleza, verriu i zi,
siç janë: dafina, xhixhibanozi, oleandri, fidhesi, vidhi i fushës, lajthia, murrizat, gështenja e egër,
lofata, valanidhi, prralli, ilqja, mareja, shqopa, xina, blinjtë, frashëri, ashja, bushi, thana, panja fletgjërë,
xana, mersina, frashëri, driza, bafra, shega e egër, krekëza, shtogu, voshtra e rëndomtë, molla dhe
mellagjeri, caraci, skërbulli, eukaliptet, manjola, dardha e egër, gorica, grathateli, kulumbria,
pisha e butë, e egër, dëllinja e kuqe dhe kokërmadhe, cërmëdelli, urthi, shqemja, robinia, dëllinja e zezë,
palmat, agavja, fiku i indisë etj. bërsheni, cedrat etj

• 3. Zona e ahut (fagetum) • 4. Zona e hormoqit (Picetum)


-temp mesatare vjetore 10-120C - Quhet dhe zona e rrobujve, formon më tepër një
- rreshjet mesatare vjetore janë 1850-1950 mm rrip të ngushtë mbi zonën e ahut që shtrihet
- periudhë vegjetacioni 5-6 muaj. ndërmjet 1700—2000 m mbi nivelin e detit.
• Shtrihet nga 1200 - 1800 m mbi nivelin e detit
dhe ka nënzonën e ngrohtë ku mbizotron pisha e - Temp mesatare vjetore është 6-110C
zezë dhe nënzonën e ftohtë ku mbizotron ahu. - rreshjet mesatare vjetore janë rreth 2100—2200 mm
• Bimë të tjera karakteristike të zonës janë: bredhi, - periudhë vegjetacioni 4-5 muaj.
hartina, arneni, rrobulli, tisi, dëllenja e zezë,
mështekna, vërrinjtë, shtogu i zi dhe i kuq, • Bimësia përfaqësohet nga hormoqi, rrobulli dhe
shelgjet, molla dhe dardha e egër, panja arneni, pastaj kemi: hartina, bredhi, dëllinja e zezë,
fletëgjerë dhe e malit, lajthia, vadheviçja, bushi, jermesina, mështekna, plep i egër, verriu i bardhë
blinjtë, gështenja e egër, murrizat, ashja, boshtra, etj.
vidhi i malit, plepi i egër, ajdesi i alpeve etj.

11
2/24/2016

• 5. Zona alpine (alpinetum) RENDI CONIFERALES


- përfshin vendet e larta mbi zonën e hormoqit Abies Alba (Mill. 1768 )– Bredhi i bardhë
- temp mesatare vjetore < 60C Familja—Pinaceae
- mbi 2100-2200 mm reshje vjetore • Nje pemë e gjatë e rrethuar nga një kurorë piramidale që bëhet e sheshtë
sipër me kalimin e moshës. Drurë gjethembajtes, lulëzon vonë në
- periudhë vegjetacioni < 4 muaj. pranverë.
• Arrin deri në 46m lartësi. Ka sistem rrënjor të thellë, boshtor. Kërcelli i
drejtë, kurora e dendur cilindrike-piramidale. Lëvorja në moshë të re e
• Bimësia e kësaj zone përbëhet nga kërleka, lëmuar, degët të harkuara, halat me bisht të shkurtër deri në 3 cm,
poshtë me dy vija paralele, lart të gjelbra të shndritëshme. Boçet
rrobulli, dëllinjat e ndryshme, shelgjet, cilindrike, të gjelbra në rini më pas të kuqërremta, nga dy të ngritura
trëndafilat e egër, fletëulliri dhe lloje të shumta përpjetë.
barishtore që janë karakterisikë e kësaj zone. • Është bimë monoike, vuan shumë në vitet e para të jetës. Është specie
vendase e Evropës qëndrore e jugore, gjithashtu gjendet dhe në zonën e
Azisë, malet Kaukaz. Preferon toka të lagështa në lartësi të mëdha.
• Bredhi i bardhë po të shihet nga poshtë duket sikur merr nje nuancë si në
te argjentë, prandaj nganjëherë emërtohet dhe si “ bredhi i argjentë “.

Halat Lëvorja Bisk


Bredhi i maqedonisë – Abies borisii regis – Macedonian fir
Familja—Pinaceae
• Është një dru përherëblertë që mund të arrijë lartësinë deri 60 m dhe me
diametër deri në 2 m. Halat janë të gjata 2-3 cm me dy vija gojëzore nga
poshtë, me ngjyrë të gjelbër të errët pjesa sipër. Boçet shumë të ngjashme
me bredhin e bardhë por shpesh më të gjata, cilindrike deri konike, nga 10
– 21 cm të gjata.

Boçe (Kone) • Areali i tij është Bullgaria, Greqia e Veriut, Shqipëria dhe ish vendet e
Jugosllavisë. Shtrihet nga lartësia 600 m – 1800 m mbi nivelin e detit.

• Është dru i përmasave shumë të mëdha dhe në Bullgari gjendet dhe


ekzemplari më gjatë i të gjitha specieve dhe ekzemplari më i vjetër rreth
Boçe 170 vjeçar gjendet në Greqi në lartësinë 1350 m mbi nivelin e detit.
Shumë studiues e përcaktojnë dhe si një hybrid ndërmjet bredhit të
bardhë (Abies alba Mill.) dhe bredhit të greqisë (Abies cephalonica Loud.).
• Emrin latinisht e ka marrë për nder të carit Boris III, mbret i Bullgarisë.
Forma konike Frutat & farat

Halat Bisk
Bisk
Picea Abies– Hormoqi
Familja—Pinaceae
• Specie vendase europiane, ështe një halor gjithmonë i gjelbër dhe arrin
lartësi 35-55m dhe diam. 1-1.5m. Sistemi rrënjor është tipik sipërfaqësor
prandaj vuan nga rrëzimet e erës më shumë se çdo lloj tjetër drunor.
Kërkon diellëzim të fuqishëm, toka me lagështi, drenazhim të mirë,
preferon tokat acide. Ka rritje të shpejtë, formë konike të pemës.

• Halat 1-2.5cm të errta të gjelbra me një thumb shpues në majë. Boçet të


gjata 9-17cm, me mëlluga gati trekëndore me majë, ngjyra e boçeve e
Forma Boçe Areali gjelbër në rini dhe me moshën kthehen në kafe, më të mëdhatë tek
bredhat. Ka nevojë për hapsirë që të zhvillohet, erëduruese, pemë që bën
mjaft mirë hije. Është specia më tolerante ndaj faktorëve klimatik në
gjininë e vet.

• Hormoqi është një nga speciet më të përhapura të bredhave dhe gjen


përdorim si në në pylltari, lëndë druri, letër përdoret dhe si specie
zbukuruese në parqe dhe kopshte, gjithashtu dhe në bonifikim sidomos në
rehabilitim të minierave. Mund të përdoret dhe si pemë Krishtlindjesh.
Pemë vendase e Evropës Juglindore, Norvegji, Siberi, Finlandë.

12
2/24/2016

Halat Lëvorja Konet mashkullore Bisk


Pinus Sylvestris - Hartina
Familja—Pinaceae
• Një pemë e gjatë deri 40m dhe me diam. deri 1- 2m. Ka sistem rrënjor
skeletik. Trungu i drejtë (shtrembërohet vetëm nqs dëmtohet në rini).
Kurora merr një sërë formash sidomos në popullatat e mëdha, për arsye të
afërsisë.

• Lëvorja në pjesën e poshtme është e trashë dhe ka ritidom si në të argjentë,


Boçe Forma konike Areali gri-kafe; në pjesën e sipërme dhe degë është e hollë dhe me ngjyrë
portokalli-kuqe që është karakteristike e saj. Bisqet të gjelbër ne fillim,
pastaj të hirtë. Halat me nga dy, të gjata 4-6cm të gjelbra ose të hinjta, të
mprehta. Boçet 3-6 cm, vezake, të zbehta, të verdha-kafe, me bisht të
shkurtër, hapen kur piqen, me mëlluga me një majë të vogël.

• Preferon toka acide, toleron tokat jopjellore, tokat e thata. Është pemë
vendase e Evropës dhe Azisë. Është pema kombëtare e Skocisë. Hartina
përshtatet mirë si brez mbrojtës në det, pemë dekorative, duron ndotjen.
Është e vetmja pemë vendase e Evropës së Veriut.

Lëvorja Boçe Konet mashkullore


Halat Pinus Nigra - Pisha e zezë
Familja—Pinaceae
• Pemë halore, është pemë vendase e Evropës Jugore deri në Azinë e Vogël dhe
në Afrikën Veriore. Gjendet në një lartësi deri në 2000m mbi nivelin e detit.
Pemë e lartë 20-55 m.
• Ka sistem rrënjor anësor. Lëvorja është e hinjtë deri e verdhë-kafe me
plasaritje të theksuara me kalimin e moshës. Kurora vezake-piramidale me
kalimin e kohës duket si e shtypur. Bisqet të zhvilluar, ai skajor rritet deri në
70 cm në vit, sythat të mëdhenj, rrëshinor. Halat me nga dy sëbashku të
Bisk Boçe Areali gjelbra të errta dhe 8-20 cm të gjata, të grumbulluara në majën e biskut, të
forta, me majë shpuese. Boçet me nga dy sëbashku, simetrike, vezake deri
vezake-konike, arrijnë 5-10 cm gjatësi dhe kalojnë nga jeshile në të
verdhërreme. Vendase e Mesdheut.
• Si specie ka një rritje të shpejtë 30-70 cm në vit dhe zakonisht ka një formë të
konike në të rrumbullakët dhe që bëhet e çrregullt me kalimin e moshës. Ka
relativisht jetëgjatësi të madhe, disa arrijnë në mbi 500 vjet. Nuk duron
hijëzim pra kërkon diell por është rrezistente ndaj borës dhe ngricave apo
thatësirës. Sipas zonës ndahet në nënspecie.

Halat Trungu Konet mashkullore Boçe


Pinus Heldreichii - Rrobulli
Familja—Pinaceae
• Lartësia 20(30) m, por shpesh dhe si shkurre, forma piramidale në
ovale. Sistem rrënjor boshtor. Të degëzuar. Lëvorja e trashë, e
copëzuar në pllaka të mëdha.
Forma konike Bisk
• Degët të përdredhura me tendencë për lart, bisqet në fillim të
bardhërremë që më pas kthehen në kafe në fund të vitit të parë.
Halat me nga dy sëbashku, 6-11cm të gjata, të forta, me majë, të
Areali
gjelbra. Sythat ngjyrë kafe. Boçet në grumbuj me nga 2-4 së
bashku me vriguj të vegjël, të gjata 7-9 cm dhe 2.5cm të gjëra,
hapen kur piqen, me bisht shumë të shkurtër ose pa.

• Është pishë endemike e Shqipërisë. Mbillet në zonat e eroduara.

13
2/24/2016

Halat Boçe Lëvorja


Pinus halepensis- pisha e egër (pisha e Alepit)
Familja—Pinaceae
• Është pishë vendase e rajonit mesdhetar. Rrezja e shtrirjes është nga
Maroku në Spanjë dhe deri në Jordani e Izrael. Gjendet zakonisht në
lartësi 200 m mbi nivelin e detit, por ka raste që në disa vende rritet dhe
në lartësi mbi 1000 m apo 1700 m në jug të Marokut dhe Algjeri.

• Ka një madhësi mesatare që arrin deri në 15-25 m me një diametër


Bisk Konet mashkullore trungu 60 cm. Lëvorja është portokalli-kuqe , e trashë dhe me të çara në
bazë dhe e hollë e plasaritur në pjesën e sipërme, kërcelli i shtrembër, ka
shumë rrëshirë. Kurora e rrallë, e çrregullt. Halat të holla, 6-12 cm, të
verdhërreme-jeshile me nga dy bashkë(rrallë me nga tre), tepër të imta,
Areali të grupuara në majë të bisqeve si furçë. Boçja e ngushtë konike, 5-12 cm
të gjata e 2-3 cm të gjëra, të vetmuara ose nga dy, të gjelbra në fillim, kur
piqen të shkëlqyera, të kuqe-kafe.

• Ka kërkesa të pakta toke përshtatet kudo, rritet shpejt. Përdoret për


lëndë drusore në disa vende, si pemë dekorative për parqe etj. Rrëshira e
saj përdoret si aromatizues për një lloj vere greke.

Halat Lëvorja Lulet Bisk Pinus pinea- pisha e butë


Familja—Pinaceae
• Vendase e Evropës Jugore dhe e Mesdheut. Kjo pemë është shfrytëzuar
që në lashtësi prej farave të saj të ngrënshme.

• Arrin lartësinë deri 25m megjithëse zakonisht është më pak e gjatë,


rreth 12-20m. Ka një formë karakteristike si çadër, me trung të shkurtër
dhe të gjërë, kurorë gati rrumbullake. Lëvorja është e trashë, e kuqe-
kafe dhe me të çara të thella në drejtim vertikal. Halat me nga dy
Boçe Forma sëbashku rrallë me tre, 10-20cm të gjata. Pemët e reja rrisin hala të reja
që janë ndryshe, të vetmuara (jo dyshe),2-4cm të gjata, të blerta në të
kaltër. Boçet të gjëra-vezake, 8-15cm të gjata dhe duan 36 muaj që të
piqen, më gjatë se çdo lloj pishe tjetër, të vetmuara ose nga dy
sëbashku, me ngjyrë të murrme të kuqërremtë. Farat të mëdha, 2cm të
Areali gjata, kafe të çelura, me një shtresë të hollë të zezë që hiqet kollaj.
Farat shpërndahen nga kafshët dhe prej njerëzve. Lulëzon herët në
pranverë.

• Nuk ka kërkesa të mëdha toke, mbillet në ranishte bregdetare. Ka të


paktën 6000 vjet që kultivohet prej farave të ngrënëshme
(fistiku). Mbillet dhe për shkak të hijëzimit të fuqishëm që ofron.

Halat Lëvorja Boçe


Pinus radiata - Pisha radiate
Familja—Pinaceae
• Arrin gjatësinë 15-35 m, me degët të drejtuara për lart dhe në majë gati
e rrumbullakosur. Rritet shpejt. Ka rrënjëzim anësor të fuqishëm dhe jo
të thellë. Lëvorja ka të çara të çrregullta dhe kanale të ashpra,
gjatësore, e zezë në gri-kafe.

• Halat të dendura, të gjelbra të shndritshme, me nga tre sëbashku, të


Forma Lulet holla, 8-15cm, me majë të butë . Boçet 7-17cm të gjata, kafe, vezake, të
Areali vetmuara, të vendosura në mënyrë asimetrike në degë. Lulëzon herët
në pranverë. Është dru monoik.
Areali
• Ka prejardhje nga rajoni i Kalifornisë dhe është pisha më pak e
kërcënuar nga të gjitha. Në zona urbane mund të mbillet përgjatë
bregdetit. Sapo arrin të instalohet, bëhet mjaft e qëndrueshme ndaj
thatësirës. Ka rritje të shpejtë dhe mund të krahasohet me plepat apo
eukaliptet dhe ka kërkesa të larta ndaj tokës dhe dritës.

14
2/24/2016

Halat Lëvorja Boçe


Pinus peuce - Arneni
Familja—Pinaceae
• Është specie vendase e maleve të Maqedonisë, Bullgarisë, Shqipërisë,
Serbisë dhe pjesës veriore të Greqisë. Rritet në lartësi (600) 1,000-2,200
(2,300) m mbi nivelin e detit dhe shpesh arrin lartësinë e zonës alpine.
Kur arrin pjekurinë trungu arrin 35-50 m lartësi dhe 1.5m diametër. Ka
rritje të avashtë.

• Ka sistem rrënjor shumë të zhvilluar, qëndrueshmëri ndaj erërave.


Forma Kurora e rregullt, konike e rrumbullakosur. Halat i ka nga pesë , të gjata
6-11 cm. Boçet janë zakonisht 8-16cm të gjata, rrallë 20cm, skajore, me
bisht të shkurtër, të varura, me ngjyrë të murrme në të gështenjtë.
Lulëzon në fillim vere.

• Është rrezistente ndaj dëmtuesve. Arneni është dhe një specie


dekoruese e parqeve. Është rrezistente ndaj dimrave të acartë dhe
temperaturave deri –450 C, gjithashtu dhe ndaj erërave të fuqishme.
Preferon toka pjellore, të drenazhuara mirë, nuk duron përmbytjet.

Halat Boçe Forma


Thuja orientalis– Tuja e lindjes
Familja—Cupresaceae
• Dru halor ose shkurre përherë i gjelbër, nuk i kalon 12 m. Lëvorja e
drurit e hollë e kuqërreme.

• Degët dhe bisqet të ngritura përpjetë. Specie me prejardhje nga


Kina veri-perëndimore. Është një pemë e vogël dhe me rritje të
avashtë. Gjethet i ka të vogla 2-4mm të gjata. Boçet vezake
Bisk Areali mishtake, të rimta, me 6-8 mëlluga me thumb të gjatë, 15-25mm,
të gjelbra , kur piqen ngjyrë kafe.

• Dallohet nga tujat e tjera për shkak se ka degëza gjethore shumë


të vogla në rrafshe vertikale. Përdoret si pemë dekorative për
parqe dhe për kopshte. Në vendin e origjinës njihet dhe si druri
me jetëgjatësi të madhe, mbillet ne tempujt budist.

Gjethet Boçia Bisku


Cupressus sempervirens - Selvia (Qiparisi)
Familja—Cupresaceae
• Pema arrin lartësi 20-30m, trungu i drejtë. Kërcelli i drejtë cilindrik. Lëvorja e
hollë, e lëmuar dhe ngjyrë gri për një kohë relativisht të gjatë, më vonë
kthehet në kafe-gri dhe pëson rrudhosje në formë vertikale.

• Bisqet përhapen në të gjitha drejtimet, gjethet janë mëllugore të sheshta, të


vogla, të gjelbra-të errta. Lulet shfaqen në fillim të pranverës. Boçet në trajtë
goglash, me bisht të shkurtër, me shkëlqim,kafe në gri, të varura,të
rrumbullakta– eliptike, 2-3cm të gjata , të përbëra nga 8-20 mëlluga dhe me
Forma Forma një thumb qëndror, boçet rrijnë në pemë për disa vjet. Për shkak të historikut
të gjatë në Mesdhe, origjina e saj është disi e paqartë. Disa autoritete
mendojnë se ka prejardhje nga Greqia, Turqia,Iran,Qipro por dhe në Tunizi e
Libi.

• Duron temp. deri -200C, thatësirën, rrymat e ajrit. Ka sistem rrënjor të


fuqishëm. Mostra më e famshme gjendet në Greqi (Lefka Ori). Selvia jeton më
tepër se 1000 vjet. Është një specie ornamentale në të gjithë botën, druri
është i fortë dhe përpunohet lehtë. Mund të përdoret si lloj mbrojtës ndaj
erërave ose në hijëzimin e rrugëve.

15
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Fruti Juniperus communis – Dëllinja e zezë


Familja—Cupresaceae
• Shkurre ose dru deri ne 10 m, dru i fortë i ngjeshur aromatik me
kokrriza të imëta. Sistemi rrënjor është sipërfaqësor. Dru i fortë, i
ngjeshur, aromatik.

• Kërcelli fillon të degëzohet që në afërsi të tokës. Bisqet me seksion


Forma Bisku Areali trekëndor. Gjethe janë hala të forta dhe shpuese, pa bisht, në qerthuj
me nga tre, me ngjyrë të gjelbër-të rimtë, në faqen e sipërme kanë një
kanal me një vijë gojëzore të bardhërreme, poshtë është e gjelbër me
karene. Gjethet janë të gjata 10-15 mm dhe ndërrohen çdo vit. Është
bimë dioike Ka rritje shumë të ngadaltë. Fruti rrushk i rremë ngjyrë të
gjelbër më pas të zezë të kaltër me një pluhurizë dylli.

• Është e përhapur në të gjithë hemisferën veriore. Druri i dëllinjës


përdoret për prodhimin e pijes së famshme xhin dhe në industrinë
farmaceutike e të parfumeve.

Gjethet Lulet Lëvorja


Juniperus Oxycedrus– Dëllinja e kuqe
Familja—Cupresaceae
• Shkurre 8-9 m e lartë. Dallohet nga dëllinja e zezë prej
boceve më të mëdha, që janë 6-12 mm dhe me ngjyrë të
kuqërreme në pjekuri.

• Halat në faqen e poshtme kanë karene të mprehta


ndryshe nga dëllinja e zezë qe i ka shyte dhe janë të
Fruti Areali paisura me dy vija gojëzore në vend të një qe ka dëllinja
e zezë.

• Tek ne takohet kryesisht në zonën e dafinës dhe të


gështenjës. Fruti mund të përdoret për nxjerrjen e
alkolit.

Fruti Halat
Juniperus Macrocarpa - Dëllinja kokërrmadhe
Familja—Cupresaceae

• Karakteristikë dalluese nga dëllinja e kuqe është


përmasa e frutit, që është më i madh deri 8– 15 mm me
një pluhurizë të dendur dhe nga halat më të gjata deri
30 mm dhe më pak të thyeshme. Më tepër ka trajtë
Fruti Forma shkurreje por mund të arrijë dhe lartësi deri në 10 m,
trung gjithmonë të ndarë që në bazë.

• Ka rritje të ngadaltë dhe fuqi mbirëse të pakët. Tek ne


takohet përgjatë bregdetit në sajë të rrezistencës së saj
ndaj kripës dhe aftësisë për tu vendosur në duna.

16
2/24/2016

Fruti Halat
JUNIPERUS SABINA - JERMESINA
Familja—Cupresaceae
• Specie vendase Europës dhe e Azisë perëndimore. Gjithmonë e
gjelbër.

• Shkurre zvarritëse, degët ngrihen për lart ose me dru të vogël.


Forma Degët të drejta, bisqet e holla. Gjethet mëllugore të ngjeshura
Fruti pas biskut.

• Fruti rrushk i rremë, i kaltër i errët, vezak-rruzullor. Transportohet


lehtë, preferon tokat e lagura dhe diellin. Përdoret si pemë
zbukuruese në parqe dhe kopshte. Të gjitha pjesët e bimës janë
helmuese, kjo për shkak të disa përbërsëve helmues.

Fruti Bisku
Juniperus Phoenichea - Fidhesi
Familja—Cupresaceae
• Shkurre dhe rrallë si dru, 6-8 m lartësi. Lëvorja fibroze e
ngjashme me atë të selvisë, por që shkëputet në rripa të
hollë në formë spiraleje.

Halat
• Gjethet mëllugore, me majë shyte, me buzë të
Forma Forma dhëmbëzuara imët, që kanë një thellim gjëndor nga ana
e poshtme. Frutat janë rrushqe të rremë, piqen një herë
në dy vjet, me ngjyrë të kuqe pa pluhurizë.

• Tek ne në përgjithësi takohet përgjatë bregdetit.

Halat Fruti Bisku


Juniperus foetidissima– Bersheni
Familja—Cupresaceae
• Pemë vendase e Evropës jugperëndimore dhe Azisë
jugperëndimore , që nga pjesa jugore e Shqipërisë dhe veriu i
Greqisë deri në Azinë e largët.

• Pemë me lartësi mesatare 6-25 m me kurorë konike ose të


Forma çrregullt. Gjethet e reja si hala 8-10mm dhe kur rriten në trajtë
mëllugore 2-3mm. Boçet janë me ngjyrë të kuqe, 7-13 mm në
lulëzim të kaltra-të zinj. Shfaqet shpesh me Juniperus exelsa por
dallohet nga ajo prej bisqeve më të trashë. Gjethet kanë një aromë
të fortë, jo të mirë. Është lloj dioik.

• Disa mostra janë të mbrojtura posaçërisht në Turqi, ku një specie


vlerësohet të jetë 1700 vjeçare (Luani i dëllenjtë, 25 m i gjatë).

17
2/24/2016

Halat Forma Bisku


Taxus Baccata - Tisi
Familja—Taxaceae
• Dru i vogël me lartësi 10-15 m por shpesh dhe si shkurre, kërcelli i
drejtë me kanale, lëvorja e hinjtë në të kuqërreme dhe rripet në
pllaka.

• Sythat të grumbulluara në majë të bisqeve, vezak të gjelbër


Forma Fruti sikurse dhe bisqet. Gjethet vezake 10-35 mm, pak koserake të
buta, të mprehta por jo gjembore, të gjelbra të errëta sipër dhe
poshtë ngjyrë të hapur. Fruti boçe në trajtë bërthokle me një farë
vezake, brenda një pështjellëse mishtake të kuqe të ëmbël.

• Rritet shumë ngadalë por jeton mjaft gjatë 2000-3000 vjet. Është
lloj hijedashës. Tek ne takohet pak në formë të ekzemplarëve të
vetmuar ose në grupe të vegjël.

Gjethet Lëvorja Fruti Bisku


Nëndega e bimëve farëveshura (Angiospermët)

Nga pikëpamja filogjenetike këto bimë janë më të reja sesa


gjimnospermët. Gjini të rëndësishme për vendit tonë janë: Fagus,
Quercus, Salix, Carpinus, Fraxinus, Tilia, Acer, Betula, Populus,
Juglans, Ulmus etj. Bimët drunore farëveshura përfaqësojnë një
numër më të madh sesa ato farëzhveshura. Karakteristike e tyre
është prania e një mbështjellëse lulore që mund të jetë e thjeshtë ose
Lulet Forma Fruti e dyfishtë. Lulet janë tepër të ndryshme si strukturë, formë, ngjyrë,
përmasa, qëndrojnë në lulesa të gupuara ose janë të veçuara. Frutat
gjithashtu janë të larmishëm, mishtakë, të thatë, çahës, jo çahës në
pjekuri etj. Druri ka një strukturë komplekse me gypa të përsosur,
nuk përmbajnë kanale rrëshire. Areali i farëveshurave shtrihet në të
dy hemisferat si dhe në zonën ekuatoriale, tropikale dhe
subtropikale. Kanë aftësi të madhe ripërtëritje si në rrugë seksuale
me farë, vegjetative me lastarë apo kalema, pinjolla, shartesa.

Salix Babilonica L - Shelgu vajtues


Angiospermët ndahen në dy klasa në varësi të kotiledoneve: Familja—Salicaceae
• Dru gjethe rënës. Lartësia deri 20 m, ka rritje të shpejtë dhe jeton mesatarisht
1. Dicotyledoneae pak vite. Degët e sidomos bisqet i ka shumë të gjatë, të verdhërremë, të shogët e
2. Monocotyledoneae të shndritshëm të varur poshtë që mund të arrijnë deri në tokë (duket sikur
vajton).
Ku të parat janë bimë me gjethe të thjeshta ose të përbëra. Embrioni • Gjethet të shogëta, të ngushta heshtake, të gjata 8 - 15 cm dhe nga poshtë janë
ka dy kotiledone (Gjethe embrionale). Në këtë klasë bëjnë pjesë të gjelbra të hinjta. Dru dioik, ku lulet prodhojnë push në ekzemplarë të veçuar.
shumica e llojeve fletorë. Ndërsa tek klasa mokotiledone Fruti kapsulë 1cm, që përmban shumë fara të pambukta.
përmbledhin bimët barishtore, rrallë drunore, me një kotiledon, nuk
kanë kambium dhe rrathë vjetorë, gjethet i kanë të thjeshta. Nga • Dru vendas i Kinës veriore. Emri salix mund të ketë kuptim nga gjuha Kelte ku
“sal” dmth afer dhe “lis” dmth ujë. Emri babilonica është një keqkuptim i
bimët e pakta drunore monokotiledone shumica janë tropikale: Linnaeus pasi kjo specie është ajo që përshkruhet në bibël në zonën e Babilonisë.
Bambuja (Arundinaria), Banania (Musa), Palmat (Chamaerops). Llojet Mbillet kryesisht në zona me lagështi, kryesisht afër liqeneve ose burimeve të ujit
drunore indigjene janë vetëm ata të gjinisë Ruscus, të rendit Liliales. ku format e tyre mund të reflektohen. Duhet patur kujdes pasi rrënjët e tyre
mund të krijojnë dëme në infrastrukturë. Duron kushte bregdetare. Tërheq mjaft
insekte përfshirë dhe bletë që e polenizojnë këtë specie. Preferon toka me
lagështi, të thella. Toleron periudha të gjata përmbytje dhe thatësira të zgjatura.
Kërkon pak mirëmbajtje.

18
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Lulja Fruti Salix Caprea - Shelgu i egër


Familja—Salicaceae
• Shkurre (dru) 8-9 m, gjetherënësë, kërcell të shtrembër, lëvorja e lëmuar e
hinjtë e gjelbër në fillim, më vonë me një ritidom të hollë i plasaritur çrregullt.

• Bisqet dhe degët janë të shogëta, bisqet janë ngjyrë të kuqërreme ose të
gjelbër të verdhërreme. Sythat vezakë vezakë konikë të shtypur, të murrmë të
kuqerreme, në fillim me push pastaj të shogët. Gjethet me bisht deri 2 cm të
Bisku Forma Forma shogëta eliptike të gjera, me push të bardhë nga poshtë, të trasha e pak të
përkulura, me nervatura shumë të dukshme. Kapsollat me bisht të gjatë dhe
me push. Dru dioik, tek bima mashkull me push gri dhe verdhërreme ndërsa
tek bima femër pushi më ngjyrë jeshile të hapur.

• Vendase e Evropës. Përdoret gjërësisht si bimë dekorative si pjesë e e skemave


të gjelbërimit natyror, sidomos në vendet me shume lagështi. Shelgu i egër
preferon lagështi të shumtë, humus të pasur. Tolerant si ndaj përmbytjeve dhe
thatësirave. Nuk kërkon krasitje të shpeshta, nqs ka degë të dëmtuara duhen
hequr, vonë në vjeshtë.

Gjethet Lëvorja Fruti


Salix Purpurea - Shelgu i kuq
Familja—Salicaceae

• Arrin deri 4 m, bisqet të hollë, elastik, të kuq të purpurt ose të


Gjethet Forma Bisku verdhë. Sythat të zgjatura, të kuqe të murrme, të vendosura në
mënyrë të crregullt, shpesh të perkundrejtë. Gjethet të
përkundrejta, vezake të përmbysura deri heshtake ose vezake 5–
10 cm, të mprehta, me buzë të sharruara imët vetëm në gjysëm
dhe të vendosura paralelisht dhe jo të alternuara. Lulet i ka të
vogla me push që zhvillohen herët në pranverë.
Fruti
• Dru gjetherënës, është me orgjinë Evropiane dhe Azia
perëndimore.

Gjethet Lëvorja Lulja


Salix Amplexicaulis - Shelgu kërcellpështjellës
Familja—Salicaceae

• Arrin lartësi deri 5– 6 m, gjethet i ka heshtake të përkundrejta me


buzë gati paralele dhe të dhëmbëzuara, me gjëndra në tërë
gjatësinë e gjethes, në formë zemre në bazë, pa bisht, gjysëm të
pështjella pas biskut. Lulet në trajtë lëvaresh me thekë të ngjitura
midis tyre.
Bisku Forma Forma
• Është lloj i përhapur në gadishullin Ballkanik. Tek ne takohet kudo
në luginat e Shqipërisë së Mesme dhe ngjitet deri në lartësinë
1800 m mbi nivelin e detit. Për nga kërkesat ngjason me shelgun
e kuq që shoqërohet por dhe ngatërrohet me të.

19
2/24/2016

Gjethet Forma
Salix Fragilis - Shelgu i thyeshëm
Familja—Salicaceae
Lulja
• Mund të arrijë deri 15 m lartësi, ka kërcell të drejtë e lëvore ngjyrë
gri, bisqet relativisht të trashë, të gjelbër, të shogët, të
shndritshëm, shumë të thyeshëm në vendin e daljes nga dega.
Sythat janë të murrme të hapët në bazë dhe të zezërremë në majë.
Gjethet me bisht 2 cm, të shogëta, me dy gjëndra të dukshme në
bazën e gjethes, me llapën heshtake 6 - 17 cm, pykore ose të
rrumbullakosura në bazë, më buzë të sharruara imët. Lulet në
Lëvorja levare me dy thekë dhe me pjalmore të verdha. Kapsollat me push
dhe me bisht të gjatë.
• Është lloj pionier me kërkesa të pakta ndaj klimës, mund të rritet
në toka të thata dhe kënetore. Është i përhapur gjerësisht në
Evropë dhe Azi. Tek ne gjendet deri në lartësinë 1700 – 1800 m mbi
nivelin e detit. Ka përdorime të shumta druri dhe lëvorja e tij.

Gjethet Lëvorja
Salix Elaeangos L- Shelgu i butë
Familja—Salicaceae
• Arrin lartësi deri 6 m, ka kërcell të dukshëm dhe me degë të
shkurtëra, të holla, të ngritura përpjetë e të thyeshme. Bisqet e
rinj me push, më vonë të shogët, të murrmë të verdhërremë.
Gjethet vizake heshtake, të gjata 4 - 11 cm, me majë të gjatë e të
thepët dhe me dy buzë paralele, të përthyeshme, afër majës të
Fruti Bisku Forma sharruara imët. Lulet në levare cilindrike deri në 5 cm. Lulëzon
vonë në pranverë – verë.

• Shkurre vendase e Evropës dhe Azisë jug perëndimore. Përdoret


për mbjellje në zona urbane ngaqë kërkon pak mirëmbajtje dhe
është shumë tërheqëse. Ajo është tolerante ndaj ndaj kushteve të
ndryshme të tokave por preferon tokat acide ose neutrale dhe
duron thatësirat. Duron krasitje të shumtë, nqs është e zhvilluar
shumë krasitja bëhet në dimër.

Gjethet Forma
Salix Alba L - Shelgu i bardhë
Familja—Salicaceae
• Arrin lartësi deri 15 m dhe rrallë deri 25 m. Dallohet nga aftësia që ka për të
formuar rrënjë ajrore. Kërcell të drejtë, lëvorja e hinjtë më të cara të thella.
Bisqet të epshëm të hollë të gjelbër të verdhërremë. Sythat të zgjatura të
verdhërreme të kuqërreme të ngjitura pas biskut. Gjethet me bisht të shkurtër
deri 1 cm, pa gjendra me ndajgjetheza të ngushta e të rënëshme , me llapë
heshtake të thepët 5 - 10 cm të gjata, buzët të sharruara imët, në fillim me push
të mëndafshtë në ngjyrë të argjendë në të dy faqet, ndërsa në pjekuri vetëm në
anën e poshtme ose gjatë nervaturës së mesit. Fruti kapsulë e shogët pothuajse
pa bisht. Ka një fuqi të madhe lastarizimi. Lulëzon në pranverë. Dru dioik. Rrënjët
Bisku Fruti nuk i shkojnë shumë në thellësi por janë shumë të zhvilluara anash.

• Dru vendas i Evropës dhe i Azisë perëndimore – qëndrore. Përdoret shumë në


thurjen e shportave dhe materialeve sportive me dru. Emrin alba e ka marrë prej
anës së poshtme të gjetheve më të zbardhura. Mund të mbillet në vende me
hapsirë (distancë nga infrastruktura) dhe me lagështi. Pranon shumë krasitjen që
bëhet në periudhën e pranverës para gjethëzimit. Mund të përdoret dhe si
frenues i erërave. Kujdes duhet patur sepse rrënjët mund të dëmtojnë objektet
në afërsi. Duron mirë dhe kushtet bregdetare. Preferon tokat me lagështi, të
thella, toleron përmbytjet dhe nuk pëlqen periudhat e gjata të thatësirës.

20
2/24/2016

Gjethet Lëvorja
Salix viminalis L – Shelgu industrial
Familja Salicaceae
• Shkurre deri 6 m. Ka bisqe të gjatë të drejtuara përpjetë, të
gjelbërremë ose të verdhërremë. Sythat dy herë më të gjatë
se të gjërë. Gjethet vizake heshtake deri 15 cm të gjata, me
buzë të plota, nga poshtë të shndritëshme, me nervaturën e
Bisku Lulja Forma
mesit të dalë dhe të verdhëreme.

• Është lloj euroaziatik, kryesisht në grykëderdhjet e


lumenjëve. Tek ne i kultivuar dikur për prodhim thuprash,
qëllime zbukurimi etj,

Populus Alba L - Plepi i bardhë


Familja—Salicaceae
• Arrin lartësi 30-35 m, ka kërcell në fillim pak të shtrembër, pastaj të drejtë,
Gjethet Forma Bisku cilindrik i trshë dhe shumë i degëzuar. Lëvorja karakteristike e bardhë dhe e
lëmuar në rini, më pas formon një ritidom të fortë e të shpër sidomos në bazë,
me të çara të thella e ngjyrë të errët. Bisqet vjetorë dhe sythat e rinj të
mbushur me push. Gjethet me bisht të gjatë, vezake të rrumbullakëta me 3-5
vriguj pëllëmborë, me majë të mprehtë, të cungëta deri pothuaj si zemër në
bazë, me push të bardhë nga poshtë. Gjethet që dalin nga bisqet e shkurtër
janë më të vogla, vezake deri gjatore, me buzë vetëm gjirake të dhëmbëzuara,
të rralla dhe me qerpikë të gjatë. Kapsollat piqen herët, ndërsa farat e vogla
kanë tufa qimesh të gjata, të bardhërreme që ngjajnë me pambukun,
përhapen menjëherë.
• Ka sistem rrënjor të fuqishëm, me rrënjë anësore të fuqishme. Ka rritje të
shpejtë, është lloj dritëdashës, riprodhohet në mënyrë vegjetative. Ndër
plepat është lloji me kërkesa më të mëdha ndaj tokës siç janë të thella,
aluvionale, pjellore etj. Tek ne gjendet deri në lartësinë 1200 m mbi nivelin e
detit. Druri i tij përdoret në prodhimin e ambalazheve dhe sidomos të letrës.
Tek ne gjendet në zonënë e Lauretum dhe Castanetum.

Gjethet Lëvorja në rini Frutat Populus tremula L - Plepi i egër


Familja—Salicaceae
• Arrin lartësi 20-25 m rrallë deri 35 m, kërcell të drejtë, në pjesën më të
madhe të zhveshur nga degët. Lëvorja e lëmuar si e plepit të bardhë, e
bardhërreme me nuance karakteristike të gjelbra, në pjesën e poshtme
të kërcellit dhe në moshë të madhe ajo trashet, plasaritet lehtë dhe
merr ngjyrë në të zezë. Bisqet të shogët me qime të rralla të murrme të
kuqërreme me majë të mprehtë. Sythat të afruara pas biskut shumë të
shndritshëm, me 3-4 mëlluga. Gjethet e bisqeve të shkurtëra, të vogla 3
Lulet Lëvorja në maturi – 8 cm dhe gati rrumbullake, të holla të cungëta ose si zemër në bazë,
me buzë gjirake dhe të dhëmbëzuara ura ura, me majë të
rrumbullakosur, te shogëta në të dy faqet me bisht 3-6 cm dhe e lëviz
llapën kur fryn erë. Gjethet e lastarëve janë më të mëdha. Fruti është
një kapsulë.
• Tolerant ndaj dimrave të ftohtë dhe verës së shkurtër. Shumë pak
kërkues ndaj kushteve të tokës. Ripërtërihet vegjetativisht me pinjolla
ose kalema. I përhapur gjerësisht në Evropë, Azi, Afrikë Veriore. Tek ne
gjendet deri në 1800 m mbi nivelin e detit në zonën e Ahut dhe
Hormoqit. Përdoret dhe si specie pionier.

21
2/24/2016

Gjethet Lulet
Lëvorja Populus Nigra L - Plepi i zi
Familja—Salicaceae
• Arrin lartësi 20 - 30 m dhe rrallë deri 40 m, kërcell i drejtë në disa raste i
çrregullt, që në moshë të re formon një lëvore të zezë-gri me çarje të thella
gjatësore. Rënjët i ka të shtrira shumë anash – sipërfaqësore. Lëvorja e
lëmuar. Është dru gjetherënës. Bisqet të lëmuar, të shogët, cilindrikë të
verdhërreme ose gri të gjelbër. Sythat viskozë 1-2 cm të verdhë të gjelbërremë
konikë të mprehtë. Gjethet e bisqeve me bisht 2-8 cm, trekëndore ose
rombike 5-7 x 2-5 cm të gjelbra të shndritëshme, me majë të mprehtë e me
formë pykore në bazë me buzë të dhëmbëzuara, të lëmuara të shogëta, me
nervatura të dukëshme në faqen e poshtme. Në rini gjethet në ngjyrë të
bronztë dhe të verdha para se të bien. Dru dioik dhe lulet polenizohen me anë
të erës.
Areali • Fruti kapsulë 7-9 mm, e gjatë e shogët, vezake e drejtë dhe me bisht, jeshile.
Në zonën e ballkanit është futur për herë të parë gjatë periudhës otomane.

• Dru vendas i Evropës dhe Azisë perëndimore- qëndrore, Afrikës veri-


perëndimore. Emrin Populus e merr nga latinishtja (pema e popullit). Mbillet
si pemë e peizazhit natyror, në zona me shumë ujë. Tek ne gjendet deri në
1200 m mbi nivelin e detit. Kujdes duhet në vendosjen në distancë pasi
rrënjët shkaktojnë dëme në godina dhe sisteme nëntoksore etj. Preferon toka
pjellore, me lagështi. Kërkon mirëmbajtje të pakët. Duhet patur parasysh se
është pemë që krijon alergji në periudhën e shumimit.

Gjethet Forma Populus Nigra L. var (Italica) - Plepi i kavak


Familja—Salicaceae
• Lartësia rreth 25 m. Origjina nga Lombardia e Italisë. Dallimi nga
plepi i zi është nga forma karakteristike piramidale, lëvorja e
hinjtë e zerzërrëme, me të çara të thella. Bisqet dhe degët të
ngritura përpjetë, të holla, dhe formojnë një kurorë të ngushtë si
kolonë. Gjethet më të vogla, rombike. Levaret gjithashtu më të
vegjël. Mund të shumëzohet me kalema dhe lastarë. Gjendet
kudo në Shqipëri deri në lartësinë 700 – 1000 m mbi nivelin e
Lëvorja detit.

• Vlerësohet si lloj dekorativ në parqe buzë rrugëve, sidomos kur


janë të mbjellë në linja të drejta. Kanë efekt mbrojtës nga erërat
por ka dhe mundësi të rrëzohen nga erërat e forta. Rrënjët
gjithashtu mund të dëmtojnë ndërtesat dhe infrastrukturën.
Përshtatet me të gjitha tokat por preferon tokat gëlqerore.

Gjethet Lëvorja Bisku Forma Juglans regia – Arra


Familja Juglandaceae
• Lartësia arrin 15-20 m dhe ka kërcell të drejtë cilindrik. Lëvorja për shumë
kohë është e lëmuar me ngjyrë argjendi-e hinjtë, ndërsa në moshë të
madhe plasaritet në mënyrë gjatësore. Ka sistem rrënjor boshtor të
fuqishëm dhe rrënjë anësore që shtrihen në distanca të mëdha.

• Bisqet të trashë të shogët, të murrmë të shndritshëm, sythat rruzullore


me mëlluga të zeza, të shogët. Gjethet tekpendore të përbëra deri 35 cm
Forma mbjelljeje të gjata me 5-9 gjethëza të përkundrejta eliptike, asimetrike, me buzë të
urbane plota, të lëkurta. Fruti bërthokël rruzullore me zhguall, i ngrënshëm. është
bimë monoike, lulet në levare që dalin në pranverë. Shumëzohet me farë
dhe lastarizon fuqishëm.

• Kërkon klimë të butë, pa ngrica të mëdha, kërkues ndaj tokës, pak e


shoqërueshme me llojet e tjera. Origjinën e ka nga Azia. Tek ne takohet
deri në lartësinë 1200 m lartësi mbi nivelin e detit. Ndryshon nga rajoni në
rajon, emrin regia dmth mbretëror. Mund të mbillet në qytete vetëm kur
kemi hapsira të bollshme. Mund të krasitet në verë deri në vjeshtë sa
është akoma gjethëzimi. Përdoren frutat si ushqim dhe druri është ndër
më të bukurit për rimeso gjithashtu dhe rrënjët e tij përdoren për rimeso.

22
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Lulet Gjethëzimi


Alnus glutinosa L- Vërriu i zi
Familja Betulaceae
• Lartësia arrin 20-25 m dhe ka rrënjëzim sipërfaqesor – boshtor. Rrënjëzat
formojnë disa gunga ngjyrë portokalli ku jetojnë baktere azot fiksuese.
Kërcelli i drejtë deri në majë, lëvorja e lëmuar, e shndritëshme, kurora e
dendur. Bisqet të epshëm të hollë, në majë me qoshe. Gjethet të thjeshta,
të këmbyera, vezake të përmbysura ose afërsisht të rrumbullakëta 4-10
cm, pykore në bazë, të gjelbra të shndritëshme, me një bishtak 2-3cm.
Bimë monoike me lule me levare, mashkulloret në vile, cilindrike 6-12 cm
Frutat Fruti i pjekur Forma nga 3-5 sëbashku, femëroret vezake gjatore 1-5 cm, në pjekuri
transformohen në boçe vezake elipsoidale. Lulëzon në pranverë. Preferon
tokat me lagështi, buzë përrenjëve.

• Durojnë mjaft mirë ndotjen urbane, përdoret si mbjellje në skemat me


bimësi vendase. Kërkon pak mirëmbajtje. Emrin alnus e ka nga latinishtja
dhe glutinosa i referohet gjetheve ngjitëse. Dallohet për aftësinë e madhe
të ripërtëritjes vegjetative. Klima nuk përbën faktor kufizues për
përhapjen e tij, ndërkohë që është shumë kërkues ndaj faktorëve edafik si
lagëshita e tokës. është i përhapur në të gjithë Evropën, Azinë e Vogël,
Afrikën Veriore. Prodhohet dhe qymyr druri.

Gjethet Lëvorja Bisk Lulet Alnus incana - Vërriu i bardhë


Familja Betulaceae
• Shkurre dhe rrallë si dru 8-10 (20) m e lartë. Lëvorja gjithmonë e
lëmuar dhe e shndritëshme. Bisqet me push, pa qoshe dhe jo
ngjitëse. Sythat me dy mëlluga, pak të larguara nga bisku, me bisht
të shkurtër.
• Gjethet të thjeshta të përkundrejta, me bishtak 3 cm, vezake,
vezake-eliptike, të rrumbullakosura ose pykore në bazë, dyfish të
dhëmbëzuara e të mprehta, sipër të shogëta, poshtë me push hiri.
Lulet në levare si të vërriut të zi. Boçet vezake, me mëlluga të
Frutat Forma Areali drunjëzuara, ngjyrë kafe me flatra të ngushta.
• Sistem rrënjor shumë sipërfaqësor. është bimë monoike. Ka rritje
të shpejtë, përshtatet me klimat e ftohta, vegjeton si lloj pionier.
Kryesisht shtrihet në Evropën qëndrore dhe gadishullin Skandinav.
Tek ne takohet buzë përrenjëve nga 1000 – 1800 m mbi nivelin e
detit. Përmirëson tokat nëpërmjet lëgushës së tij të pasur me azot.
Përdoret për stabilizimin e terreneve të degraduara, shpateve të
pjerrët.

Gjethet Lëvorja Frutat Carpinus betulus - Shkoza e bardhë


Familja Betulaceae
• Arrin lartësi 10-12 m ka kërcell të drejtë, i brinjëzuar me seksion të
çrregullt disa herë të përdredhur. Lëvorja e lëmuar e bardhërreme, kurora
mjaft e dendur. Bisqet të zhvilluar ngjyrë kafe, pushbutë, brrylakë,
gjëndorë. Gjethet të thjeshta, distike (të përkundrejta), vezake ose vezake
eliptike, të gjata 5-10 cm me majë të theptë, me bazë si zemër ose të
rrumbullakosura, buzët dyfish të dhëmbëzuara, njyrë të gjelbër të errët
Lulet Bisk Areali dhe më të celura poshtë, me 10-15 cifte nervaturash të pushëzuara. Lulet
në levare të varur, cilindrikë. Frutat akene të vendosura në bazën e
pështjellëses, rruzullore të gjera, anash të shtypura, të gjelbra të errëta.
është bimë monoike. Ka rrezistencë ndaj ngricave por nuk duron
thatësirën gjatë verës. Preferon toka të thella me lagështi mesatare.
• Origjina e saj është nga Evropa deri në Azi Jugperëndimore. Tek ne
gjendet kudo deri në lartësinë 1500 m mbi nivelin e detit. Në zona urbane
mund të përdoret si pengesë natyrore pasi ajo ruan gjethet e reja në
dimër dhe duket sikur është përherë e blertë. Mund të krasitet fuqishëm
në verë. Përmirëson tokën me masën gjethore të saj.

23
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Farat Carpinus orientalis - Shkoza e zezë


Familja Betulaceae
• Ka një lartësi më të vogël se shkoza e bardhë që nuk i kalon 6 m.
Bisqet i ka shumë të hollë, me push të imët, sythat më të vegjël me
4 qoshe. Gjethet të gjata 2-5 cm dyfish të sharruara imët, me
qerpikë, nga poshtë pushbuta, me bisht të shkurtër, me qime.
Lëvaret frutore, frutat janë akenë me brakte vezake të mprehtë, jo
simetrike të dhëmbëzuara. Lulëzon në mars – maj.

Frutat Bisk Lulet Forma


• Kryesisht lloj i Evropës juglindore, Azinë e Vogël, Kaukaz, Ballkan.
Gjendet deri në lartësitë 1100 – 1200 m mbi nivelin e detit. Ka
rrezistencë ndaj thatësirës, lastarizon shumë prandaj mund të
mbillet në terrenet e degraduara, gëlqerore të thatë duke e
pasuruar tokën me masën gjethore të saj.

Gjethet Lëvorja Ostyrja carpinifolia - Mëlleza


Familja Betulaceae
• Lartësia që arrin është 15-20 m, lëvorja e lëmuar, e kuqërreme,
plasaritet në pllaka në moshën e pjekurisë. Gjethet janë të
thjeshta, të këmbyera, të rënëshme, vezake të thepëta 5-10 cm,
buzët dyfish të sharruara, me bisht të shkurtër, të shndritëshme
nga sipër dhe me 11-17 palë nervaturash të dukshme, zverdhen
në vjeshtë. Lulet në levare të varura, mashkulloret janë cilindrike
në skaje të bisqeve, femëroret janë më të shkurtëra, skajore.
Lulet Frutat Farat Fruti një aken i lëmuar, i mbrojtur nga braktet gjethore, me push,
ngjyrë të bardhë të verdhërreme. Lulëzon në pranverë.

• Në zona urbane mund të mbillet pasi njihet si pemë e fortë që


toleron shumicën e kushteve. Parapëlqen tokat acide. Nuk ka
kërkesa të shumta mirëmbajtje. Tek ne takohet deri në lartësinë
12300 m mbi nivelin e detit, është lloj i krahinave malore
mesdhetare.

Gjethet Lëvorja Forma


Corylus avellana - Lajthia
Familja Betulaceae (Corylaceae)
• Lartësia 4-7 m me degëzim që nga baza. Lëvorja e murrme e kuqerrëme, e
lëmuar dhe e shndritëshme, e paisur me thjerrëza ku më pas ajo plasaritet
në sipërfaqe. Bisqet janë brylakë, në fillim të mbuluar nga një push të
kuqërremë gjëndrorë e më pas nga një ritidom që rripet në formë cipe,
sythat janë vezakë ose rruzullorë me 8 mëlluga me qime. Gjethet të
këmbyera në mënyrë distike , me ndajëgjethëza të rënëshme, me llapë
pothuaj të rrumbullakët deri vezake e përmbysur të gjata 7-13 cm pak
Lulet Fruti asimetrike, buzët dyfish të sharruara çrregullt, ngjyrë të gjelbër sipër dhe
poshtë më të celët dhe me qime. Gjethet kthehen të verdha përpara se të
bien në vjeshtë. Dru monoik, lulet mashkullore janë në levare deri në 12
cm të gjata. Frutat të grupuara në 1-2-4 akene vezakë ose rruzullore, me
perikarp të hollë të lëmuar të drunjëzuar, të mbështjella deri në majë me
një pështjellëse gjethore në formë këmbane

• Dru vendas i Evropës dhe jug pererëndim të Azisë. Përdoren në mbjellje si


dru i peizazhit vendas, kopshteve të egra etj. Preferon toka të lagështa.
Kërkon pak mirëmbajtje, krasitje bëhet në muajt që bima është në gjumë.

24
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Bisku Lulet


Corylus colurna - Lajthia e egër
Familja Betulaceae (Corylaceae)
• Arrin deri 20 m lartësi, kërcell shumë të drejtë shpesh me degëzime
të shumta. Lëvorja me një ritidom të tapëzuar, e hinjtë-
verdhërreme. Bisqet të zhvilluara të shndritshëm, të hinjtë të
verdhërreme, gjëndore dhe me push, sythat vezakë konikë, të
shkurtër. Gjethet 8-12 cm të gjata, të kapura nga një bisht 4 cm në
trajtë zemre, buzët dyfish të sharruara ose me vriguj të vegjël, sipër
Fruti Forma Areali të shogëta, poshtë me push. Lulet levare , ato mashkullore janë të
gjata 10-12 cm me ngjyrë të gështenjtë të zbehtë. Frutat në një
pështjellëse më e gjatë se vetë kokrra 1-2 cm.

• Dru vendas i Evropës juglindore dhe i Azisë jugperëndimore. Mund


të përdoret si dru zbukurues për shkak të formës piramidale të
rregullt, gjithashtu është shumë tolerante ndaj ambjenteve urbane,
mbijeton thatësirave, tokave të varfra dhe nuk shqetësohet nga
sëmundje dhe problem me insektet. Tolerante ndaj shumicës së
tokave, preferon tokat me PH alkalin.

Gjethet Lëvorja Fruti Fagus silvatica - Ahu


Familja Fagaceae
• Lartësia 30-40 m dhe me diametër 1-2 m. Kërcelli i drurit të rritur në masiv
pyjor është më i drejtë më cilindik dhe i pastruar nga degët në pjesën më të
madhe të trungut. Lëvorja e lëmuar, e hollë, ngjyrë gri dhe shpesh me njolla të
mëdha të bardhërreme. Druri ka ngjyrë te bardhë të kuqërreme, me rreze
palcore të dallueshme, kurse rrathët vjetorë pak të dallueshëm, është pa myje,
i rëndë , i fortë, kalbet lehtë në ajër. Bisqet vjetorë janë brrylakë, të murrmë
ose të gjelbërremë-ulliri. Sythat janë karakteristikë boshtakë, me majë me
mëlluga të shumëta të murrme deri të kuqërreme. Gjethet të këmbyera të
distike, vezake ose eliptike 4-10 cm të gjata, me majë të mprehtë dhe me bazë
Lulet Fruti i pjekur Forma
të ngushtuar ose të rrumbullakët, të plota dhe pak të valëzuara, ngjyrë të
gjelbër të errët nga sipër dhe më të çelëta nga poshtë, të qerpikta, të verdha
në vjeshtë. Lulet në levare të shkurtër-rruzullorë, të varur. Fruti aken me tre
qoshe, të murrmë të kuqërreme 1-1,5 cm të gjata, kanë një zhguall ngjyrë
ndryshku, të paisur më zgjatime.
• Origjinën e ka nga Evropa qëndrore & jugore. Preferon toka neutrale. Nuk duron
thatësirat dhe përmbytjet e shpeshta. Kërkon pak mirëmbajtje, krasitja duhet
bërë në fund të korrikut, nqs përdoret si specie dekorative duhet krasitur 2
herë në vit që të sigurohemi që të mbajë gjethëzimin gjatë periudhës së dimrit.

Gjethet Bisku Lulet


Lëvorja Castanea sativa - Gështenja
Familja Fagaceae
• Arrin 10-20 m lartësi dhe rrallë deri 35 m, ka system rrënjor të fuqishëm,
kërcelli i derjtë dhe i trashë. Lëvorja e lëmuar e shndritëshme, e murrme e
kuqërreme, ajo plasaritet pas 20-30 vitesh në shirita të gjatë. Bisqet
vjetorë janë me qoshe, të murrmë të kuqërremë, të shogët. Gjethet të
thjeshta të këmbyera të rënëshmë, me bishtë të shkurtër, me ndajgjethëza
vezake, me llapën eliptike-heshtake 12-20 cm, fundi pykor i
rrumbullakosur, anët me dhëmbë si të sharrës. Dru monoik, lulet
mashkullore të përbëra nga një kupë me 6 vriguj dhe 10-20 thekë, në
Fruti Forma Areali lëvare cilindrike 10-13 cm të verdha. Lulet femërore të gjelbra dhe
ndodhen në fund të lëvareve mashkullore. Fruti aken 2-3 cm i madh dhe
me 2-3 kokrra brenda një kupe sferike, e mbuluar me gjemba të gjatë
shpues.
• Vendi i origjinës është Evropa jugore, Afrika veriore, Azia e vogël dhe
zonat e ulta të Himalajeve. Sativa dmth e kultivuar nga latinishtja.
Shërben si pemë parqesh, bulevardesh. është gjithashtu e përshtatshme
për mjedise nën stress siç janë rrugët urbane. Tek ne gjendet ngë lartësitë
600 – 1200 m mbi nivelin e detit. Tolerante ndaj tokave teksturave të
ndryshme të tokës.

25
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Bisku Lulet


Querqus robur - Rrënja
Familja Fagaceae
• Lartësia që arrin është 30-35 m, ka sistem rrënjor boshtor e rrënjë të
shumta sipërfaqësore, kërcell të drejtë, vetë krasitet mirë. Shtrihet gati ne
gjithë Evropën. Lëvorja ngjyrë të murrme të hinjtë, e fortë dhe me të çara
të thella gjatësore. Bisqet janë me lëvore në ngjyrë ulliri në të murrme.
Gjethet të këmbyera, të thjeshta të rënëshme, vezake të ngushta në bazë
dhe më të gjera në pjesën e sipërme me 5-7 vriguj të rrumbullakosur,
asimetrikë, ngjyra e tyre është e gjelbër dhe të mëdha 10-12 cm. është
bimë monoike, lulet mashkullore janë në levare të varur, lulet femërore
Fruti Forma Areali janë në kallinjë që dalin në sqetullën e gjetheve. Frutat janë lende vezake-
elptike me ngjyrë të murrme ulliri, të grupuara 2-5 dhe mbahen nga një
bisht i gjatë, të mbështjella nga një kupë me mëlluga tjegullore
trekëndore, të ngjitura fort.
• Dru vendas i Evropës, veriu Afrikës, Turqia. Preferon toka me lagështi,
pjellore. është tolerant ndaj tokave gëlqerore. Rritet në klimë të
ndryshme, rrezistent ndaj të ftohtit. Tek ne takohet rrallë në disa zona si
Velipojë, Divjakë etj.

Gjethet Lëvorja Fruti Bisku


Quercus frainetto - Shparthi
Familja Fagaceae
• Ka një lartësi 30-40 m dhe diametër deri 1m. Sistem rrënjor të fuqishëm
dhe i thellë. Kërcell të drejtë, me lëvore të murrme në të zezërreme, të
lëmuar dhe pa plasaritje deri në moshën 10 vjecare më pas shkëputet në
luspa të vogla me ngjyrë të hinjtë të errët. Kurora e gjerë e dendur. Bisqet
e zhvilluar në ngjyrë ulliri, të pushëzuar në nrini më pas të shogët. Gjethet
10-20 cm të këmbyera, të thjeshta, të përqëndruara në majë të biskut, të
Forma Lulet Areali gjëra deri vezake të përmbysura-eliptike dhe me veshëza në bazë, shyte në
majë, pabisht dhe me 7-9 vriguj të thellë, simetrikë afërsisht horizontal,
faqja e poshtme në fillim me push të butë, e hinjtë, e murrme, me 7-9
palë nervatura të dyta. Fruti lende vezake-gjatësore me bisht të shkurtër
ose pa, e mbrojtur me një zhguall gjysmë sferik, me mëlluga karakteristike
vizake-heshtake me qime të dendura.

• Është lloj i krahinave jugore me verë të gjatë e dimër të butë. Ka kërkesa


të pakta ndaj tokës. Preferon toka të shkrifta, acide. Tek ne takohet deri
në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. Areali i tij është në Ballkan dhe Itali.

Gjethet Lëvorja Fruti


Quercus ilex - Ilqja
Familja Fagaceae
• Lartësia arrin 25m, diametri deri 1 m dhe ka sistem rrënjor boshtor. Lëvorja
është shumë e lëmuar, e shndritëshme ngjyrë të hinjtë të murrme. Kërcelli jo
shumë i gjatë dhe i trashë në bazë. Bisqet ngjyrë hiri me push, sythat të
vegjël, të rrumbullakosur, me mëlluga të pakëta me push. Gjethet të
qëndrueshme 2-3 vjet të thjeshta të këmbyera, të lëkurta me bisht të shkurtër
me qime, të paisur me dy ndajgjethe të murrme, vezake të rënëshme. Llapat
janë të gjelbra të shndritëshme sipër dhe të bardha me push poshtë me
nervaturën e mesit të drejtë, shpesh me buzë të dhëmbëzuara. është bimë
Lulet Forma Areali
monoike, lulet mashkullore në levare, me push, me pjalmore të verdha,
femëroret në kallinj. Frutat janë lende deri 4 cm ngjyrë të murrme, të
mbuluara me një pluhurizë të lehtë sipër me shije të hidhur dhe të vetmuara
ose nga dy sëbashku me një bisht.
• Rritet në zonën e Lauretum, sidomos në nënzonën e ftohtë. Përshtatet me
larmishmëri të madhe tokash, tolerues ndaj thatësirës. Ilqja është lloj
gjithmonë i gjelbër me areal në brigjet e Evropës jugore, Afrikë veriore. Tek ne
takohet deri në 1000 m. Tolerant ndaj ndotjes urbane, përdoret si rrethues i
gjelbër.

26
2/24/2016

Lëvorja Fruti
Gjethet Quercus trojana Webb - Bulgëri
Familja Fagaceae
• Lartësia që arrin është 15 m, sistem rrënjor boshtor, ka kurorë të
rrumbullakosur e të hapur. Bisqet ngjyrë gri të mbuluar me një push të
imët pastaj të shogët. Lëvorja e lëmuar ngjyrë gri të hinjtë në rini
pastaj e errët më e ashpër. Sythat vezakë shumë të vegjël. Gjethet të
thjeshta të këmbyera, të lëkurta, të pushëzuara me qime yllore në
fillim pastaj të shogëta në të dy faqet, ngjyrë të gjelbër të errët e të
Lulet Forma Areali shndritshme, me bisht të shkurtër. Llapa ka formë vezake të zgjatur,
pykore ose si zemër në bazë dhe e thepët në majë, buzët të sharruara
çrregullt me 7-14 çifte dhëmbësh majëgjembëzuara ose gati të
halëzuara. Bimë monoike. Fruti lende vezake 2-5 cm, e shogët me bazë
të rrumbullakosur dhe me majë të mëndafshtë dhe me një thumb. Mbi
gjysma e lendes mbulohet nga një kupë. Lulëzon në prill. është lloj
mesdhetar submalor.
• Është i përhapur në pellgun lindor të Mesdheut. Tek ne gjendet në
zonën e dafinës dhe pak atë të gështenjës deri 800 m mbi nivelin e
detit.

Gjethet Fruti
Quercus coccifera - Prralli
Familja Fagaceae
• Arrin deri 2 m lartësi dhe rrallë 4-5 m. Sistem rrënjor mesatarisht të thellë,
mjaft të zhvilluar. Lëvorja është gri e lëmuar me plasaritje të holla
mëllugore në pjesën e poshtme. Bisqet e rinj me push të hollë e më pas
komplet të shogët, gri të hinjtë ose gri të murrmë. Gjethet të
qëndrueshme të thjeshta, të këmbyera, me bisht të shkurtër, me llapën
vezake gjatore, të rrumbullakosura ose si zemër në bazë, me buzë të
dhëmbëzuara, gjembore dhe pak gjirake, me majë të mprehtë, më
Lëvorja Forma Areali nervatura të dukshme nga sipër. Lloj monoik, lulet mashkullore në levarë
të vegjël, me pjalmore të verdha, femëroret po në levare, nga dy ose të
vetmuara. Fruti lende vezake ngjyrë të murrme të çelët, mbështjellë nga
një kupë me bisht në 2-3 e saj. Lulëzon prill – maj dhe frutat piqen në
vjeshtë.

• Shtrihet gati në të gjithë Mesdheun. Rrëzistent ndaj të ftohtit, lloji me


periudhën e më të gjatë të pushimit vegjetativ, që e bën atë të
përshtatshëm të shtrihet në zona dhe më të ftohta. Tek ne deri në
lartësinë 900 \ 1000 m mbi nivelin e detit. Përdoret dhe si bimë
dekorative. Rritet gati në çdo lloj toke.

Gjethet Lulet
Quercus cerris - Qarri
Familja Fagaceae
• Lartësia deri 35 m, rritet shpejt, ka sistem rrënjor shumë të zhvilluar. Lëvore
e lëmuar e fortë e rrudhosur. Bisqet janë me qoshe pak a shumë me qime,
me thjerrëza të bardhërreme. Sythat janë të vegjël, vezakë, me push.
Gjethet të thjeshta, në formë të ndryshme, kryesisht vezake të përmbysura
të zgjatura 5x15 cm, disa herë në formë zemre në bazë, me 4-7 palë vriguj
trekëndorë, të plotë ose të dhëmbëzuar që përfundojnë me një thumb të
shkurtër, me majë të mprehtë, kanë bisht të gjatë deri 2,5 cm, të shogëta, të
errëta. Bimë monoike, lulet mashkullore në levare, cilindrike, të varur,
femëroret të vetmuara ose në grupe. Fruti lende pa majë 3x1,2 cm, e
Fruti Forma murrme, e kuqërreme, me vija të holla gjatësore, e pushëzuar në majë dhe e
shogët në pjesën tjeter, me njolla të mëdha, e mbrojtur më tepër se gjysma
nga një zhguall me mëlluga vizake. Lulëzon në verë, bimë dritëdashëse.

• Vendase e juglindjes së Evropës dhe jugperëndim të Azisë, natyralizuar gati


në gjithë Evropën. Mund të mbillet në zona urbane si specie me zhvillim të
madh. Qarri preferon toka me lagështi, pjellore, tolerant ndaj tokave
Areali gëlqerore. Kërkon pak mirëmbajtje. Tek ne takohet deri 1200 m mbi nivelin
e detit.

27
2/24/2016

Gjethet Lëvorja
Quercus macrolepis - Valanidhi
Familja Fagaceae
• Arrin lartësi 15-20 m, kërcellin e ka të shkurtër e të trashë, i drejtë.
Lëvorja e murrme e errët pastaj bëhet e ngjeshur dhe plasaritet.
Bisqet të verdhërremë ose të bardhërremë me push të hollë kafe.
Gjethet të këmbyera të thjeshta, të lëkurta vezake-heshtake 6-10x3-
7 cm, të vrigulluara ose të dhëmbëzuara shumë, e bazë në formë
zemre, me qime të dendura në të dy faqet në fillim pastaj vetëm
Fruti Forma Lulet poshtë. është bimë monoike, lulet mashkullore në levare, femëroret
me bisht të shkurtër. Frutat lende të vetmuara ose të grupuara,
shumë të mëdha, me thumb, mbrohet nga një kupë,gati pa bisht,
me mëlluga të gjera. është lloj heliofil dhe kserofil.

• I përhapur vetëm në Mesdheun lindor, Ballkan, Azinë e vogël, Itali.


Rritet tek ne deri në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit.

Fruti Gjethet
Quercus pubescens - Bungëbuta
Familja Fagaceae
• Arrin lartësi 15-20 m, ka sistem rrënjor të fuqishëm, me zhvillim të
qartë të boshtit kryesor. Lëvorja gri e murrme e ngjeshur. Bisqet me
push të butë si kadife, ngjyrë të hinjtë. Gjethet të këmbyera të
thjeshta, vezake të zgjatura 5-8 cm, me bisht të gjatë, e buzë të
vrigulluara, me 4-7 palë vriguj të plotë ose me dhëmbëzim të
Forma Areali mprehtë, shyte ne majë, pykore ose si zemrër në bazë. Gjethet bien
vonë në dimër. është bimë monoike, me lule mashkullore në levare
cilindrike 5 – 10 cm, me thekë pjalmore të verdha. Fruti lende
vezake e zgjatur, me vija të errëta, mbrohet nga një kupë me
mëlluga të ngjeshura. Qëndrojnë nga 3-4 sëbashku me një bisht të
shkurtër. Ka rritjen më të ngaldaltë se gjithë dushqet e tjerë. është
lloj termofil, kserofil dhe preferon tokat gëlqerore, shpatet me diell.

• Shtrihet gati në gjithë Evropën jugore dhe shkon deri në Kaukaz. Tek
ne takohet deri në lartësinë 1100 m mbi nivelin e detit.

Gjethet Fruti
Ulmus campestris (Minor) - Vidhi i fushës
Familja Ulmaceae
• Lartësia deri 30-40 m dhe me diametër 2-3 m, me sistem rrënjor
boshtor sipërfaqësor. Kërcelli i drejtë, i vetëkrasitur dhe i trashë në
bazë. Lëvorja e lëmuar, gri e zezërreme, më vonë me të çara të
thella gjatësore. Bisqet njëvjeçarë të hollë. Të shogët ose lehtësisht
me push, të murrme në të kuqërreme. Gjethet të thjeshta, të
këmbyera, të rënëshme, vezake 5-9 cm me buzë dyfish të
Forma dhëmbëzuara, me majë të mprehtë ose të thepët dhe me bazë
Lëvorja
asimetrike, me 7-15 cifte nervaturash të dyta. Lulet të vendosura në
tufa sqetullore, të kuqe të purpurta, hermafrodite. Fruti shojzë me
flatër afërsisht të rrumbullakët, fara e vendosur në mesin e flatrës.

• Kërkon kushte të mira të tokës, të freskta, të thella dhe shumë


pjellore. Ka kërkesa ndaj dritës, nxehtësisë. Tek ne takohet në zona
fushore , buzë ujrave, deri në lartësinë 1500 m mbi nivelin e detit.

28
2/24/2016

Gjethe Gjethe Forma Ulmus glabra Hudson - Vidhi i malit


Familja Ulmaceae
• Lartësia që arrin është 25-30 m, lëvorja e lëmuar deri në moshë
mesatare pastaj plasaritet në formë luspash të tapëzuara hollë.
Bisqet të zhvilluara ngjyrë të murrme- të gjelbërreme ose të
kuqërreme, me push të hollë. Gjethet të rënshme, të thjeshta të
këmbyera, vezake ose eliptike, të gjera 9-15 cm, asimetrike me bazë,
buzë dyfish të dhëmbëzuara, me bisht të shkurtër, me 12-18 cifte
Fruti Lëvorja Lulet nervaturash anësore, shumë të ashpra. Lulet hermafrodite në
lëmshe me ngjyrë të kuqe të purpurt, të ngritura përpjetë. Fruti
shojzë vezake dei rruzullore, me flatër majëngrënë dhe me farën e
vendosur në mesin e saj.
• Më pak kërkues ndaj nxehtësisë dhe tokës se vidhi i fushës. Ka
kërkesa të tokës për lëndë ushqyese, preferon tokat e shkrifta.
Shtrihet gati në të gjithë Evropën duke u ngjitur më tepër në veri
dhe veriperëndim.

Gjethe Lëvorja Fruti Celtis australis L - Caraci


Familja Ulmaceae
• Arrin 18-25m, kërcell të drejtë, shumë i degëzuar. Lëvorja e lëmuar
ngjyrë hiri e mbyllur. Bisqet të murrme të gjelbër, të hollë të
epsheëm, me push, shpesh të varura. Gjethet të thjeshta, të
këmbyera, vezake heshtake, pothuaj distike 4-15 cm, buzë të
sharruara me dhëmbë të imët e të mprehtë, të gjelbra të errëta
sipër dhe poshtë me push të butë, me tre nervatura kryesore, me
bisht të shkurtër, asmietrike. Lulet të vogla të gjelbra, sqetullore të
Forma vetmuara, me pjalmore të verdha, hermafrodite ose poligame. Fruti
Lulet
bërthokël vezake ose rruzullore, me bisht më të gjatë se ai i gjethes,
i shogët, i ëmbël, i ngrënshëm, kur piqet merr ngjyrë të murrme të
zezë, në fillim i gjelbër.
• Është lloj termofil, , preferon toka pjellore por dhe tokat ranore.
Është lloj mesdhetar me areal Evropën Jugore, Azinë Perëndimore
dhe i kultivuar në Evropën Qëndrore. Tek ne gjendet deri në
lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit.

Gjethet Lëvorja Fruti/ farat


Morus alba - Mani i bardhë
Familja Moraceae
• Lartësia që arrin është 15-20 m. Ka kërcell të drejtë, është i degëzuar
dhe i çrregullt. Lëvorja është e murrme në të hinjtë me plasaritjë
gjatësore. Bisqet të zhvilluara, të murrmë në të hinjtë, të shogët dhe
me pak push. Gjethet të këmbyera, vezake ose elipltike, të plota ose
me 3 – 5 vriguj, asimetrike, buzë të dhëmbëzuara çrregullt. është
bimë monoike ose dioike me lule mashkullore në levare cilindrike,
femëroret afërsisht të rrumbullakta. Frutat janë vezake të
rrumbullakosur, të gjatë, mishtakë, të bardhë dhe kur piqen bëhen
Lulet Forma Bisk Areali
të kuqërremtë, me bisht të gjatë sa fruti, të ngrënshëm.

• Preferon terrene të freskëta, eviton tokat argjilore dhe ato me


lagështi të qëndrueshme. Me origjinë është nga Kina dhe Japonia,
në Evropë është futur rreth shek. VI. Në vendit tonë gjendet gati
kudo. Druri i tij mund të përdoret në zdrukthari. Druri manit të
bardhë parqet rëndësi dhe për kultivimin e krimbit të mëndafshit.

29
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Frutat Morus nigra - Mani i zi


Familja Moraceae
• Lartësia që arrin është 15(25) m, me i fortë dhe me kurorë më të
dendur se mani i bardhë, dru gjethe rënës. Ka kurorë të gjelbër,
bisqet i ka me push. Gjethet zakonisht të pavrigulluara, me buzë të
ndara thellë në mënyrë të çrregullt, llapa e gjethes është më e
madhe, në bazë është si zemër dhe me majë të mprehtë ose të
thepët, me push ose e shogët sipër, me qime pushbutë poshtë.
Lulet Forma Areali Zakonisht është bimë dioike, frutat më të mëdhenj dhe kanë ngjyrë
të kuqe të errët deri në të zezë, të athët.

• Origjina është nga Azia e Vogël por i përhapur shumë në Evropë. Tek
ne takohet gati kudo. Fruti i tij mund të përdoret dhe për prodhim
rakie. Kërkon pak mirëmbajtje, rritet shpejt, duron thatësirën por
kujdes duhet sepse frutat që bien bëjnë shumë pis. Duron gati çdo
lloj kushti toke

Gjethet Lëvorja Lulet Viscum album L - Vjezhdulla e bardhë


Familja - Santalaceae (Viscaceae)
• Shkurre që paraziton mbi drurët pyjorë, përherë i gjelbër. Kërcell me
degëzim dikotomik, bisqet i ka të gjelbërreme që shkeputen kollaj.
Gjethet i ka të qëndrueshme, të përkundrejta, vezake të
përmbysura 2-4 cm, të plota, të shogeta, pa bisht, të gjelbërreme të
murrme. Lulet i ka të grupuara me nga tre në majë të degëve, të
Frutat Forma Areali verdh/jeshile. është bimë dioike, futat janë rrushqe të rremë të
bardhë dhe rruzullorë që piqen në dhjetor dhe mbeten në bisk deri
në pranverë, frutat përmbajnë një lëndë ngjitëse. Gjithë pjesët e
bimës janë helmuese nëse gëlltiten.

• Bima fiksohet mbas trungut të bimës strehuese dhe thith lëndën


ushqyese minerale. Është lloj i përhapur në Evropë Qëndrore,
Jugore dhe Azi. Ajo paraqet interes dhe në mjeksi, ku kuron
hipertensionin.

Gjethet Lëvorja Forma Loranthus europaeus - Evulla


Familja - Santalaceae (Viscaceae)
• Evulla është një gjini e një bime parazitare që rritet në degët e
pemëve. Degët e reja i ka me ngjyrë të murrme dhe me vendosje
dikotomike. Gjethet i ka të rënëshme, vezake të përmbysura 2-4 cm
me buzë të plota ose lehtësisht gjirake, të gjelbra të errëta me bisht
të shkurtër. është bimë dioike me lule të vendosura në lulesa në
Lulet Areali formë kalliri. Frutat i ka rrushqe që janë rruzullore të rreme dhe me
ngjyrë të verdhë, piqen në tetor.

• Farat shpërndahen me anë të shpendëve. është e përhapur në


Evropën Jugore kryesisht në pyjet e dushqeve. Tek ne paraziton por
aq shpesh sa vjezhdulla.

30
2/24/2016

Gjethet Forma Berberis vulgaris L - Mëlqinja e rëndomtë


Familja - Berberidaceae
• Është një shkurre që arrin lartësi 2-3 m. Degët i ka me kanale dhe
me gjemba të trefishtë të gjatë 1-2 cm. Gjethet i ka të rënëshme,
eliptike deri vezake të përmbysura, të gjata 2-4 cm, të
dhëmbëzuara, sipër me ngjyrë të gjelbër të errët, poshtë të zbehta
ose ngjyrë të hinjta. Lulet të verdha të shkëlqyeshme, në vile të
varura, me aromë mjalti. Lulëzon në maj-qershor. Frutat janë
Areali rrushqe elipsoidale me ngjyrë të kuqe të shkëlqyeshme ose të
Frutat purpurt, me dy bërthama.

• Është lloj i klimës malore, mjaft rrezistent ndaj ngricave,


dritëdashës, preferon tokat gëlqerore. Tek ne takohet në malet e
Shqipërisë së Veriut e të Mesme. Lëvorja, frutat dhe gjethet
përdoren në mjekësi për kurim të sëmundjeve të ndryshme. Mund
të përdoret si lloj dekorativ në parqe e lulishte për shkak të ngjyrës
së bukur të gjetheve në vjeshtë dhe frutave.

Gjethet Frutat
Degë me gjemba Magnolia grandiflora L - Manjola
Familja - Magnoliaceae
• Dru përherë i gjelbër me kurorë gati konike dhe që hapet pas rritjes.
Arrin lartësi deri 30 m dhe ka kërcell të drejtë me kurorë të gjerë
piramidale, me lëvore të lëmuar. Bisqet i ka të trashë e me ngjyrë
ndryshku. Gjethet 12-25 cm të trasha të lëkurta me ngjyrë të gjelbër
të errët dhe pa push. Nga poshtë gjethet janë me push e me ngjyrë
Lulet Forma Areali ndryshku e në disa raste nuk ka. Lulet i ka të mëdha dhe me kurorë
të gjerë, të gjata deri në 25 cm, me petale të trasha e ngjyrë të
bardha e me erë të këndëshme. Fruti është boçe që arrin 12x16 cm.

• Origjina e saj është nga pjesa jugore e Amerikës së Veriut. Si dru


dekorues mund të përdoret në zona urbane për bukurinë që ka dhe
për nevojnë për përkujdesje të pakët. Mund të përdoret dhe si
zbukurues muresh pasi ngjitet por ka nevojë për litarë dhë
mbështetës të tjerë.

Gjethet Lëvorja Frutat Forma


Magnolia denudate Desr- Manjola kineze
Familja - Magnoliaceae
• Arrin lartësi deri 10 m. Preferon vende në diell dhe lulëzon në mes të
pranverës. Dru gjetherënës ose si shkurre në përgjithësi. Gjethet e pjekura
janë të lëmuara nga sipër dhe me qime nga poshtë, të gjata deri në 15 cm
dhe bisht deri në 3 cm. Lulet të gjata deri 15 cm, me 9 petla të bardha,
çelin para gjethëzimit, shumë aromatike. Lëvorja është gjithashtu e
lëmuar. Fruti është një “boçe” kafe deri në 12 cm.
Lulet Forma
• Prejardhjen e ka nga Kina Qëndrore dhe Lindore. Mbillej në kopshtet
budiste që në vitin 600 para Krishit dhe në Evropë ka ardhur rreth viteve
1745 – 1820. Emrin manjola e ka marrë për nder të botanistit francez
Pierre Magnol dhe denudata dmth zhvesh prej luleve që dalin nga sythat
lulorë. Nga ana dekorative ka shumë vlera si shkurre ose dru i vogël që
lulëzon në pranverë. Duhet pak kujdes ndaj erërave të forta dhe ngricave.
Preferon toka të pasura me humus dhe nuk duron kushtet e thatësirës.

31
2/24/2016

Lulet Frutat Liriodendron tulipifera L – Liriodendri (Tulipan)


Familja Magnoliace
• Në vendin e origjinës arrin deri 50 m lartësi. Lëvorja me
ngjyrë të hinjtë. Gjethet janë të rënëshme, me 2-4 vriguj,
7-15 cm të gjata, nga sipër të lëmuara, në vjeshtë marrin
ngjyrë të verdhë ari të ndezur. Lulet janë dyseksore, 5 cm
Gjethet SYTH LULOR Forma të gjata, shumë të bukura por jo aromatike. Fruti është
aken të grumbulluara në frytesa, qëndrojnë në dru gjatë
dimrit.

• Është lloj me rritje të shpejtë. E gjejmë në zonën e


Gështenjës. Prejardhjen e ka nga Amerika e Veriut, tek ne
gjendet për arsye dekorative. Toleron mjaft mirë ndotjen
urbane.

Gjethet LEVORJA Lulet


Laurus nobilis L - Dafina
Familja - Lauraceae
• Arrin lartësi deri 18 m dhe trashësi të trungut deri 50 cm,
normalisht rritet në trajtë shkurreje. Degët i ka të holla të shogëta
që formojnë një kurorë piramidale. Lëvorja në fillim është e gjelbër
pastaj me ngjyrë gri. Gjethet janë të qëndrueshme të thjeshta
heshtake të zgjatura, të mprehta ose të thepëta në majë dhe pykore
FRUTI FORMA në bazë, me ngjyrë të gjelbër të errët, të shkëlqyeshme sipër dhe të
çelëta poshtë, të lëkurta, të lëmuara dhe shumë aromatike. është
bimë dioike ku lulet janë si lulesa në formë ombrelle sqetullore nga
4-6 sëbashku dhe me ngjyrë të bardhë të në të verdhë. Lulet
mashkullore me 8 – 12 thekë në qerthuj dhe femëroret me krekëza.
Fruti bërthokël vezake i gjelbër dhe kur piqet bëhet i zi, piqet në
tetor – nëntor. Dafina është lloji tipik i klimës mesdhetare.
• Është shumë e qëndrueshme ndaj thatësirës. Është lloj dritëdashës
por rritet dhe në hije, ka jetëgjatësi të shkurtër. Ka përdorim të gjërë
në farmaceutikë, parfumeri, gastronomi. Çmohet shumë dhe si lloj
dekorativ për vlerat që ka dhe format që merr me anë të qethjes.

Gjethet Lëvorja Platanus orientalis L - Rrapi


Familja - Platanaceae
• Lartësia që arrin është 40-50 m i lartë dhe 3-4 m i gjërë, jeton
shumë, gjethe rënëse, rrënjëzim të fuqishëm. Lëvorja në rini është e
lëmuar e hinjtë, te drurët e rritur lëvorja është ngjyrë e hinjtë e
bardhërreme lara lara dhe shkëputet si pllaka në degët e kurorës.
Bisqet me qime të shumta. Gjethet janë të vrigulluara, të gjata 12-
20 cm të gjata. është lloj monoik, lulesat janë si kaptinëza rruzullore
me bisht të gjatë. Frutat janë akene të bashkuara në formës e një
Frutat Lulet Areali kokrre të rrumbullakët me bisht të gjatë.

• Është me origjinë nga Evropa Jugore, dhe Jug - perëndimi i Azisë. Si


dru i ambjenteve urbane përdoret shumë prej përmasave të mëdha
që arrin. Njëherë që instalohet duron mjaft mirë thatësirën apo dhe
ndotjen urbane, gazrat. Një problem është kur gjethet lëshojnë
pushin e tyre, krijojnë alergji apo dhe rrënjët anësore që lëshon.
Rrapi është pak kërkues ndaj tokave por preferon toka me lagështi.

32
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Frutat


Platanus occidentalis L - Rrapi
Familja - Platanaceae
• Është dru i përmasave të mëdha, gjethe rënës. Gjethet i ka të
alternuara, të thjeshta, me 3- 5 lobe, bisqe të shogët, të
kuqërremtë. është dru monoik, si lulet femërore dhe maskullore
janë të vogla në tufëza. Fruti është aken sferik që piqet në nëntor,
me një bisht të gjatë. Lëvorja është e hollë, kafe në jeshile që rripet
Lulet Forma në copa.
Rrënjët

• Është dru masiv me përmasa të mëdha, duron thatësirën. Rrapi i


perëndimit është mjaft i përshtatshëm për zonat urbane, rrugë,
parqe etj pasi duron mjaft mirë ndotjen urbane, krijon hijëzim të
dendur. Kujdes duhet treguar në distancat e mbjelljes pasi rrënjët
e tij janë të fuqishme sidomos ato anësore. Krahasuar me rrapin e
lindjes ka të mirë se gjethet nuk kanë push. Vendi i origjinës është
Amerika e Veriut, është sjellë në Evropë rreth shek. XVII.

Gjethet Lëvorja Bisku Pittosporum tobira - Pitospora


Familja - Pittosporaceae
• Shkurre ose dru me lartësi 6-8 m, lulëzon herët në pranverë. Gjethet
të qëndrueshme, të lëkurta, vezake të përmbysura me gjatësi 5-9
cm, me majë të cungët, përfundojnë me një bisht të shkurtër dhe
kanë ngjyrë të gjelbër të errët, të shkëlqyeshme. Lulet janë
dyseksore, të bardha-të verdha, me vastakë të dendur, me erë si të
portokallit. Frutat janë kapsula, të brinjëzuara me qime të dendura,
farat i ka me shumë rrëshirë.
Frutat Lulet Forma • Shkurre vendase e Japonisë, përdoret shumë si shkurre dekorative
nga bukuria dhe aroma e këndëshme që lëshon, pranon mjaft mirë
krasitjen. Shërben shumë mirë si bimë dekoruese e kopshteve,
shtëpive etj. është mjaft tolerante ndaj thatësirës, kushteve të tokës
por jo ndaj të ftohtit të madh. Nuk kërkon shumë vëmëndje, nqs do
ndërhyjmë me krasitje, bëhet në mes të pranverës.

Gjethet Lëvorja
Rubus idaeus L- Miedra
Familja - Rosaceae
• Shkurre në formë tufe, me kërcej të shumtë të ngritur përpjetë.
Bisqet janë brrylakë me vija të gjelbra të hinjta, me gjemba të
dendur, të vendosur shpesh vetëm në bazë. Gjethet të këmbyera,
të përbëra tekpendore, me 5-7 gjethëza në kërcenjt njëvjeçarë
dhe 3 gjethëza në ato dy vjeçarë. Gjethet janë vezake, dyfish të
sharruara, të shogëta, të gjelbra nga sipër dhe të bardha me push
Farat Frutat Lulet nga poshtë. Lulet janë të bardha të vogla, me thekë dhe karpela
të shumta, në vile. Fruti është bërthokël e shumfishtë, rruzullore,
lehtësisht e shkëputshme, në pjekuri merr ngjyrë të kuqe të errët,
është i lëngshëm, i ëmbël dhe aromatik.

• Miedra është e përhapur në Evropë dhe Azi sidomos në krahinat


me klimë të ftohtë zakonisht nën çeltira, është dritë dashës. Fruti
përdoret në ëmbëlsira etj.

33
2/24/2016

Gjethet Forma
Rubus ulmifolius Schott. - Manaferra
Familja - Rosaceae
• Është shkurre 2-3 m lartësi, rrënjët përhapen shpejt. Bisqe me
kënde, me gjemba me një shtresë të hollë pluhurizë. Gjethet të
përbëra nga 3-5 gjethëza te shogët të gjelbërremë të shndritshme
nga sipër, të bardhërreme nga poshtë, buzë të dhëmbëzuara lehtë.
Lulet të bardhërreme deri trëndafili, hemafrodite, në melthe dhe
Lulet Fruti Areali me push të imët. Fruti është një bëthokël e shumëfishtë, e
ngënëshme, me ngjyrë të zezë. Piqet në gusht – shtator.

• Preferon klimë të ngrohtë, nuk ka kërkesa ndaj tokës duke u


përhapur gati kudo në të gjithë Evropën. Fruti i tij përdoret për
reçelëra, liker, alkol, embëlsira etj. Në zonat urbane mund të mbillet
si pjesë e skemave natyrale por që duhet kujdes pasi shtohet shumë
shpejt, duke prerë rrënjët që rriten së tepërmi.

Gjethet Gjethet Fruti


Rosa canina L - Trëndafili i qenit
Familja - Rosaceae
• Shkurre me lartësi 2-3 m me degë me gjemba të fuqishëm, me majë
të përkulur, të shtypur anash e me bazë shumë të gjerë. Gjethet të
këmbyera, të përbëra tekpendore dhe me ndajgjethëza, ka rreth 7
gjethëza, vezake ose eliptike të gjata 2-4 cm, me buzë njëfish të
sharruara disa herë dyfish të sharruara. Lulet janë skajore 1-3
sëbashku, me 5 petal ngjyrë trëndafili ose të bardha. Fruti i
Lulet Forma Areali shumëfishtë, i formuar nga një pjesë mishtake elipsoidale, e
kuqërreme, që ka brenda akene të shumtë me qime. Piqet gusht-
shtator
• Vendase e Afrikës Veri-Perëndimore, Azisë Perëndimore dhe e
Evropës. Përdorej përpara për të kuruar kafshimin e qenit të
tërbuar. Përdoet akoma sot në mjeksi për kurim veshkash etj. Fruti i
tij është i pasur me shumë vitaminë C,D,P etj. Mund të përdoret dhe
si stabilizues toke për përmirësim terrenesh.

Gjethet Kërcelli Fruti Rosa pendulina L - Trëndafili i alpeve


Familja - Rosaceae
• Shkurre deri 1 m lartësi, me kërcell të hollë të gjatë, zakonisht pa
gjemba, gjetherënëse. Gjethet i ka të përbëra, të gjata 2-7 cm,
dyfish apo trefish të sharruara, me dhëmbë të mprehtë gjëndorë.
Po kështu bishti dhe nervatura kryesore janë me gjendra. Lulet janë
të veçuara të mëdha deri në 5 cm, ngjyrë trëndafili të purpurt ose
vjollcë, me nënpetla të pandara, të qëndrueshme. Fruti ellipsoidal 2
cm me ngjyrë të kuqe të shkëlqyer dhe zakonisht i varur.
Lulet Forma Areali

• Takohet në Evropën Jugore, Qëndrore dhe Ballkan. Preferon toka


lehtësisht acide dhe të pasura me azot. Kultivohet në grupe të
vegjël përshkak të luleve të bukura që bën, duron hijëzimin. Vlerë të
madhe ka fruti që përmban 9 % vitamin C në vend të 1 % që
përmban Rosa canina.

34
2/24/2016

Gjethet Lulet Pyrus pyraster L. Burgsd. – Dardha e egër


Familja Rosaceae
• Dru mesatar, deri 15 m lartësi, disa herë si shkurre. Lëvorja me
ngjyrë të mbyllur, me të çara jo të thella. Gjethet të këmbyera, të
thjeshta, me bisht gati sa gjethja, me buzë të dhëmbëzuara imët,
me majë të mprehtë, në fillim me push pastaj të shogët. Lulet janë
hermafrodite, në vastakë, të ngritur përpjetë. Lulëzon prill-maj.
Fruti është kokërr me tul, të ngënshëm që piqet tetor – nëntor.
Fruti Areali

• Ka pak kërkesa ndaj tokës, i rreziston thatësirës. Origjinën e ka nga


Evropa dhe Azia. Tek ne takohet deri në lartësitë 1500 m mbi nivelin
e detit. Ky dru mund të përdoret dhe për stabilizimin e terreneve të
eroduara.

Lulet Fruti
Pyrus amygdaliformis Vill. - Gorrica
Familja Rosaceae
• Dru ose shkurre që arrin deri 8 m ose shkurre. Lëvorja e murrme
dhe e çarë. Bisqet të murrmë. Gjethet vezake ose eliptike, me push,
ngjyrë të gjelbërreme në të hinjtë, me majë të mprehtë, të gjata 3-7
cm, me bisht. Lulet të bardha, me petla të vogla, me pjalmore të
kuqe në manushaqe, çelin fund marsi deri fund maji. Fruti kokërr e
Gjethet Forma Areali
rrumbullakët deri 4 cm që quhet gorricë, e gjelbër me bisht të
shkurtër, piqet në tetor, e ngënëshme.

• Kërkon klimë të butë,shumë rrezistent, rritet ngadalë.

Gjethet Lulet Lëvorja


Malus sylvestris Mill - Molla e egër
Familja Rosaceae
• Lartësia 6-10 m, herë si shkurre, ka kërcell të shkurtër dhe degëzim
jo të rregullt, lëvorja e murrme e zezërreme, në pllaka. Bisqet i ka të
murrmë të kuqërremë, shpesh gjëmborë, me majë, me qime në
fillim, pastaj të shogët. Gjethet të këmbyera eliptike ose gati të
rrumbullakta, të gjata 3,5 x 2,5 cm, me bisht 1-2 cm, me buzë të
sharruara imët ose të sharruara ura ura, me nervatura shumë të
Fruti Forma Areali
dukshme. Lulet hermafrodite, të bardha ose trendafili, në vastakë
ombrellorë, të ngritura përpjetë. Fruti mishtak, rruzullor i vogël, me
shije të athët, piqet shtator - nëntor.

• Me origjinë Evropiane dhe takohet deri afër rrethit polar. Takohet


deri në lartësitë 1600 m mbi nivelin e detit. Fruti përdoret për të
nxjerrë raki ose uthull.

35
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Forma Sorbus aucuparia L - Vadhja e egër


Familja Rosaceae
• Lartësia që arrin është 15- 20 m por gjendet dhe si shkurre, lëvorja e
lëmuar, e shndritshme. Bisqet i ka ngjyrë hiri, me push pastaj të
murrmë, të kuqërremtë, të shogët. Sythi skajor është karakteristik,
1-2 cm i gjatë, me majë të përkulur e mëlluga të zezërreme, me
qime. Gjethet të përbëra, tekpendore, të gjata 10 (16) cm, me 9-17
gjethëza 4-5 cm, gjatore- heshtake, me buzë të sharruara mprehtë,
pa bisht dhe në vjeshtë marrin ngjyrë të kuqe të errët me efekt
dekorativ. Lulet janë hemafrodite, të bardha, në vastakë skajorë, të
Fruti Lulet Areali ngritur përpjetë. Frutat janë mishtake vezake ose rruzullore, me
ngjyrë të kuqe dhe rrallë të verdhë, piqen në gusht – shtator,
qëndrojnë në pemë deri vonë në dimër, i pangrënshëm.

• Ka pak kërkesa ndaj tokës, rritet mirë në klimë malore e


kontinentale. është përhapur gjërësisht në Evropë, tek ne takohet
deri në 1800 m mbi nivelin e detit. Ka veti dekorative të mira.

Gjethet Bisku Lëvorja


Sorbus torminalis L - Vadheviçja
Familja Rosaceae
• Arrin lartësi 20-25 m por shpesh gjendet si shkurre. Ka lëvore të
lëmuar deri në moshën 20 vjeçare pastaj trashet dhe me mëlluga.
Kurora është e gjerë dhe hijëzon mirë. Bisqet e zhvilluar pak si me
kënde, me ngjyrë të murrme- gri të shndritëshme. Sythat vezake-
rruzullore, të shtypura, të gjelbërreme. Gjethet të thjeshta, të
këmbyera, me bisht 2-5 cm, me ndajgjethëza vizake, të gjata, me
llapë vezake dhe të vrigulluara 7-12 cm të gjata, me 3-4 cifte
Fruti Lulet Gjethet Areali vrigujsh, marrin ngjyrë të kuqe në vjeshtë. Lulet hemafrodite, në
vastakë, të bardha, me pjalmore të verdha. Fruti kokërr, elipsoidale
ose vezake, e madhe, e verdhë, e kuqërreme, me pikla të
bardhërreme, e fortë, e pangrënshme prej qelizave të drunjëta.
• Origjina është nga Evropa, Azia e Vogël, Afrika Veriore. Tek ne
takohet dendur. Ka vlera të mëdha dekorative, për masën gjethore
dhe frutat.

Gjethet Lëvorja Fruti


Sorbus aria L – Vadheviçja e bardhë
Familja - Rosaceae
• Shkurre ose dru, kurorë vezake të dendur. Lëvorja gri e zezërreme
me njolla të bardha. Gjethet të thjeshta, të këmbyera, me llapë
vezake-eliptike, me buzë dyfish të sharruara dhe pak të vrigulluara,
të shogëta, nga poshtë me push të bardhë. Lulet janë hermafrodite,
në vastakë, të ngritur përpjetë, të bardha, çelin në maj – qershor.
Fruti kokërr rrumbullake, ngjyrë trëndafili-portokalli deri të kuqe,
Forma Areali Lulet me tul të verdhë, i ëmbël, i ngrënshëm, piqet shtator- tetor.

• Është lloj Evropian, zakonisht gjendet në shpate gëlqerorë të


diellëzuara mirë. Ka rëndësi të madhe si bimë zbukuruese nga më të
mirat pasi mund të përhapet dhe në zonat fushore.

36
2/24/2016

Gjethet Fruti Fruti


Sorbus domestica (L) – Vadhja e butë
Familja - Rosaceae
• Arrin lartësi deri 13 m, lëvoren e ka me mëlluga të ngjashme me
dardhën e egër. Bisqet me ngjyrë ulliri të murrmë, në fillim me push
pastaj të shogët. Gethet të këmbyera, të përbëra tek pendore, rreth
20 cm të gjata, me 11 – 21 gjethëza, të rrumbullakosura në bazë, me
buzë të plota afër bishtit dhe të dhëmbëzuara pjesa tjetër, me
nghyrë të gjelbër. Lulet janë hermaphrodite, të bardha, në vastakë.
Lulet Forma Areali
Lulëzon në maj, fruit kokërr rrumbullakë, 2-4 cm, nghyra e verdhë-
kuqërremtë, me pika, i ëmbël, piqet në shtator.

• Rritet në klima të buta, të ngrohta, zhvillohet mirë në toka pjellore,


lehtësisht acide. Jeton 400 – 500 vjet. është i përhapur në mënyrë
natyrore në Evropë, Azi e Vogël dhe Afrikë e Veriut, gati kudo në
zonën e dafinës e të gështenjës. Mund të përdoret i dru frutor dhe
zbukurues njëkohësisht.

Gjethet Lëvorja Lulet


Pyracantha coccinea (Roem) – Ushinthi
Familja Rosaceae
• Shkurre përherë e gjelbër deri në 2- 3 m. Bisqet i ka me gjemba.
Gjethet të qëndrueshme, eliptike deri heshtake, 2-4 cm të gjata, me
buzë të dhëmbëzuara imët, ngjyra e gjelbër. Lulet janë të bardha, në
vastakë, çelin në qershor. Frutat janë rruzullorë, ngjyrë të kuqe,
piqen në tetor.
Fruti Forma Areali
• Është lloj që kërkon klimë të ngrohtë mesdhetare, toka të thella, të
freskëta dhe vende të hijëzuara. Origjinën e ka nga Evropa Jugore,
Turqia, Kaukazi etj. Tek ne gjendet gati kudo në zonën e dafinës dhe
atë të gështenjës. Për nga bukuria mund të themi se është ndër
shkurret më të bukura për shkak të frutave që ka të cilat qëndrojnë
deri në dimër. Pranon shumë të krasitet sipas formave që duam.

Bisku Forma
Gjethet Crataegus monogyna Jacq. - Murrizi një bërthamësh
Familja - Rosaceae
• Është shkurre deri 8 m, ka kërcell të çrregult, lëvore mëllugore, me
ngjyrë të hinjtë të murrme. Bisqet i ka të shogët, të murrmë, të
kuqërremtë, me gjemba. Sythat janë rruzullorë, të kuqërremtë.
Fruti Gjethet të këmbyera, rombike-vezake, me buzë të vrigulluara thellë,
me 3-7 vriguj të çrregullt, të sharruara në majë dhe me ngjyrë të
gjelbër. Lulet të plota, të bardha dhe janë në vastakë. Fruti
Fruti Areali bërthokël, i kuq, vezak ose sferik, përmban vetëm një farë të fortë.

• Është lloj me amplitudë të gjerë ekologjike, pëlqen vendet e nxehta,


rrezistent ndaj thatësirës. është i përhapur kudo në Evropë. Lulet e
murrizit përdoren në farmaceutikë. Frutat e tij mund të
konsumohen të freskëta ose si çaj. Mund të përdoret mjaft mirë si
mur i gjelbër rrethues.

37
2/24/2016

Gjethet Fruti Bisku


Crataegus orientalis (Pall) - Murrizi i butë
Familja - Rosaceae
• Shkurre që mund të arrijë 6-7 m, bisqet i ka të transformuar në
gjemba dhe me push. Gjethet të gjata 5 cm, me vriguj të çarë thellë,
poshtë me push me ngjyrë hiri. Lulet 1,5 cm, të dendura shumë, të
grupuara në melthe ose vastakë, me push të argjendë. Fruti kokërr
e rrumbullakët ngjyrë të kuqërreme, me qimëza, 3-5 bërthamëza,
Lulet Forma Areali
piqet në shtator.

• Tek ne takohet gati kudo në zonën e dafinës, zonën e gështenjës


dhe rrallë në zonën e ahut. Ka të njëjtat përdorime sikurse dhe
murrizat e tjerë. Shkurre e zonës së Mesdheut, Turqisë, Kaukazit.

Gjethet Lëvorja Lulet


Crataegus pentagyna W et K. - Murrizi pesë
bërthamësh
Familja - Rosaceae

• Është shkurre që nuk i kalon 5 m, me bisqe të hinjtë ose të gjelbër-


të murrmë, me push, jo të shndritshëm. Gjethet me 3-7 vriguj të
thellë deri 2/3 e gjysmës së llapës. Lulet kanë 5 shtyllëza dhe thekë
të kuq, çelin në prill ose maj. Frutat janë elipsoidalë, të zinjë, të
Fruti Forma purport, me pesë fara, piqen në gusht-shtator.

• Tek ne takohet rrallë në skaj të pyjeve fletorë në zonën e Veriut. Për


shkak të gjetheve që marrin ngjyrë ari në vjeshtë dhe të kokrrave të
purpurta vlen të përdoret dhe si dhkurre decorative nëpër parqe.
Bimë vendase e Evropës Jug-Lindore.

Fruti Lulet
Gjethet Prunus sipnosa L – Kulumbria
Familja - Rosaceae
• Shkurre gjembore, shumë e dendur, zakonisht nga 3-5 m lartësi.
Lëvorja në fillim e lëmuar dhe dhe me plasaritje horizontale. Bisqet
janë të rrumbullakët dhe me push, bisqet anësorë përfundojnë me
nje gjemb. Gjethet janë të këmbyera, eliptike ose vezake, 2-4 cm të
gjata, me buzë të sharruara imët. Lulet janë të vetmuara, me bisht,
të bardha, çelin në prill-maj, para gjethëzimit. Frutat janë bërthokla
të ngritura përpjetë, të zeza, të kaltërreme, me shije të athët, piqen
Forma Bisku në shtator dhe mbeten në degë deri në pranverë.

• Është shkurre kserofite, pak kërkuese ndaj tokës, mund të luajë


rolin e species pioniere. është lloj dritëdashës por duron dhe
hijëzimin. është i përhapur në të gjithë Evropën dhe Afrikën Veriore.
Tek ne gjendet deri në lartësin 1500 m mbi nivelin e detit. Si shkurre
mund të përdoret për veshjen e terreneve të degraduara, gjithashtu
dhe për krijimin e gardheve të gjallë.

38
2/24/2016

Gjethet Lulet Fruti


Prunus avium L – Qershia e egër
Familja - Rosaceae
• Arrin lartësinë 20-25 m, ka kërcell të drejtë dhe cilindrik. Lëvorja e lëmuar, me
ngjyrë të murrme-viole deri në të kuqe të murrme e cila ripet në rripa
rrethorë, në pleqëri ka lëvore më të ashpër. Ka kurorë të gjërë, piramidale me
degë të ngritura përpjetë. Gjethet janë të këmbyera, vezake të zgjatura, me
bisht, buzë dyfish të sharruara. Lulet janë hermafrodite, të bardha, në
vastakë, të shtrira ose të varura, dëmtohen nga ngricat e vonëshme. Fruti
Bisku Forma është bërthokël rruzullore, me ngjyrë të kuqe-të errët, me tul të ëmbël, piqet
në maj-qershor.

• Jeton deri 150 vjet dhe ka temperament dritëdashës, duron dhe vendet pak
të hijëzuara por jo filizat e rinj. Areali shtrihet nga perëndimi i Evropës deri në
Azinë perëndimore. Tek ne gjendet në lartësinë 800-1500 m mbi nivelin e
detit. Frutat janë të ngrënshëm, bishtat e frutave përmbajnë hekur dhe mund
të përdoren si çaj. Mund të përdoret dhe për pyllëzime.

Lulet Acacia dealbata Link – Mimoza


Familja Fabaceae (leguminosae)
• Rritet 10-12 m lartësi por në vendin e origjinës rritet deri në 40 m lartësi.
Kurora është rruzullore deri vezake me degë të ngritura përpjetë. Lëvorja
është e murrme deri në të hinjtë të errët. Gjethet janë të qëndrueshme,
ngjyrë të gjelbër-gri, dyfishpendore. Lulet janë të grupuara në kaptinëza
Gjethet të verdha, në vile të mëdha. Fruti është bishtajë e ngushtë 4-10 cm me
ngjyrë gështenje- të murrme. Piqet në korrik-gusht.
Fruti Forma
• Shumohet me fidanë dhe fara. është lloj karakteristik i klimës
subtropikale dhe mesdhetare. Nuk duron temperaturat e ulta dhe
sidomos ngricat. Preferon tokat e lehta dhe pjellore. Origjinën e ka nga
Tasmania dhe Australia. Tek ne fillimisht është përhapur si lloj dekorativ.
Veçori e mimozës është që periudhën e lulëzimit e ka më të herëshme se
llojet e tjera që janë në pushim vegjetativ. Meqë nxjerr shumë pinjolla
përdoret dhe për forcim shpatesh të rrëshqitëshme. Nuk kërkon shumë
përkujdesje.

Gjethet Lulet Lëvorja


Albizia julibrissin Durazz. – Albicia
Familja Fabaceae (leguminosae)
• Rritet në trajtë druri të ulët 8-10 m lartësi. Lëvorja është e lëmuar
me ngjyrë gri të gjelbërt. Kurora në formë ombrelle. Gjethet janë të
rënëshme, deri 20 cm të gjata, dyfishpendore, me 8-12 çifte
pendësh. Lulet janë me ngjyrë trëndafili, në kaptinëza rruzullore, në
vile skajore, çelin në qershor-gusht. Fruti është bishtajë me damarë
të tërthortë të dukshëm, 10-15 cm të gjatë, piqet në nëntor-dhjetor
Fruti dhe qëndron deri në pranverë.

• Është lloj i klimës së ngrohtë mesdhetare, duron mirë kushtet e


qytetit. Origjinën e ka nga Azia dhe Afrika dhe është sjellë në Evropë
rreth 1740 nga Frederico Albizzi në Firence dhe mëtej përhapur
kudo si specje dekorative prej luleve të bukura dhe kurorës së lehtë.
Ka efekt shumë të bukur estetik.
Forma

39
2/24/2016

Gjethet Lulet Fruti Cercis siliquastrum L – Lofata


Familja Fabaceae (leguminosae)
• Dru i vogël 8-10 m shpesh dhe si shkurre. Lëvorja është e zezërreme,
me plasaritje të imëta gjatësore dhe tërthore. Kurora e çrregullt,
gjethet të këmbyera, të thjeshta, veshkore në bazë dhe të
rrumbullakosura, me buzë të plota dhe ngjyrë të gjelbër e me bisht
deri në 5 cm të gjatë. Lulet janë hermafrodite deri 2 cm të mëdha,
në vile, lulëzojnë përpara gjethëzimit në prill-maj dhe me ngjyrë
Lëvorja Forma
trëndafili. Fruti është bishtajë e zezë-e kuqërrem kur piqet.

• Shtrihet deri në lartësinë 800 m mbi nivelin e detit. Duron


thatësirën por nuk duron dimrat e ftohtë. Është specie
karakteristike e Evropës Jugore dhe Azisë perëndimore. Njihet dhe
si druri i Judës. Përdoret për veshjen e terreneve të zhveshura por
rëndësi merr për shkak të vlerave dekorative në zonat urbane dhe
duruese ndaj ndotjes urbane gjithashtu.

Gjethet Fruti
Ceratonia siliqua L. – Xhixhibanozi
Familja Fabaceae (leguminosae)
• Dru gjithmonë i gjelbër deri në 10m lartësi. Kurora është e gjerë dhe
e dendur. Lëvorja është e murrme-kuqërreme dhe e plasaritur.
Gjethet janë të qëndrueshme, të lëkurta të këmbyera, të përbëra
çifpendore, 10-20 cm të gjata, me buzë të plota, me ngjyrë të
gjelbër të errët. është bimë dioike. Lulet janë shumë të vogla,
njëseksore ose vile të vogla, çelin në maj-nëntor. Fruti është
Lulet Lëvorja Forma bishtajë e madhe 10-15 cm, e lëkurtë dhe e varur me ngjyrë të
murrme-manjolë.

• Është lloj dritëdashës, preferon tokat e bregdetit dhe vendet e thata


deri në lartësinë 600 m mbi nivelin e detit. Origjinën e ka nga
Mesdheu Lindor ndërsa në vendin tonë është i përhapur në
bregdetin e Shqipërisë Jugore. Mund të përdoret dhe për veshjen e
terreneve të thata bregdetare por vlera të shumta ka dhe si specie
dekorative për parqe e lulishte.

Gjethet Lëvorja Lulet Robinia pseudoacacia L. – Robinia


Familja Fabaceae (leguminosae)
• Në kushte të favorshme arrin lartësi deri në 30 m. Ka system rrënjor
shumë të zhvilluar si atë boshtor dhe rrënjët anësore sipërfaqësore
gjithashtu duke u shtrirë deri në 20 m distancë. Drurët e vetmuar kërcelli
është i shtrembër dhe me nyje. Lëvorja është gri-e murrme, me të çara të
thella gjatësore. Kurora është e gjerë, e rrallë, shumë e ndriçuar dhe
hijëzon dobët. Bisqet i ka me shumë gjemba. Gjethet janë të përbëra
Forma Fruti tekpendore, 20-35 cm të gjata, të gjelbra nga sipër, ndajgjethëzat janë të
Forma
transformuara në gjemba deri 2 cm të gjatë. Lulet janë të bardha,
aromatike, të grupuara në vile 10-25 cm të gjata. Fruti është bishtajë
çahëse, e murrme-e kuqe.

• Rritet mjaft shpejt, deri në moshën 5 vjeçare kalon 10 m lartësi. Ka


temperament dritëdashës, nuk pëlqen tokat argjilore dhe gëlqerore, nuk
pëlqen lagështinë e tepërt. Origjina nga Amerika e Veriut. Tek ne përdoret
shumë për veshjen e terreneve të eroduara por eshe në parqe për arsye
dekorative. Sistemi rrënjor i saj pasuron shumë mirë tokën me azot.

40
2/24/2016

Gjethet Lëvorja Lulet Gjembat


Wisteria sinensis (Sims) – Lulevile kineze
Familja Fabaceae (leguminosae)
• Është bimë kacavjerrëse me kërcell deri 20 m të gjatë. Lëvorja gri e
murrme. Gjethet janë të rënëshme, të këmbyera, të përbëra
tekpendore deri 30 cm. Lulet janë të kaltra-vjollcë (mavi)
ndonjëherë të bardha, erëkëndëshme, të grupuara në vile, të varura
Fruti Forma dhe lulëzojnë para gjëthëzimit (prill-qershor). Fruti është bishtajë
10-15 cm, e fortë, e lëkurtë, joçahëse më push si të kadife.

• Origjina është nga Kina. Lloj dritëdashës dhe me kërkesa ndaj tokës.
Ka rritjë të shpejtë por duhet mbajtur parasysh se lulëzon pas rreth
10 ose më shumë vitesh. Përshkak se ka lule mjaltuese afron shumë
insekte, gjithashtu është dhe helmuese si bimë. Por për shkak të
bukurisë që merr në periudhën e lulëzimit është mjaft e
preferueshme nga ana dekorative. Kërkon përkujdesje.

Gjethet Lulet
Colutea arborescens L –Fshikakarta
Familja Fabaceae (leguminosae)
• Rritet si shkurre deri në 4 m lartësi. Lëvorja e zezërrem dhe rripet në
rripa gjatësorë. Gjethet i ka të rënëshme, të përbëra tekpendore, 5-
15 cm të gjata. Lulet janë të verdha të grupuara në vile dhe të
ngritura përpjetë. Çelin herët dhe rrinë gjatë gjithëverës. Fruti është
bishtajë dhe mbetet në bisk gjatë dimrit.

Fruti Forma • Është lloj rezistent ndaj thatësirës por vuan të ftohtin e dimrit. Pak
kërkues ndaj kushteve të tokës. Origjinën e ka nga Evropa Jugore
dhe Afrika Veriore. Tek ne gjendet në zonën e tafinës dhe të
gështenjës sidomos në shpatet e diellëzuara pasi është specie
dritëdashëse. Mund të përdoret për veshjen e terreneve të
eroduara, të thata por dhe si specie dekorative vendase ka mjaft
vlera prej luleve dhe frutit që ka.

Gjethet Lulet Fruti Amorpha fruticosa L. – Skërbulli


Familja Fabaceae (leguminosae)
• Rritet në trajtë shkurreje, 1-3 m lartësi. Kërcell i degëzuar, ka system
rrënjor të zhvilluar, të shtrirë shumë anash. Gjethet janë të
këmbyera, të përbëra tekpendore, deri në 30 cm të gjata, të
rrumbullakosura, gjehtëzon vonë në fund të majit. Lulet janë të
vogla me ngjyrë kalter-vjollcë, në kallinj skajorë e të ngritur
Fruti përpjetë, 10-20 cm të gjatë. Fruti bishtajë e vogël, lehtësisht e
Forma
harkuar, joçahëse.

• Preferon klimën e ngrohtë pa ngrica. Mbin mirë në terrene të


eroduara, në toka ranore dhe vende që përmbyten. është specie
pushtuese dhe ndojeherë tregon shkallën e lartë të degradimit të
mjedisit. Origjina është nga pjesa jugore e Amerikës së Veriut. Tek
ne takohet në zona fushore dhe parqe. Përdoret për konsolidimin e
terreneve të eroduara.

41
2/24/2016

Gjethet Lulet
Ailanthus altissima (Mill) Swingle– Arra e hindit
Familja - Simarubaceae
• Dru që rritet deri 30 m lartësi. Lëvorja është e lëmuar me ngjyrë të hinjtë,
me plasaritje të imëta të batrdhëreme, me erë të keqe. Gjethet janë të
rënëshme të këmbyera, të përbëra tekpendore, 40 – 100 cm gjata. Lulet
janë hermafrodite ose njëseksore, të gjelbra të verdhërreme, në melthe
Fruti Forma skajore deri 20 cm të gjata. Fruti shojzë njëflatërshe, 3-4 cm e gjatë, piqet
në shtator dhe qëndron gjatë gjithë dimrit.

• Ka rritje të shpejtë por nuk jeton gjatë dhe shumëzohet lehtësisht. Gjen
kushte të mira klimatike në zonën e dafinës. Nuk ka kërkesa ndaj tokës,
është lloj pionier dhe dritëdashës. Origjinën e ka nga kina ndërsa në
Evropë është futur rreth vitit 1960. Përdoret në shpatet e eroduara dhe
gjelërimin e zonave industriale meqënëse i reziston tymit dhe gazrave.
Nga ana dekorative ka gjithashtu mjaft vlera.

Gjethet Fruti Lëvorja


Rhus coriaria (L) – Shqemja
Familja – Anacardiaceae- Shqemore
• Shkurre 2-3 m, druri me ngjyrë të kuqe, të celur, i butë, i lehtë.
Bisqet i ka të trashë, të murrmë dhe me qime, sythat janë
rruzullorë të vegjël, me push kadife. Gjethe i ka të këmbyera, të
përbëra, tek pendore, me 5-7 çifte gjethëzash, vezake dhe me buzë
të dhëmbëzuara, pak a shumë të lëkurta, në vjeshtë marrin ngjyrë
të kuqërremtë. Lulet janë të vogla, të bardha– të gjelbërreme, në
Lulet Forma melthe dhe në skaj të bisqeve, çelin prill-gusht. Fruti bërthokël
rruzullore me ngjyrë të murrme, të purport, shije të athët dhe me
push. Fruti përdoret si erëz, piqet tetor-dhjetor. Vaji i nxjerrë nga
farat mund të përdoret për të prodhuar qirinj.

• Është pemë vendase e Evropës Jugore. ështe lloj i klimës


mesdhetare, dritëdashës, nuk ka kërkesa ndaj tokës. Tek ne
takohet në formacionet shkurrore deri 500 m mbi nivelin e detit.
Vlerë ka dhe gjethja e saj sepse nxirret taninë.

Gjethet Bisk/lule

Acer pseudoplatanus L - Panja e malit


Familja Sapindaceae/Aceraceae - Panjore

• Arrin 30 – 40 m lartësi, sistem rrënjor boshtor . Lëvorja e hinjtë ose gri


në rini më pas merr një ritidom të murrmë- të verdhërreme, rripet në
pllaka. Gjethet janë të thjeshta, të vrigulluara, pëllëmbore, të rënëshme,
me 5 vriguj të mprehtë, me bisht të gjatë 5-15 cm. Lulet janë poligame,
në vile të varura, dalin pas gjethëzimit, të gjelbra-verdhërreme. Fruti
dyshojzë 3-6 cm, me flatra në formë V, piqen në shtator.
Lulet Forma
Fruti
• Panja e malit bën pjesë në llojet me rritje të shpejtë. Rritet në krahina
malore të freskëta, me lagështi atmosferike të lartë, duron klimën e
nxehtë kur është e vendosur mirë (në hije). Ka kërkesa të larta ndaj
tokës. Ka temperament mesatar por më tepër dritëdashës. Është i
përhapur në gjithë Evropën dhe Azinë Perëndimore. Emri acer nga
latinishtja dmth “e mprehtë” dhe pseudoplatanus dmth “rrap i rremë”.
Tek ne takohet në zonën e ahut rrallë në zonën e gështenjës. Mund të
përdoret dhe si brez mbrojtës (erë, erozion etj).

42
2/24/2016

Gjethja Lëvorja Fruti


Acer obtusatum Waldst. et Kit. -Panja
fletëgjerë
Familja Sapindaceae/Aceraceae - Panjore
• E ngjashme me panjën e malit, lartësi 20 m. Bisqet ngjyrë ulliri.
Gjethet në formë e madhësi të ndryshme, me shumë qime, me
push në faqen e poshtme, me 5 vriguj, me majë shyte, të
Lulja Forma Areali rënëshme. Lulet me ngjyrë të verdhë limoni, në vastakë, çelin në
prill-maj. Fruti dyshojzë me flatra të gjata, ose gjysëm rrethore.
Rritet shpejt, ka aftësi lastarizuese të madhe.

• Preferon klimën e zonës së gështenjës dhe të ahut, toka pjellore.


Rrezistent ndaj thatësirës, ka temperament dritëdashës. Gjendet
kryesisht në Ballkan, Siçili dhe Korsikë. Tek ne gjendet kryesisht në
zonën e gështenjës

Gjethja Lulja Acer platanoides L – Panja fletërrap


Familja Sapindaceae/Aceraceae -
Panjore
• Është dru i madh, i ngjashëm me panjën e malit. Sistem rrënjor
sipërfaqësor si panja e malit. Lëvore në rini me ngjyrë të hinjtë të
murrme, plasaritet për së gjati. Gjethet të thjeshta, të rënëshme, të
përkundrejta, të mëdha me 5 – 7 vriguj me majë dhe buzë të
dhëmbëzuara mprehtë, me bisht deri 15 cm, kthehen të verdha-
portokalli në vjeshtë. Lulet janë poligame, të verdha-të gjelbra, në
Fruti Areali vastakë të ngritur përpjetë. Fruti dyshojzë me fara të shtypura,
formojnë kënd pothuaj të shtrirë.

• Në moshë të re ka rritje të shpejtë. Përshtatet me klimën


kontinentale, preferon toka pjellore. Ka periudhë pushimi vegjetativ
më të gjatë se panja e malit, prandaj iu rreziston dhe ngricave të
vonshme. Tolerant ndaj hijes, ndotjes urbane. Jeton gjatë ( rreth
300 vjet). Areali i saj është mjaft i gjërë por tek ne takohet rrallë në
zonën e ahut.

Gjethja Lëvorja Lulja


Acer campestre L- Krekëza fletëmadhe
Familja Sapindaceae/Aceraceae - Panjore
• Lartësi më të vogël se panjat e tjera, rreth 15 m. Kërcelli shpesh i
shtrembër. Lëvorja me ngjyrë të hinjtë deri të murrme, formon një
ritidom të trashë të thyeshëm, me të çara të holla, të çrregullta, me
njolla të bardhërreme. Gjethet janë të vogla me 5 vriguj, zakonisht
Fruti Forma Areali janë shyte dhe të rrumbullakosura, me buzë të plota ose të
vrigulluara, nga poshtë me push, me bisht 2-5 cm. Lulet janë të
verdha- të gjelbra, në vile përpjetë. Fruti është dyshojzë me fara të
shtypura, formon kënd 180°.
• Ka kërkesa ndaj nxehtësisë, kërkon toka të formuara mbi shkëmbinj
gëlqerorë. Është lloj i përhapur në Evropën Perëndimore, pjesën
Qendrore të Rusisë, Azi e Vogel dhe Iran. Tek ne takohet në zonën e
dafinës dhe të gështenjës.

43
2/24/2016

Gjethja Lëvorja Lulja


Acer monspessulanum L-Krekëza fletëvogël
Familja Sapindaceae/Aceraceae - Panjore
• Dru i vogël që arrin 6 – 12 m mesatarisht, shpesh si shkurre. Kërcell i
shtrembër, degëzohet që nga baza. Gjethet të thjeshta, të
përkundrejta, të vogla 3-6 cm, pëllëmbore me tre vriguj me buzë të
plota dhe majë shyte, me bisht 2-6 cm. Lulet janë poligame, në
vastakë skajorë. Çelin në të njëjtën kohë me gjethëzim ose përpara.
Fruti Forma Areali Frutat janë të varura, dyshojza të shogëta, 2-3 cm, me flatra
pothuajse paralel, piqen në shtator.

• Është lloj dritëdashës, termofil, preferon kundrejtimet e diellëzuara


dhe tokat e thata dhe gëlqerore. Origjinën e ka nga Evropa Jugore,
Azia e Vogël, Afrika e Veriut. Tek ne takohet në zonën e dafinës deri
tek e gështenjës, terren të thata. Nga ana dekorative ka vlera të
veçanta prej frutit, sikurse mund të përdoren mjaft mirë për veshjen
e terreneve të thata e shkëmbore duke formuar tufa që mbrojnë
dhe përmirësojnë tokën.

Gjethja Lëvorja Lulja


Acer tataricum L – Ulëza
Familja Sapindaceae/Aceraceae - Panjore
• Rritet në trajtë shkurreje, jo më shumë se 10 m. Lëvorja e lëmuar, e
hinjtë e mbyllur. Bisqet të hollë të murrmë të kuqërremtë, të
shogët. Gjethet janë të përkundrejta, vezake, të zgjatura, 5-10 cm të
mëdha, me majë të mprehtë, me buzë dyfish të sharruara, në
vjeshtë marrin ngjyrë të kuqe dekorative. Lulet janë të bardha, të
Fruti Areali gjelbra, në grupe sëbashku, në melthe, dalin pas gjethëzimit. Fruti
Forma
dyshojzë e shogët, të kuqe të purput në verë, flatrat janë paralele.

• Ulëza ka kërkesa të mëdha ndaj nxehtësisë (mezokserofite) se


krekëza fletemadhe, por toleron ndaj pjellorisë së tokës. Ka areal të
kufizuar, në Evropë dhe në Azi. Tek ne i përhapur në zonën e
gështenjës dhe rralë në zonën e dafinës. Dhe si lloj dekorativ ka
mjaft vlera prej ngjyrimit që merr.

Gjethja Lulja
Acer negundo L – Panja fletëfrashër
Familja Sapindaceae/Aceraceae - Panjore
• Dru me shtat të shkurtër. Lëvorja e hollë me ngjyrë gështenjë të
çelur. Gjethet të përbëra tekpendore, me 3-7 gjethëza, me forma të
ndryshme, me buzë sharruar çrregullt ndërsa gjethja e majës me 3
vriguj. Bimë dioike, me lule të gjelbra-verdhërreme, lulet
mashkullore të vendosura në tufëza, femëroret në vile të varura,
Fruti Forma
çelin para gjethëzimit. Fruti është dyshojzë e hinjtë e bardhërreme,
me flatra afërsisht paralele, harkuar nga brenda, piqet në gusht.

• Ka pak kërkesa ndaj tokës, klimës. Me origjinë nga Amerika e Veriut,


e ardhur që në vitin 1688 në Evropë. Tek ne takohet e mbjellë në
parqe dhe rrugë si dru zbukurues, ka rritje të shpejtë. Mund të
përdoret dhe për veshjen e terreneve të degraduara.

44
2/24/2016

Gjethja Lulja mashkullore Lulja femërore


Aesculus hippocastanum L - Gështenja e kalit
Familja Hippocastanaceae
• Arrin deri 25 m lartësi. Ekzemplarët e vetmuar kanë kërcell të shkurtër
dhe shumë të degëzuar, sistemi rrënjor shumë i zhvilluar. Lëvorja e hinjtë
e zezërreme deri e murrme. Kurora e dendur, rruzullore, e gjerë. Gjethet
janë të përkundrejta, të gjerë, me bisht të gjatë deri 20 cm, të përbëra
pëllëmbore, me 5-7 gjethëza pa bisht, vezake, të përmbysura, buzë të
sharruara çrregullt, ngjyra e gjelbër nga sipër dhe poshtë me ngjyrë
ndryshku dhe qime. Lulet janë dyseksore, në vile të mëdha
shumëlulëshe, të ngritura përpjetë, 20-30 cm. Fruti është kapsulë
Fruti Lëvorja Areali sferike, , mishtake e verdhe-e gjelbërreme, me gjemba të mëdhenj
shpues, hapet më dysh ose tresh dhe brenda ka kokrra të ngjashme me
gështenjën e butë.

• Preferon klimë të butë , toka gëlqerore, është rrezistente ndaj ngricave,


me temperament gjysëm dritëdashës. Ripërtërihet me farë dhe lastarë.
Origjina nga Azia e Vogël, Gadishulli Ballkanik. Ka vlera si dru zbukurues
në zona urbane për hijen e dendur. Hippocastanum dmth gështenjë kali.

Gjethja Lëvorja Lulja


Ilex aquifolium L – Ashia
Familja Aquifoliaceae
• Dru i vogël, shpesh si shkurre. Degë të shtrira e të holla. Lëvorja e
lëmuar dhe e shogët. Gjethet janë të qëndrueshme, të këmbyera, të
thjeshta, polimorfe, me bisht të shkurtër, vezake-eliptike, buzët të
valëzuara, gjembore, të shndritëshme nga sipër, të lëkurta. Bimë
dioike, lule të vetmuara ose në tufëza sqetullore, të vogla dhe me
Forma Fruti Areali
bisht të shkurtër, çelin prill-qershor. Fruti rrushk, vezak, me thumb
në majë, me bisht, i tultë, ngjyrë të kuqe të ndezur, piqet shtator-
nëntor por qëndron deri në pranverë.

• Lloj hijedashës dhe nxehtësidashës, pa kërkesa të mëdha për tokën.


Përhapur në Evropën Qëndrore, Jugore, Afrikë Veriore. Shkurre
zbukuruese e preferueshme për shkak të qëndrueshmërisë së
gjetheve dhe frutave të saj.

Gjethja Lëvorja Fruti

Euonymus europaeus L- Fshikakuqi i rëndomtë


Familja Celastraceae
• Shkurre që arrin 6 m, gjetherënëse. Bisqet janë të gjelbër, me
seksion katërkëndor. Gjethet janë të gjata heshtake ose vezake
eliptike, 3-10 cm, të ngushta në bazë, me buzë ura ura, të
sharruara, me bisht. Lulet janë hermafrodite, të plota, të gjelbra të
verdha, të vendosura në sqetullën e gjethes. Lulëzon prill-maj.
Fruti kapsulë, me 4 vriguj të rrumbullakosur, ngjyrë të kuqe-çiklami
ose trëndafili, piqen shtator-nëntor.
Lulja Forma Areali

• Ka kërkesa ndaj dritës dhe nxehtësisë gjatë periudhës së


vegjetacionit, i rreziston thatësirës. Origjinën e ka nga Evropa dhe
Azia Perëndimore. Tek ne gjendet në zonën e dafinës dhe të
gështenjës deri në lartësinë 1300 m mbi nivelin e detit.
Shumëzohet lehtësisht me farë. Mund të përdoret si pjesë e
dizajnit urban si skemë e mbjelljeve me bimësi vendase. Kërkon
pak mirëmbajtje.

45
2/24/2016

Gjethja Fruti Lulja


Euonymus verrucasus Scop- Fshikakuqi lythe
lythe
Familja Celastraceae
• Përmasa të vogla 2-3 m. Bisqet janë karakteristike të gjelbër, të
hollë, me verrukozitete. Gjethet të përkundrejta, vezake heshtake
Forma Areali ose eliptike të zgjatura, të sharruara ura rua imët, me bisht të
shkurtër. Lulet janë të plota, me bisht, në grupe deri në 3. Fruti
kapsulë, ngjyrë trëndafili.

• Preferon vendet e hijëzuara dhe me lagështi të mjaftueshme. Aerali


është evropian dhe aziatik.

Gjethja Bisqet Lulja


Buxus sempervis L- Bushi
Familja Buxaceae
• Zakonisht mbetet një shkurre kaçubore. Gjethet i ka të
qëndrueshme, të përkundrejta, të thjeshta, vezake-eliptike, të
lëkurta, me buzë të plota, me erë të rëndë. Lulet janë të vogla, të
verdha dhe pak të dukshme, çelin mars-maj. Fruti kapsulë rruzullore
Fruti Forma Areali me 3 qoshëza, piqet korrik-gusht.

• Gjendet në vende gurishtore të diellëzuara nga bregdeti deri në


zonat malore. Duron shumë mirë hijëzimin dhe thatësirën. Areali i
saj është në Evropën Qëndrore, Jugore dhe në Afrikën Veriore deri
në Azinë e Vogël. Tek ne rritet deri në lartësinë 1300 m mbi nivelin e
detit. Ka rritje të avashtë. Mbillet si lloj dekorativ për shkak të
gardheve që krijon dhe si shkurre përherëblertë.

Gjethja Fruti Lulja


Paliurus spina-Christi Mill- Driza
Familja Rhamnaceae
• Shkurre 2-3 m. Lëvore e lëmuar me ngjyrë hiri. Kërcelli dhe degët
janë të përkulura. Bisqet janë të paisur me dy gjemba anash sythit,
njëri i drejtë dhe më i gjatë dhe tjetri më i shkurtër dhe i përkulur.
Gjethet janë të rënëshme, të vendosura në mënyrë distike, me bisht
të shkurtër 2-4 cm asimetrike, vezake, shyte në majë dhe të
Forma Areali rrumbullakosura në bazë, të sharruar shumë imët, ura ura ose të
plota, me 3 nervatura. Lulet janë të verdhërreme, të vogla, të
grupuara, sqetullore. Fruti është shojzë rrethore, e thatë e
verdhëreme dhe fara e vendosur në mes të flatrës, piqet në korrik-
gusht.

• Lloj kryesisht mesdhetar, kserofil, termofil, pa kërkesa ndaj tokës.


Tek ne gjendet deri në lartësinë 700 m mbi nivelin e detit. Përdoret
kryesisht për ndërtimin e gardheve të gjallë.

46
2/24/2016

Gjethja Lulja Fruti


Rhamnus fallax Boiss - Arrçi
Familja Rhamnaceae
• Shkurre 2-5 m. Gjethet të rënëshme, vezake ose eliptike, të zgjatura,
buzë të dhëmbëzuara imët, dhe me bazë të rrumbullakosur ose si
zemër, me 12-18 çifte nervaturash. Lulet të gjelbra-verdhërreme, në
grupe 3-7, çelin maj-qershor. Fruti kokërr gati rruzullore, 0.5 cm,
ngjyrë e zezë, piqet korrik-shtator.
Bisk Forma Areali

• Lloj i klimës malore, duron hijëzimin, mbin mbi çdo lloj toke por
preferon vendet me lagështirë, buzë lumenjëve. Gjendet në
krahinat malore të Evropës Juglindore. Mund të përdoret dhe si lloj
zbukurues në parqe.

Gjethja Lëvorja Lulja


Rhamnus alaternus L – Beloti
Familja Rhamnaceae
• Në trajtë druri 8-10 m lartësi. Gjethet i ka të qëndrueshme, të
thjeshta, të këmbyera, të lëkurta, në formë vezake-heshtake, të
mprehta, me buzë të sharruara imët, me majë shpuese. Gjethja ka
ngjyrë të gjelbër sipër dhe nervaturë të mesit të dukshme dhe
anësoret që arrijnë deri në mes. Bimë dioike, lulet në vile të
Fruti Forma dendura, pa bisht, sqetullore, dalin në prill-maj, erëkëndëshme.
Frutat bërthokla rruzullore sa një bizele, të zeza në pjekuri, piqen
korrik-shtator.

• Lloj dritëdashës, nxehtësidashës. Takohet në zonën e dafinës, i


përhapur nga Spanja deri në Krime e Afrikë Veriore. Preferohet
gjerësisht për shkak të gjetheve të bukura që i mban gjatë gjithë
vitit.

Gjethja Lulja Fruti

Rhamnus cathartica L – Pjerrza dliruese


Familja Rhamnaceae
• Shkurre 2-3 m, gjetherënëse, lëvorja e murrme, e ashpër dhe në
formë unazash. Bisqet të hinjtë, të shogët, të shndritshëm.
Gjethet janë vezake-eliptike, 4-8 cm. Me majë të mprehtë ose
shyte, buzë sharuara ura ura, me çifte nervaturash të dukshme,
me bish 1-4 cm. Bimë poligame ose dioike. Lulet janë të vogla, të
Forma Bisk Areali gjelbra-të verdhërreme, në grupe sqetullore, çelin maj-qershor.
Frutat janë bërthokla të zeza, të rrumbullakta, piqen gusht-
shtator.

• Është lloj gjysëm termofil, rezistent ndaj thatësirës dhe të ftohtit


të dimrit. Gjendet në të gjithë Evropën, Algjeri, Azinë e Vogël.

47
2/24/2016

Gjethja Lulja

Rhamnus tinctorius W et. K – Pjerrza ngjyruese


Familja Rhamnaceae

• Shkurre 1- 2 m me kërcej (bisqe) të ngritur përpjetë. Gjethet janë


vezake të përmbysura deri heshtake, me 2-3 palë nervatura. Lulet
janë të gjelbra-verdha, mbajnë erë të keqe. Fruti kokërr ngjyrë e
zezë , e shndritëshme.
Fruti Lëvorja Forma
• E përhapur në Evropën Juglindore, pak në atë Qëndrore, tek ne
gjendet në lartësi të mëdha mbi nivelin e detit.

Gjethja
Frangula alnus Mill. – Zogla e rëndomtë
Familja Rhamnaceae
• Shkurre ose dru i vogël 3-7 m, më shpesh si shkurre. Bisqet të
ngritur përpjetë, lëvorja e lëmuar. Gjethet janë të thjeshta, të
këmbyera, me bisht të shkurtër deri 3 cm, me buzë të plota, një
nervaturë kryesore dhe 7-9 çifte nervaturash dytësore, të
Fruti shndritëshme. Lulet janë hermaphrodite, të gjelbra-bardhërreme,
sqetullore, lulëzon maj-korrik. Fruti bërthokël rruzullore, e gjelbër
në fillim pastaj e kuqe deri në të zezë kur piqet në korrik-shtator.

• Ka kërkesa ndaj lagështirës së tokës. I reziston hijëzimit, rritje të


ngadaltë. Përhapur gjerësisht në Evropë dhe Azi të Vogël. Lëvorja
përdoret në farmaceutikë, frutat përmbajnë sheqer, vitamin C dhe
lëndë ngjyruese. Në kulturën pyjore mund të përdoret si element
për vlerësim të vendeve të lagëta në pyje.

Gjethja Lëvorja, bisqet Fruti


Parthenocissus quinquefolia L – Hardhia
kanadeze
Familja Vitaceae
• Shkurre kacavjerrëse me degëzime të shumta, disa herë e paisur me
rrënjë adventive (ajrore) që ngjiten 20-30 m pas mureve. Gjethet
janë pëllëmbore, të rënëshme, me 5 gjethëza, 5-10 cm të gjata, të
sharruara ura ura, në vjeshtë marrin ngjyrë të kuqe. Lulet janë të
Forma Lulja Areali verdhërreme, në vastakë melthore, çelin në korrik-gusht. Fruti
rrushk me ngjyrë të zezë-blu, piqet gusht-shtator.

• Origjina është nga Amerika e Veriut. Tek ne gjendet si specie


zbukuruese. Pak kërkuese ndaj kushteve të tokës, klimës, kultivohet
me lehtësi me farë dhe kalema. Vlerësohet nga ana dekorative për
shkak të gjethes së bukur dhe maskimin e mureve rrethues.

48
2/24/2016

Gjethja Lëvorja, kërcej Forma


Tilia platyphyllos Scop – Bliri fletëgjërë
Familja Tiliaceae
• Dru që arrin 30 m. Kërcell i drejtë, lëvore gri e lëmuar në fillim pastaj me
të çara gjatësore. Druri pak i qëndrueshëm, preket nga krimbat. Kurora e
gjërë. Gjethet të mëdha deri 10 cm x 8 cm, të vendosura në mënyrë
distike, buzë të sharruara mprehtë, të gjelbra në të dy faqet, me push
kadife nga poshtë, me bisht. Lulet janë në lulesa, shumë erëkëndëshme,
Lulja Rrënjë adventive Fruti çelin në qershor. Fruti aken, me qime , me 4-5 brinjëza, të forta, piqet në
qershor-korrik.

• Takohet në zonën e gështenjës dhe të ahut. Preferon toka të freskëta dhe


të thella. Bliri fletëgjërë është tregues i pjellorisë së tokës. Është bimë pak
e shoqërueshme. E përhapur në Evropë Qëndrore, Jugore. Lulet dhe farat
kanë vlerë mjeksore, përdoren dhe si çaj. Tek ne takohet deri në lartësinë
1500 m mbi nivelin e detit. Ana dekorative është një pikë e fortë e kësaj
specie, ka kurorë të bukur dhe shumë aromatik. Nuk kërkon shumë
përkujdesje dhe krasitja është mirë të bëhet gjatë periudhës së gjumit.

Gjethja Lëvorja Lulja

Tilia Tomentosa Moench- Bliri fletëargjentë


Familja Tiliaceae
• Arrin lartësi 30 m, kërcell i drejtë. Kurora e gjerë, ka një ngjyrim si
të argjentë, lëvorja e lëmuar për shumë kohë. Gjethet janë 7-13
cm të mëdha, afërsisht si zemër, me majë të mprehtë, nga sipër të
gjelbra, poshtë të argjenda ose të hinjta, bishti me push. Lulet
janë në lulesa të varura, në levare, pa bisht ose me bisht të
shkurtër, me erë të këndëshme, lulëzon në qershor. Frutat janë
Fruti Forma Areali akene, me mure të forta, me 5 brinjëza ose të lëmuar, piqen në
shtator.

• Ka rritje aktive, është lloj termofil, ka kërkesa ndaj tokës, duron


thatësirën. I përhapur në Azinë e Vogël, Evropën Juglindore. Tek
ne takohet shpesh në zona kodrinore dhe malore të zones së
dafinës. Lulet shërbejnë për bletari ose në mjeksi. Mbillet shpesh
si dru dekorativ buzë rrugëve.

Gjethja Lëvorja Lulja


Hibiscus syriacus L - Hibisku
Familja Malvaceae
• Shkurre që arrin 3 m lartësi. Kërcelli i degëzuar nga baza duke
formuar një tufë të ngjeshur. Gjethet janë të këmbyera, vezake ose
rombike-vezake, 5-12 cm të gjata, trevrigullore dhe të dhëmbëzuara
çrregullt me 3 nervatura pëllëmbore. Lulet janë hermaphrodite, të
vetmuara, të mëdha, deri në 6 cm, me petal të bardha dhe njolla të
Fruti Forma Areali kuqe-manushaqe dhe shumë thekë, lulëzon në korrik-shtator. Fruti
është kapsulë çahëse me kthina, piqet tetor-nëntor. Lastaron dhe
shumëzohet me lehtësi me fara dhe me kalema.

• I përshtatet thatësirës dhe të ftohtit, ka pak kërkesa ndaj tokës. Me


temperament dritëdashës por duron edhe pak hijëzim. Origjinën e
ka nga Azia e Vogël, Irani dhe Kina. Tek ne takohet si bimë
zbukuruese e parqeve dhe lulishteve. Ka shumë varietete të saj.

49
2/24/2016

Gjethja
Lulja Hippophae rhamnoides L – Hipofaja
Familja Elaegnaceae
• Është shkurre kaçubore, zakonisht me lartësi 2-3m. Sistem rrënjor
kaçubor, shumë të shtrirë anash, rrënëjt kanë disa të fryra të dukshme që
shfrytësohen për të kapur azotin atmosferik. Bisqet vjetorë mëllugorë, ato
anësorë me gjemba të shumtë dhe tepër të fortë. Gjethet janë të
këmbyera, vezake-heshtake, me buzë të plota, nga poshtë me qime të
hinjta të argjenta. është bimë dioike, lulet janë shumë të vogla,
Fruti Forma
mashkulloret në lulesa rruzullore, femëroret kanë shtrat lulor të dukshëm,
në vile në trajtë kalliri, çelin herët në mars prill, para gjethëzimit.
Frutifikon çdo vit por me bollëk njëherë në dy vjet. Frutat të shndritshme,
në majë të bisqeve dy vjeçare ku qëndrojnë gjatë gjithë dimrit.

• Duron të ftohtin e madh të dimrit gjithashtu dhe nxehtësinë e madhe


gjatë verës. Në mjaft vende përdoret për konsolidimin e terreneve të
erroduara, rrëshqitëse. Është lloj euroaziatik, tek ne duhet të përhapet më
tepër për shkak të rëndësisë që paraqet dhe si bimë dekorative.

Gjethja Gjembi
Elaeagnus angustifolia L – Hunapi
Familja Elaegnaceae
• Në trajtë shkurreje deri në 7 m, kërcell të çrregullt, bisqe gjembore.
Gjethet me bisht të shkurtër, heshtake të zgjatura, 4-8 cm të gjata, të
mprehta ose shyte, të gjelbra të hinjta nga sipër dhe të argjenda të
shndritshme nga poshtë. Lulet janë hermaphrodite ose poligame, të
vetmuara ose 2-3 sëbashku, janë erëkëndëshme dhe çelin në prill. Fruti
bërthokël e rreme elipsoidale, e verdhë-porokalli, me tul të ëmbël, i
Fruti Lulja Areali ngrënshëm, piqet shtato-tetor.

• Është lloj i klimës së ngrohtë, rrezistent ndaj thatësirës dhe të ftohtit,


me temperament dritëdashës, rritet në toka ranore madje dhe ato të
kripura. Rrezistent ndaj tymit, gazrave industrial. Fikson terrene të
paqëndrueshëm. Në mënyrë spontane është hapur në Evropën
Juglindore dhe Azinë Perëndimore. Tek ne takohet në kopshte e
lulishte.

Gjethja Lulja
Tamarix parviflora DC – Marina
Familja Tamaricaceae
• Shkurre karakteristike e ranishteve të lumenjëve, 3-4 m lartësi.
Degët me lëvore ngjyrë të murrme-purpurt. Gjethet në trajtë
mëllugash, vizake-heshtake 1-2 mm. Lulet në trajtë kallinjsh,
ngjyrë trëndafili të hapur, çelin në prill-maj. Fruti është kapsulë
me ngjyrë vjollcë, piqet korrik-gusht.
Fruti Forma
• Është lloj i klimës mesdhetare, mbin në toka të lehta me rërë.
Në mënyrë spontane takohet vetëm në Gadishullin Ballkanik, e
kultivuar gati në gjithë Evropën Qëndrore e Jugore. Tek ne
takohet dendur në bregun e lumenjëve dhe zonave bregdetare.
Si shkurre zbukuruese ka vlera të veçanta për shkak të ngjyrimit
që ofron.

50
2/24/2016

Gjethja Fruti

Tamarix dalmaticum Baum. – Marina e Dalmacisë


Familja Tamaricaceae
• Rritet në trajtë shkurreje ose dru i vogël 6-7 m. Gjethet i ka si
mëlluga, 2-4 mm, me ngjyrë qielli në të gjelbër. Lulet që formohen
në degët dyvjeçare janë në lulesa 2-6 cm të gjata, çelin në qershor
Forma Lulja – gusht. Frutat janë kapsula piramidale.

• Gjen kushte të përshtatshme klimaterike në zonën e lauretum,


mbillet më tepër me kalema. Nuk ka shumë kërkesa për tokën por
preferon ato kënetore, ranore dhe pak të kripura. Përdoret dhe si
shkurre zbukuruese.

Gjethja Lulja
Lagerstromia indica L. – Lagestromia
Familja e Lythraceae - Litrore
• Shkurre ose dru i vogël , 7-8 m lartësi. Kurorë e bukur me degë të
holla. Tek ekzemplarët e vjetër merr formë çadre. Bisqet i ka të
lëmuar, degët e kurorës dhe kërcejt janë dredha dredha, drurët e
vjetër me lëvore të hollë, të lëmuar, me ngjyrë të hinjtë-kafe e hapur
pak në nuancë trëndafili. Gjethet me bisht të shkurtër eliptike, ose
vezake të përmbysura, të zgjatura, 2-7 cm të mëdha, të lëmuara, të
Forma Lulja Areali lëkurta, të gjelbra dhe në vjeshtë marrin ngjyrë portokalli – të kuqe
ose të purpurt. Lulet të mëdha, ngjyrë trëndafili, rrallë të bardha, në
melthe të mëdhenj deri 20 cm të gjata. Lulëzimi fillon në fund
qershor deri në shtator. Frutat janë kapsula elipsoidalë, piqet tetor-
nëntor.

• Nuk ka kërkesa për tokën, duron vendet gjysmë të hijëzuara.


Origjinën e ka nga India. Tek ne takohet në lulishte e parqe, sidomos
ato bregdetare.

Gjethja Lëvorja Lulja


Myrtus communis L. – Mërsina
Familja Myrtaceae
• Dru i vogël deri 10 m max. Zakonisht rritet si shkurre gjithmonë e
gjelbër, e dendur, shumë e degëzuar. Lëvorja e kuqërremtë pastaj gri
e hinjtë. Gjethet janë të thjeshta, të përkundrejta ose në qerthuj, të
pabishta, vezake-heshtake, të thepta në majë, ngjyrë e gjelbër-
errët, shumë erëkëndëshme. Lulet janë hermafrodite, të vetmuara,
Lulëzimi ose nga dy sëbashku, sqetullore, çelin korrik-tetor, me pjalmore të
Fruti Forma
verdha. Fruti është rrushk me ngjyrë të errët, me shijë të ëmbël
,piqet në nentor.

• Është lloj dritëdashës, nxehtësidashës, i përhapur në zonën e


shkurreve mesdhetare gjithmonë të gjelbra. Shumëzohet kryesisht
me farë, rritet ngadalë. është e përhapur në bregdetin e Evropës
Jugore, Azinë Perëndimore, dhe Afrikën Veriore. Druri dhe gjethet e
mërsinës gjejnë përdorime të ndryshme

51
2/24/2016

Gjethja Lëvorja Fruti Lulja


Eucalyptus camaldulensis Dehnh. – Eukalipti
Familja Myrtaceae
• Arrin lartësi 20 m mesatarisht, kërcell të drejtë, kurorë rruzullore.
Druri me ngjyrë të kuqe të errët, duron përdredhjen por pëson
çarje. Lëvorja është e lëmuar me ngjyrë gri me reflekse të
argjenda pastaj me ngjyrë të errët, rripet çdo vit. Bisqet janë të
Forma Bisk Areali
kuqërremtë. Gjethet janë të këmbyera, me bisht, të lëkurta,
shumë aromatike, heshtake-koserake, 12-22 cm të gjata. Lulet
janë hermaphrodite, në formë ombrellash, sqetullore, çelin në
maj-qershor. Fruti është kapsulë, me bisht, me majë në trajtë
sqepi, piqet në janar-mars.

• Origjinën e ka nga Australia por i përhapur shumë në Mesdhe. Ka


rritje të shpejtë. Përshtatet gati me të gjitha llojet e tokave.

Gjethja Bisk Lulja


Eucalyptus globulus Labill. – Eukalipti
Familja Myrtaceae

• Arrin deri 45 m lartësi, druri është i fortë, i rëndë, ka tendencë të


çahet. Lëvorja zhvishet në pllaka të gjata. Gjethet janë të gjata, të
përkulura si drapër. Lulet janë të mëdha, të vetmuara ose në
grupe, çelin maj-qershor. Fruti është kapsulë që piet në janar-
Lëvorja Fruti Forma mars.

• Përshtatet mirë me tokat me përmbajtje të lartë rëre. Kufizues


klimatik i këtij eukalipti është sasia e rreshjeve të rëna të pakta.
Ka rritje të shpejtë dhe forma të bukura kërcelli.

Gjethja Lëvorja Forma


Callistemon viminalis – Kalistemoni (lule zjarri, lule furça)

Familja Myrtaceae
• Është një shkurre përherë e gjelbër dhe ka zakonin të hapet shumë
kurora. Gjethet i ka pak aromatike, në formë lineare ose pak si
heshtë dhe ngjyrim të gjelbër. Lulet janë në formë furçe ose si
shishe. Lulet janë hermafrodite me ngjyrë të kuqe dhe direkt pas
tyre vijnë frutat që janë kokrra të vogla, të zeza.

Lulja Fruti
• Origjinën e ka nga Australia. Emri i saj vjen nga greqishtja e lashtë
“kalli”që dmth e bukur dhe “stamen” që është poleni. Kalistemoni
toleron mjaft mirë kushtet e tokës. Preferohet shumë për mbjellje
në qytet për shkak të efektit të bukur që i japin lulet e saj me ngjyrë
të kuqe. Kalistemoni nuk kërkon shumë shërbim mirëmbajtje.

52
2/24/2016

Gjethja Fruti
Punica granatum L. – Shega e egër
Familja Punicaceae
• Dru i shkurtër ose si shkurre, shumë i degëzuar. Bisqet janë të
shogët me kënde dhe gjemborë. Gjethet janë të rënëshme, të
thjeshta, më tepër të përkundrejta me bisht të shkurtër, heshtake,
me buzë të plota, me ngjyrë të gjelbër të çelët sipër dhe nervatura e
mesit e dukshme. Lulet janë hermafrodite, të vetmuara ose në
grupe dhe sqetullore, kupa është gypore-këmbanore, me ngjyrë të
Lulja Forma kuqe të çelët, me pjalmore të verdha, çelin në korrik-tetor. Fruti
rrushk i madh rruzullor dhe mishtak, piqet shtator-tetor.

• Zhvillohet mirë në zonën e makjes (shkurreve mesdhetare), është


dritëdashës dhe nxehtësidashës. Është i përhapur në pellgun
perëndimor të Mesdheut dhe Azinë Perëndimore por origjinën e ka
nga Irani. Tek ne gjendet zakonisht deri në lartësinë 700m.

Gjethja Lëvorja Lulja

Cornus mas L. – Thana


Familja Cornaceae
• Rrallë arrin dimensionet e një druri, me degë të holla, ngjyrë të kuqe të
murrme, bisqet të ngritur përpjetë. Ka dru të fortë dhe shumë
rrezistent. Gjethet janë të thjeshta, të përkundrejta, të rënëshme, me
llapë vezake-eliptike, me buzë të plota, ngjyrë të gjelbër, me push nga
Fruti Forma Areali poshtë, nervatura të dukshme. Lulet janë hermaphrodite, të vogla, të
verdha, në bazë kanë një pështjellëse me 4 brakte të verdhërreme, çelin
herët në pranverë para gjethëzimit. Fruti është bërthokël vezake e
zgjatur, ngjyrë të purpurt të shndritshme, i varur, i athët, i ngrënshëm,
piqet në gusht-tetor.

• Rritet ngadalë por jeton deri në 100 vjet. Është lloj nxehtësi dashës,
preferon shpatet e diellëzuara, toka të lehta, të shkrifta, pjellore.
Origjinën e ka nga Evropa Qëndrore dhe Juglindore si dhe Azia e Vogël.

Gjethja Lëvorja Lulja


Cornus sanguniea L. – Thanukla
Familja Cornaceae
• Shkurre 3-4 m lartësi, druri ka karakteristika si të thanës. Bisqet i ka
të shogët, të shndritshëm, ngjyrë të kuqe të purpurt. Gjethet janë
eliptike të gjera ose vezake 4-8 cm të gjata, me push në të dy faqet,
me nervatura të harkuara në drejtim të majës. Lulet janë të plota,
të bardha, ta gjelbërreme, në vastakë ombrellorë, skajorë, çelin pas
gjethëzimit në maj-qershor. Fruti është bërthokël rruzullore e zezë,
Fruti Forma Areali
5-6 mm e madhe, piqet në shtator.

• Ka amplitudë ekologjike më të madhe se thana, nuk ka kërkesa ndaj


tokës, shpesh prania e thanuklës tregon lagështi të mjaftueshme në
tokë. Origjina është Euroaziatike. Ka të njëjtat përdorime si thana.
Emërtimin sanguinea e ka marrë prej bisqeve të purpurt që ka.

53
2/24/2016

Gjethja Lëvorja Lulja

Hedera helix L. – Urthi


Familja Arialaceae
• Bimë kacavjerrëse që mund të arrijë deri 20 m lartësi, nqs nuk ka
mbështetëse merr trajtën e një shkurreje zvarritëse. Kërcelli dhe bisqet
nxjerrin rrënjë adventive me qime thithëse, që kapen pas mureve,
drurëve etj. Gjethet janë të qëndrueshme, të këmbyera, ato të bisqeve jo
pjellore 4-10 cm të gjata, me 3-5 vriguj trekëndorë, me buzë të plota, të
Fruti Forma Areali gjelbra, gjethet e bisqeve lulore janë më të pakta në numër, vezake-
rombike, të pavrigulluara, dhe me ngjyrë të gjelbër më të hapur. Lulet janë
si ombrellë, të bardha-të gjelbra, lulëzon vonë në shtator. Fruti rrushk i zi,
piqet në pranverën e ardhëshme. Shumohet me lastarë, kalema.

• Jeton disa qindra vjet, ka amplitudë të gjerë por preferon klimën e


ngrohtë. Preferon tokat gëlqerore, i reziston tymrave, dhe hijëzimit.
Përhapur në Evropë deri në Kaukaz tek ne gjendet deri në lartësinë 1800
m mbi nivelin e detit. Përdoret mjaft mirë si bimë dekorative për veshje
muresh etj.

Gjethja Lulja

Erica arborea L. – Shqopa


Familja Ericaceae
• Dru i vogël që në kushte të favorshme arrin deri 6 m lartësi. Gjethet
janë vizake, qerthullore, 3-4 sëbashku, të shogëta, shumë të vogla.
Lulet janë të grupuara në melthe, me bisht të shkurtër, të bardha
ose trëndafili, me kurorë këmbanore, lulëzon mars-maj, lulet janë
Forma Fruti mjaltore dhe me aromë. Fruti është kapsulë vezake 1-2 mm.

• Është lloj që kërkon nxehtësi dhe dritë, preferon tokat rano-argjilore


të thata, kryesisht në zonën e dafinës. Arealin e shtrirjes e ka në
Evropën Jugore, Afrikë Lindore dhe Veriore. Tek ne gjendet deri në
700 m mbi nivelin e detit.
Areali

Gjethja Fruti Lulja


Erica herbacea L. – Grathateli
Familja Ericaceae

• Lartësi 20 – 60 cm i lartë, gjithmonë i gjelbër dhe i drunjëzuar, me


gjethe pa bisht, në qethuj me 3-5. Lulet i ka të kuqe në ngjyrë
mishi, nganjëherë të bardha, në vile anësore. Lulëzon nga shkurti
Forma Areali në qershor. Në vendet e ekspozuara lulëzimi zgjat edhe më shumë.
Fruti kapsulë e shogët, piqet qershor-korrik.

• Ka temperament dritëdashës, toka ku mbin është ajo e formuar


mbi shkëmbinj gëlqerorë serpentinorë dhe e mban tokën shumë
të lidhur me anë të sistemit rrënjor.

54
2/24/2016

Lulja
Arbutus unedo L. – Mareja
Familja Ericaceae
• Rritet si dru i vogël ose si shkurre gjithmonë e gjelbër. Gjethet janë
të qëndrueshme, të trasha, të lëkurta të thjeshta, me bisht të
shkurtër, vezake të përmbysura ose vezake-heshtake, buzë të
sharruara deri heshtake, me ngjyrë të gjelbër të theksuar, të
shogëta. Lulet janë këmbanore, hermafrodite janë të bardha
kryesisht, çelin në tetor-mars. Fruti është rrushk i rrumbullakët, i
Gjethja Forma ashpër, me ngjyrë të kuqe të çelët, me tul të verdhë, të lëngshëm, i
Forma ngrënshëm, piqet nga tetori-janar.

• Është lloj termofil dhe mesatarisht dritëdashës, nuk ka kërkesa të


veçanta ndaj tokës por preferon tokat ranore-argjilore. Shtrihet në
të gjithë Mesdheun dhe deri në Irlandë. Njëherë që arrin të mbijë,
duron mjaft mirë pastaj thatësirën. Preferohet shumë si lloj
dekorativ prej gjetheve, luleve dhe frutave të bukura.

Gjethja Forma Lulja


Arbutus andrachne L. – Mellagjeri
Familja Ericaceae
• Rritet si shkurre 3-4 m e lartë. Lëvorja është e lëmuar, ngjyrë të
kuqërremtë, në stinën e verës plasaritet dhe shkëputet në trajtë
fijesh të holla. Bisqet i ka të kuq, pa push. Gjethet të
qëndrueshme, vezake-eliptike 6-12 cm të gjata, me bisht, me buzë
të plota, rrallë me dhëmbë të imët. Lulet janë në melthe, me push
Fruti Areali të ngjitëshme, ngjyrë të bardhë-gjelbërreme, çelin fund të janarit-
prill. Fruti rrushk si kokrra e mares por më i vogël dhe më i forta,
ngjyrë portokalli dhe i hidhur, piqen në vjeshtë.

• Është lloj i klimës së ngrohtë mesdhetare me të njëjtat kërkesa si


mareja. Përsa i përket tokës tregohet pothuajse indiferent. Është i
përhapur në pjesën Jugore të Ballkanit por takohet dhe në disa
vende të Azisë. Tek ne gjendet në zonën e dafinës kryesisht
ndërmjet Vlorës dhe Leskovikut. Ka dhe vlera dekorative.

Gjethja Gjethja Lulja

Vaccinium myrtillus L. – Boronicë


Familja Ericaceae
• Shkurre e vogël, deri 50 cm lartësi. Gjethet i ka të rënëshme, vezake
deri rrumbullake, përfundojnë me bishtak të shkurtër dhe pa
shkëlqim, buzë pak të dhëmbëzuara. Lulet janë të veçuara si zilka,
në sqetullat e gjetheve, të gjelbra në ngjyrë trëndafili, lulëzon në
Forma Fruti Lëvore maj-korrik. Fruti është rrushk i ëmbël, më ngjyrë të zezë-të kaltër, i
mbuluar nga një pluhurizë e hollë, piqet në mes të verës-shtator.

• Është bimë dritëdashëse deri gjysmëhije. Zakonisht vendoset në


toka të murrme të pasura me humus. Është lloj Euroaziatik dhe i
Amerikës së Veriut. Tek ne takohet në pyjet me ah dhe pak tek ato
të pishës së zezë.

55
2/24/2016

Gjethja Lulja
Fraxinus ornus L. – Frashëri i bardhë
Familja oleace - Ullinjore
• Arrin lartësi 10-12 m. ka kërcell kryesisht të drejtë, kurorë të gjerë,
rruzullore. Sistemi rrënjor është boshtor, i thellë, me rrënjë të
shumta anësore. Lëvorja është e lëmuar, ngjyrë hiri. Bisqet janë të
shogët me ngjyrë gri-të verdhërremë. Gjethet janë të rënshmë, të
përkundrejta, të përbëra, tekpendore, me 5 gjethëza heshtake-
vezake, me buzë të sharruara, të dhëmbëzuara çrregullt, me push
gjatë nervaturës së mesit nga poshtë. Lulet në melthe, të dendura,
Fruti Forma Areali
skajore, erëkëndëshme, me pjalmore të verdha, çelin prill-qershor.
Fruti aken, me flatër (shojzë), heshtake, piqet në tetor.

• Është lloj nxehtësidashës dhe thatësirë dashës, preferon tokat


gëlqerore dhe ato lehtësisht bazike. Shtrihet që nga Spanja deri në
Turqi. Tek ne takohet deri në lartësinë 1700 m mbi nivelin e detit.
Mund të përdoret për pyllëzimin e vendeve të zhveshura e të thata.

Gjethja Lëvorja Lulja


Fraxinus angustifolia Vahl. – Frashëri fletëngushtë
Familja oleace - Ullinjore

• Arrin lartësi deri 25 m. Lëvoren e ka gri, shpesh të murrme. Gjethet


zakonisht janë me 5-13 gjethëza, të ngushta, vezake-heshtake, me
buzë të sharruara ose të dhëmbëzuara, 3-10 cm të gjata. Lulet janë
të zhveshura, me pjalmore të murrmë-të kuqërremta, çelin në mars-
prill para gjethëzimit. Fruti shojzë heshtake, 3-4 cm, me majë të
Fruti Forma Areali
mprehtë.

• Rritet shpejt, shumëzohet me farë dhe lastarë. Është lloj i klimës


mesdhetare, mbin në toka të tipeve të ndryshme, ka kërkesa ndaj
lagështirës. Origjinën e ka nga pjesa Qëndrore dhe Jugore e
Evropës, Afrika e Veriut dhe Azisë së Vogël. Tek ne takohet kryesisht
në zonën e dafinës në vende me shumë ujë. Përdoret dhe nëpër
parqe si lloj dekorativ.

Gjethja Lëvorja Fruti

Phillyrea latifolia L- Krifsha fletëgjërë


Familja oleace - Ullinjore

• Specie që rritet në trajtë shkurreje ose dru i përmasave të vogla deri


në 8 m përherë igjelbër. Lëvorja është e lëmuar dhe më vonë
plasaritet. Gjethet të qëndrueshme, të përkundrejta, të thjeshta, të
Forma Lulja Areali lëkurta, vezake ose eliptike, të gjelbra, me buzë të dhëmbëzuara
imët. Lulet janë të vogla, të bardha, erëkëndëshme, çelin në prill-
maj. Fruti është bërthokël e zezë që piqet në shtator-tetor.

• E përhapur kryesisht në pellgun e Mesdheut, preferon klimë të


ngrohtë. Tek ne i përhapur kudo në zonën e dafinës. Duron mjaft
mirë kushtet e thatësirës.

56
2/24/2016

Gjethja Fruti

Phillyrea angustifolia L –Krifsha fletëngushtë


Familja oleace - Ullinjore
• Rritet si shkurre, gjithmonë e gjelbër, kaçubore dhe shumë e
degëzuar që nuk i kalon 2 m. Gjethet janë të qëndrueshme, të
përkundrejta, të lëkurta, të gjelbra në të dyja faqet, vizake-heshtake
me buzë të plota. Lulet janë të verdhëreme, erëkëndëshme, çelin në
Lulja
Forma Forma prill-maj. Fruti është bërthokël gati e zezë, me një thumb të vogël në
majë.

• Është element tipik i florës mesdhetare të makies. Kërkon klimë të


ngrohtë dhe mbin në çdo lloj toke. Tek ne gjendet kryesisht në
Shqipërinë Jugore dhe në Divjakë.

Gjethja
Forma
Jasminum officinale L. – Jasemini i bardhë
Familja oleace - Ullinjore
• Shkurre kacavjerrëse, përherë e gjelbërt. Gjethet janë të gjelbra, të
shndritshme, të përbëra, tekpendore. Lulet janë deri 2 cm të gjata,
të bardha, shumë aromatike, në tufa skajore, lulëzon gjatë gjithë
verës. Fruti është rrushk, piqet në gusht-shtator.

Forma Bisku
• Përhapet mjaft mirë në zonën e dafinës. është i qëndrueshëm ndaj
ngricave dhe thatësirës. Ka nevojë për toka pjellore, mesatarisht të
lagëta. I përhapur në Rusi, Azi Perëndimore dhe Himalaje. Tek ne
përdoret gjërësisht si shkurre kacavjerrëse dekorative prej lules së
bukur dhe aromës që lëshon.

Forma Gjethja
Jasminum fruticans L. – jasemini i verdhë
Familja oleace - Ullinjore
• Shkurre përherë e gjelbër deri në 4 m lartësi. Gjethet janë tëpërbëra
treshe, të vogla, të lëkurta, në formë lopatëe me majë të
rrumbullakosur, në skaj të bisqeve gjethet janë të thjeshta. Lulet
janë të verdha pa erë ose më aromë të lehtë, çelin në prill-maj. Fruti
është rrushk i vogël, i zi, i shndritshëm dhe piqet në shtator.

• Kërkon klimë të ngrohtë mesdhetare, rezistent ndaj ngricave dhe


ndaj thatësirës. Takohet në mënyrë spontane në Rusi, Iran dhe
Lulja Mesdhe. Shumë i përshtatshëm për gardhe të gjallë ose bordurave
apo dhe si shkurre të vetmuara për mbjellje në zona urbane.

57
2/24/2016

Gjethja Fruti
Syringa vulgaris L. – Jargavani
Familja oleace - Ullinjore
• Rritet si shkurre ose dru i vogël deri 6 m. Lëvoren e ka ngjyrë hiri.
Gjethet janë të thjeshta, të përkundrejta, vezake deri si zemër 6-12
cm të mëdha, të gjelbra të errëta. Lulet e jargavanit janë më ngjyra
të ndryshme, ereëkëndëshme dhe në trajtë melthesh të dendura,
çelin herët në maj. Fruti është kapsulë në formë elipsi që hapet më
Lulja Forma dysh kur piqet në shtator.

• Ka kërkesa të pakta për tokën, preferon dritën dhe nxehtësinë.


Është i përhapur kryesisht në pjesën veriore të ballkanit ndërsa tek
ne gjendet i kultivuar në parqe dhe lulishte.

Gjethja Fruti

Ligustrum vulgare L. – Ligustër e rëndomtë


Familja oleace - Ullinjore
• Shkurre që arrin deri 5 m lartësi, system rrënjor sipërfaqësor.
Lëvorja është ngjyrë hiri-të murrme. Gjethet janë vezake të zgjatura-
heshtake, gjithmonë të gjelbra dhe gjatë dimrit. Lulet janë me
ngjyrë të bardhë, me erë të këndëshme, në melthe skajore, të
Lulja Forma ngritura përpjetë, çelin në prill-qershor. Fruti është rrushk i zi, i
shndritshëm, piqet në tetor por qëndron në dru dhe gjatë dimrit.

• Ka amplitudë të gjërë ekologjike, rezistent ndaj ngricave e


thatësirës. Përshtatet në toka të ndryshme, duron mjaft mirë
hijëzimin. Origjinën e ka nga Evropa, Afrika e Veriut dhe Azia e
Vogël. Tek ne takohet deri në lartësinë 1200 m mbi nivelin e detit.
Vlerësohet si lloj dekorativ sepse mund të përdoret si gardh i gjelbër
apo dhe prej kurorës që mund të krasitet në forma të ndryshme.

Gjethja Lëvorja Fruti


Ligustrum lucidium Aiton – Ligustra gjethe shndritshme
Familja oleace - Ullinjore
• Shkurre e madhe ose dru i vogël deri 10 m lartësi me kurorë të
gjerë. Lëvorja e lëmuar ose me të çara shumë të holla, me ngjyrë gri,
bisqet kanë lenticele të bardha. Gjethet janë të qëndrueshme, të
përkundrejta, vezake-të zgjatura, me majë të mprehtë, sipër të
gjelbra, të shndritshme, me ndervatura të dukshme, gjethet e reja
Lulja Forma janë të kuqërremta. Lulet janë të bardha, aromatike, pothuajse pa
bisht, në melthe, lulëzon në qershor-gusht. Fruti është rrushk, blu i
errët, piqet në tetor-dhjetor.

• Është përshtatur mirë kushteve klimës të zones së gështenjës. Është


lloj hijedashës deri në njëfarë mase, mjaft rezistent ndaj ngricave
dhe ndaj ndotjes në përgjithësi. Origjinën e ka nga Kina dhe Koreja,
tek ne është i përhapur në parqe dhe lulishte si lloj dekorativ.

58
2/24/2016

Gjethja Lëvorja Fruti


Nerium oleander L. – Oleandri
Familja Apocynaceae
• Shkurre ose dru i vogël, me degë të gjata dhe të përkulëshme.
Gjethet janë të qëndrueshme, të thjeshta, të lëkurta, në qerthuj me
nga tre, heshtake, me buzë të plota me ngjyrë të gjelbër të fortë.
Lulet janë hermafrodite, të mëdha, të vendosur në vastakë skajorë,
të bardha ose të kuqërremta ose ngjyrë trëndafili dhe çelin në
qershor-shtator. Fruti është rrëshekth deri 15 cm të gjata me ngjyrë
Lulja Forma
të murrme kur piqet.

• Kërkon klimë të ngrohtë mesdhetare të ngrohtë. Është lloj


dritëdashës dhe duron thatësirën gjithashtu mjaft i përshtatshëm
për mbjellje në zona urbane. Konsiderohet si bimë toksike. Tek ne
gjendet në gjendje spontane nga 400-500 m mbi nivelin e detit. Pra
përdoret mjaft mirë si specie decorative në parqe, lulishte apo
përgjatë rrugëve.

Gjethja Lulja Lulja


Paulownia tomentosa Sieb.&Zucc.- Paulonia
Familja Schrophulariaceae
• Dru gjetherënës deri 12 m lartësi. Kërcell të shkurtër e të trashë.
Lëvorja është e hollë, e lëmuar me ngjyrë hir e ngjashme me arrën e
hindit. Kurora shumë e gjerë. Gjethet janë të përkundrejta, shumë
të mëdha, 15-25 cm në formë zemre ose me tre vriguj dhe me bisht
10-15 cm të gjatë. Lulet janë hermafrodite me aromë të këndëshme,
Fruti Forma në melthe skajore, të ngritura lart shumë dekorative, çelin në maj
para gjethëzimit. Fruti është kapsulë, piqet në shtator.

• Paulonia është lloj i ndjeshëm ndaj ngricave, kërkon toka pjellore


me lagështi të mjaftueshme. është tolerant ndaj ndotjes dhe ka
temperament dritëdashës. Origjinën e ka nga Kina dhe tek ne
gjendet në parqe dhe lulishte si lloj dekorativ. Sistemi rrënjor është
mjaft i mirë për zbutjen e erozionit. Emrin Paulonia e ka marrë për
nder të një princeshe hollandeze, Anna Pauloëna.

Gjethja Forma
Catalpa bignonnoides walt. – Katalpa
Familja Bignoniaceae
• Dru deri 15 m lartësi, kërcelli është i shkurtër dhe i shtrembër. Lëvorja në
rini është e lëmuar ndërsa tek të moshuarit është me mëlluga të holla ose
plasaritje të cekëta. Kurorën e ka mjaft të dendur gjithashtu. Gjethet janë
të mëdha 10 – 20 cm të gjata, vezake afërsisht si zemër, me buzë të plota e
të valëzuara. Lulet janë hermafrodite, 5-7 cm të bardha me njolla të
purpurta nga brenda dhe me dy vija të verdha deri 20 cm të gjata, çelin në
Lulja
qershor-korrik. Fruti është kapsulë në trajtë bishtaje e varur nga 20-40 cm
Fruti Forma
e gjatë.

• Duron mjaft mirë kushtet e qytetit pra ndotjen urbane. Origjinën e ka nga
Amerika e Veriut dhe tek ne takohet në trotuare, parqe dhe lulishte si lloj
dekorativ. Mendohet së rrënjët i ka mjaft helmuese ndërsa lëvorja e saj
është përdorur për kurimin e malarias, kundra helm për kafshim gjarpëri.
Është futur në Evropë për herë të parë në Angli në vitin 1726. Emrin
Catalpa e ka marrë nga keq shqiptimi i Cataëba (fis indian amerikan). Nuk
kërkon shumë shërbim.

59
2/24/2016

Fruti Lulja
Gjethja Campsis radicans L. Seem. – Kampsi
Familja Bignoniaceae
• Shkurre kacavjerrëse me rrënjë të shumta ajrore ku me ndihmën e
të cilave ngjitet në mure apo trungje pemësh deri 20 m lartësi.
Gjethet janë të rënshme deri në 20 cm gjatësi, të përbëra,
tekpendore me buzë të dhëmbëzuara, të gjelbra të errëta. Lulet
Lulja Forma janë me ngjyrë portokalli të grupuara në tufa skajore. Lulëzon
bollshëm në korrik-gusht. Frutat janë kapsula të gjata, piqen në
nëntor-dhjetor.

• Përhapur në zonën e dafinës dhe të gështenjës, rezistent ndaj


thatësirës por vuan nga ngricat e dimrit. Origjinën e ka nga Amerika
e Veriut. Vlerësohet si lloj dekorativ prej lules së bukur në
periudhën e lulëzimit.

Gjethja Fruti

Ruscus aculeatus L. – Rrushkulli


Familja - Liliaceae

• Rritet në trajtë shkurreje, jo shumë e lartë, është gjithmonë e


gjelbër. Kërcelli është i degëzuar. Gjethet janë shumë të vogla,
mëllugore. Fruti është rrushk me ngjyrë të kuqe, qëndron në bimë
gjatë gjithë dimrit.
Lulja Forma

• Rrushkulli është lloj i klimës medhetare, gjysëm hijedashës. Tek ne


takohet deri në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit. Përdoret si lloj
dekorative për bordure në parqe dhe kopshte.

Gjethet Fruti

Viola alba Besser – Viola e bardhë


Familja Violaceae
Gjethet vezake të mprehta, me qime të shpërndara. Ndajgjethëzat vizake-
heshtore. Lulet janë 1-2 cm, të bardha ose ngjyrë vjollcë. Gjendet në formë
shkurretash, gardhesh dhe vende me bar.

Forma Areali

60
2/24/2016

Orchis albanica Gölz & H.R.Reinhard – Orkidea Aster albanicus paparistoi – Ylli Shqiptar
shqiptare Anacardiace
Familja Orchidaceae Kërcejt me gjethe të pakëta në gjysëm e poshtë. Lulet janë llapore nga 12 –
14, me ngjyrë vjollcë, 15 – 35 cm të gjata. Ato qëndrojnë në kaptinëza të
Është bimë vendase e Evropës jugore. Lulëzon që në shkurt. Ngjyra e vetmuara ose në vastakë të hapur me bisht të gjatë. Gjenden zakonisht në
vende shkëmbore me natyrë serpentinore
luleve është e purport por ka dhe nuance të tjera. Lartësia që arrin
është deri në 40 cm.

Cyclamen hederifolium Ait – Bukëderri gjetheurthi Linum bienne Miller – Liri dyvjeçar
Familja Cycadaceae
Familja Liliaceae
Bimë barishtore shumë vjeçare, 10 – 20 cm me rrrënjë zhardhokore. Gjethet
janë vezake të zgjatura, në formë zemre, të dhëmbëzuara. Lulet shfaqen në Zakonisht bimë dyvjeçare, me shumë kërcej. Gjethet janë me 1-3 nervatura.
vjeshtë para se të dalin gjethet. Gjendet në shkurreta mesdhetare. Gjendet në vende të thata me bar, lulet i ka me ngjyrë vjollcë-blu.

Briza maxima L – Briza e madhe Atropa belladonna L – Helmarina


Familja Boraginaceae (Gramineae ) Familja Solanaceae
Bimë njëvjeçare pa kërcej jo lulëzues, lloj bari. Kallinjtë jo më shumë Bën pjesë tek familja e domates, bimë vendase e Evropës. Mund të
se 12, të varur. Rritet deri në 60 cm lartësi. Gjendet në vende klasifikohet dhe si shkurre e vogël. Lulet i ka të purpurta, gjethet janë jeshile
barishtore, gurishtore e me pyje të rrallë. dhe frutat që pasin piqen kthehen të zi. Të gjitha pjesët e saj janë shumë
helmuese, sidomos gjethet dhe frutat.

61
2/24/2016

Galium odoratum L – Ngjitësja erëmirë Festuca heterophylla Lam – Bishtëpelëza gjethendryshme


Familja Fagaceae
Familja Rubiaceae
Lloj bari. Gjethet janë bazale në formë filli, të ashpra, me 3-5 tufa.
Bimë vendase e Evropës, mbillet gjerësisht si bimë dekorative. Rritet deri në Melthi është i madh. Kallithët janë deri në 1 cm. Gjendet në pyje e
50 cm dhe ka një aromë mjaft të mirë. Gjethet janë me vriguj 6-9 të tillë. shkurreta të rralla. Bimë endemike e ballkanit.
Lulet jan të bardha të vogla me petale të bardha. Preferon vendet me shumë
hije dhe lagështi.

Ononis spinosa L – Kalmuthi gjembor Dactylis glomerata –Telishi


Familja Onagraceae Familja Poaceae
Kurora me ngjyrë trëndafili ose e purport. Bimë zakonisht me gjemba. Gjethëzat Bimë barishtore shumë vjeçare. Kërcelli i lëmuar, i drejtë deri 100 cm. Melthi i
janë gjatore ose vezak-gjatore. Lulet janë me ngjyrë rozë ose në të purport. përbërë me tufa të dendura, kallithët të vendosur në mënyrë jo të rregullt.
Gjendet në vende të thata ose livadhe. Periudha e lulëzimit është maj – tetor. E Gjendet në vendeme pyje të rrallë, kullota e shkurreta.
përhapur në të gjithë Evropën. Mund të zhvillohet deri në 60 cm

Helleborus odorus Waldst Kit. – Shpendra Digitalis grandiflora Miller – Luletogëza lulemadhe
Familja Ranunculaceae Familja Plantaginaceae

Lule këmbanore, me grykë të gjatë. Bishti dhe kupa me qime


Gjethet janë vezake-heshtore, të lëkurta. Lulet janë të
gjëmbore. Kërcelli mund të arrijë nga 70 – 120 cm Gjendet në pyje,
gjelbërta. Gjendet në kullota, pyje e shkurre të rralla.
shkurreta, e kullota. Të gjitha pjesët janë helmuese.

62
2/24/2016

Melica uniflora Retz – Bjelisha njëlulëshe Brachypodium sylvaticum Beauv – Rudithi pyjor
Familja Meliaceae Familja poaceae

Lloj bari vendas i Evropës kryesisht. Gjendet kryesisht në lartësi 900 Gjendet kryesisht në pyje nën kurorën e drurëve por mund të rritet dhe në çeltira.
Preferon kushtet e thata të tokës dhe i shmanget lagështirës. Mund të rritet deri në
– 1200 m mbi nivelin e detit, në pyjet me ah ose halore. Zakonisht
30 cm lartësi. Shumë insekte e kanë si bazë ushqimore.
kërkon toka të thata.

Cistus albanicus Earburg – Menishtja shqiptare Lilium albanicum Jav – Zambaku shqiptar
Familja Cistaceae
Familja Liliaceae
Gjethet gati pa bisht, si pykë në baze, me qime. Lulet të bardha me
diametër 4-6 cm. Bima rritet deri në 25 cm në vende të thata e Lule të verdha, portokalli 1-2 ose në tufa. Gjethet janë me qerpikë
shkurreta. Është bimë endemike. vetëm në buzë. Rritet nga 30 – 80 cm, në livadhe, e shpate
shkëmbore. Bimë endemike e Shqipërisë.

63

You might also like